Vetmia është parë gjithmonë me sy mosbesues, por nuk është aspak një gjendje negative. Zgjedhja për të kaluar kohën vetëm nuk do të thotë të jesh vetëm, përkundrazi. Kush prej nesh nuk ka dashur kurrë një moment paqeje dhe heshtje të gjithin për vete? Kjo ka ndodhur me të gjithë, por pothuajse gjithmonë ndodh me qëllimin për të “shëruar” një lloj situate që të ka ndodhur. Ne rrijmë vetëm që të mendojmë, të reflektojmë, të nxjerrim pak zemërim, të mos lejojmë që të tjerët të na shohin tek qajmë. Shkurt, sot, nëse vendos të jesh vetëm, nuk është pothuajse kurrë për hir të shijimit të shoqërisë së vetvetes.
Një grua që zgjedh të hajë vetëm në restorant, të shikojë një film vetëm në kinema ose, thjesht, të ecë pa një person në krahun e vet, menjëherë është e etiketuar si e çuditshme, jashtë të zakonshmes. Pse? Ç’është e çuditshme që duam të kalojmë ca kohë me veten tonë? Pse ende shihet si një tabu, në një kohë kur është një qëndrim i shëndetshëm dhe i dobishëm për mirëqenien tonë psikofizike?
Është Universiteti i Dublinit që e konfirmon: një studim ka treguar se njerëzit që duan të kalojnë kohë vetëm rregullisht, janë ata që kanë vetëbesim më të madh, të cilët zhvillojnë kreativitet më të mirë dhe janë më empatikë dhe të vëmendshëm ndaj emocioneve të të tjerëve.
Duke qëndruar vetëm, në fakt, reflektojmë mbi veten tonë, e njohim veten dhe punojmë në mënyrë të pandërgjegjshme në formimin e karakterit tonë dhe në sjelljen që zgjedhim të kemi me të tjerët. Ju bëheni më të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe të vëmendshëm ndaj nevojave të të tjerëve, sepse ju jeni mësuar të kujdeseni për veten dhe ta doni veten.
E vërteta është se njerëzit e çuditshëm nuk janë ata që kanë nevojë të kenë momente në vetmi, por ata që përkundrazi nuk janë në gjendje të qëndrojnë vetëm. Ne nuk duhet ta konsiderojmë vetminë si një sëmundje dhe nuk duhet ta shohim me frikë: frikë se jemi vetëm, mos zhgënjejmë miqtë, mos heqim dorë nga kontaktet ose largojmë të dashurit.
Askush nuk do t’ju gjykojë nëse një mbrëmje ju nuk do të dilni për të qëndruar në shtëpi në vetmi, “pushimi” i juaj nga marrëdhëniet shoqërore do t’ju bëjë edhe më të shoqërueshëm dhe empatikë herën tjetër. Mos u ndjeni fajtorë nëse doni të kaloni kohë vetëm për ju: mbani mend se jeni i vetmi person me të cilën apo cilën do ta kaloni gjithë jetën tuaj. Dilni, shijoni një shëtitje në natyrë, shikoni një film të mirë në kinema me kokoshka dhe shkoni në shtrat të lumtur që keni pasur një ditë vetëm me veten tuaj.
e.r/dita


Qendron vetem,,, deri ne momentin qe vetmia te vjen ne maje te hundes ,
dhe je gati te shperthesh ,nga shtresi qe krijon vetmia ,
sepse ajo/ai qe do deshiroje ti fshihet diku ,
per t’na i bere jeten me te veshtire se eshte .
Ndoshta je vertete e lire ,por jo e lumtur .
Edhe sa i takon Ktrijimtarise nuk mendoj se eshte ashtu se vetem je me produktive ,kur te mungon mikja e zemres pfff…
Njerzit jane te afte te komplikojne vet gjithcka ne kte jete ,
ca nga indiferenca ,nga kapricua , mosbesimi , dyshimi se asgje nuk eshte ashtu si duket , etj etj
ndjenja duke ven gjithcka nen dylbit e dyshimit 🙁
sepse s’jemi te gatshem te dhurojme ,te marrim ,s’jemi te gatshem te shijojme at qe jeta na afron dhe kte e kuptojme mjerishte shume vone .
Dhe pastaj ?
E gjejme Vetmin , simpatike ,te lire , por te qete jo ,nuk do ishte kurre ,ku secili vuan ne vetmi dhe kte vuajtje na e shesin per krenari studjuesit e pfff…
Sidoqofte nji te Djele te mbare .
Tani duhet ti marr leje vetes qe te kem momentet e mia me te..
Si duket vetja ime eshte koshience jashte meje, qe me sa duket dikush tjeter jashte meje e ka ne dore.
Prape quhet Vetja
U be vone. Duhet te marr Veten e ta fus brenda, qe te kaloj ca momente me te..
VETEM NJERIU ESHTE I SHOQERUAR MIRE…….KJO ESHTE NJE THENIE E TITOS POR SHUME E VERTETE VETMIA ESHTE VETBESIM DHE SHUME E SHENDETSHME PER KARAKTERIN E NJERUT…..
PS: Vetem nuk do te thote qe te rrini ne nje qoshke e te lundroni me smartfonin tuaj nga njera media sociale ne tjetren…
Dhe keto raportime behen per nje kaste tjertr njerezish, europianet. Ne nuk jemi fort te ngjashem me ta, kemi te tjera probleme!
Te rrish vetem ,per nje fare kohe,nuk eshte e demshme,perkundrazi,mendoj qe eshte e shendetshme! Reflektimi per te kaluaren dhe e ardhmja jane thelbesore per njeriun! Por ,prape mendoj, qe kete gje duhet ta bejne disa komentues gojecthurur qe marrin neper goje gjithkend dhe jane te paedukuar! Keta duhet te rrin per disa kohe vetem!