“Të dashur amerikanë, këlyshi ourellian që vetë e toleruat, sot po ju tregon dhëmbët”. Shkrimi profetik i të ndjerit Andrea Stefani në 2016 në DITA që duket sikur është shkruar sot

redaktor

 

Nga Andrea Stefani

Botuar në DITA, 17 qershor 2016

Ish-ambasadori amerikan, Uilliam Rajerson, promovuesi i parë i Sali Berishës si “lideri demokrat që përmbysi diktaturën komuniste”, u bëri thirrje deputetëve të PD të  çlirohen nga kapja që ju ka bërë Berisha dhe të votojnë me vullnetin e tyre të lirë reformën në drejtësi. Ky është një nga ato zhvillime thuajse sureale në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane rrjedhojë e faktit që Berisha, beniamini për mbi dy dekada i SHBA, ka nisur të shohë këto ditë.

Konflikti për reformën në drejtësi mes Sali Berishës nga njëra anë dhe SHBA në anën tjetër është bumerangu që diplomacia e demokracisë më të fuqishme në botë e vuan sot për shkak të tolerimit 25 vjeçar të trashjes së kultit të liderit absolut në krye të PD. Në funksion të llogarive apo lloj-lloj interesash të tjera më strategjike SHBA toleruan, madje nxitën, fabrikimin e mitit të Berishës si përmbysësi i komunizmit, si sjellësi i demokracisë, si kryelideri i shqiptarëve në rajon apo “burri i madh i shtetit”.

Aq e madhe ka qenë mbështetja e lobeve amerikane ndaj Berishës, sa në vitin 2005 ai u rikthye në pushtet pasi qe larguar duke e shpënë vendin në një luftë civile që u shmang me ndërhyrje ushtarake ndërkombëtare. E rikthyen në pushtet amerikanët “demokratin” edhe pse kish kryer një grusht të armatosur shteti.

Ndërkaq të gjithë ne, ata pak zëra që kundërshtuam këtë rikthim të autokratit kinse të “ndryshuar”, u injoruam si ekstremiste apo jo realiste. Mjerisht, ato që parathamë 20 vjet më parë, që ja këshilluam plot sinqeritet amerikanëve dhe ndërkombëtareve, u vërtetuan. Dhe po vazhdojnë të vërtetohen.

Amerikanët gabuan duke mbështetur një kult dhe jo sistemin e demokracisë. Por aty ku mbin kulti i liderit absolut aty edhe nënshtrimi është absolut. Madje kaq shumë është zhvilluar paranoja prej lideri të pagabueshëm e Saliut, saqë pasi ka nënshtruar tërë oborrin e politikanëve të PD, gjakon të nënshtrojë edhe SHBA dhe BE! Bëni si dua unë apo si them unë (siç volo, siç jubeo!) u thotë Berisha amerikanëve. Dhe ky është thelbi i krizës së sotme.

Amerikanëve po ju ngjet me Saliun si në fabulën e avokatit me hajdutin. Këtë të fundit e hodhën në gjyq për një vjedhje por avokati me mjeshtëri e nxori të pafajshëm. Kur po dilnin nga salla e gjyqit i thotë avokati hajdutit:

– Më thuaj tani e bëre vjedhjen apo jo? – Para gjyqit mendoja se isha unë fajtori por pasi të dëgjova ty besoj që nuk jam unë! – u përgjigj hajduti.

Vetë keni thënë se jam burrë shteti, sjellës i demokracisë, demokrat, prandaj si mund të bëj unë gjëra në dëm të demokracisë? – ironizon Berisha amerikanët ndërsa është shndërruar në pengesën kryesore për shtetin ligjor, reformën në drejtësi, integrimin dhe lirinë në Shqipëri.

Ky shkrim u publikua nga i ndjeri Stefani në DITA në qershor 2016, pak muaj para se të ndahej nga jeta

Por puna nuk është vetëm tek sofizmi përqeshës që Berisha përdor kundër amerikanëve. E keqja më e madhe është piramida e nënshtrimit që ai ka krijuar në PD. Pas 26 vjetësh lider absolut, Berisha është investuar të pjellë, ushqejë dhe rrisë langonjtë e tij që lehin dhe kafshojnë me t’i urdhëruar “kape“! Me poste, me karriera, me privilegje. Ironia është se pikërisht në këtë oborr puthadorësh të Berishës, amerikanët janë vënë në kërkim të disidentëve që mund të dalin kundër Berishës për të votuar reformën ne drejtësi. Por kam frikë se do dështojnë.

Pothuaj të gjithë deputetët e PD ja dinë për nder Berishës që janë aty ku janë. Ndryshe do qenë askushi. Edhe disa me karrierë që në nisje të tranzicionit që kanë patur mosmarrëveshje me Berishën më fund të ditës, kanë përfunduar kompromise të qelbura me të që sot nuk mund të mos i pengojnë të dalin kundër udhëheqësit.

Nuk besoj që në atë kënetë puthadorësh e servilësh të pasuruar nga favoret dhe korrupsioni i qeverisë berishiste, mund të dalin mjaftueshëm zëra në favor të një reforme për një drejtësi që në fund të fundit, nuk mund të mos hetojë edhe pasuritë e tyre të dyshimta.

Dhe mos harroni edhe një element tjetër të piramidës së kultit, masën e fanatikëve dhe elektoratit besnik që nuk mund të mungojë aty ku krijohet kulti i liderit të jashtëzakonshëm. Sepse ky i fundit ka fuqi për gjithçka, të bën të fitosh një tender disa milionësh, të jep një vend pune duke flakur një tjetër, te lë të konsumosh energji pa paguar, të pushtosh truall dhe ndërtosh pa leje apo të kultivosh kanabis.

Të gjithë këta stimuj antishtet deri edhe me natyrë mafioze, kanë krijuar shtresën sociale të berishizmit, thuajse klasën e tij. Prandaj edhe zhvillimet politike janë konfliktuale, plot mllef e urrejtje si në një luftë të ashpër klasash. Deputetët demokratë do ta kenë shumë të vështirë të votojnë kundër Berishës edhe pse kanë frikë se i hidhet ne fyt populli “demokrat” i pjellë nga politikat antishtet të berishizmit. I tillë është mekanizmi, struktura dhe pasojat e kultit të individit që nuk çrrënjosen dot aq kollaj pas 26 vjet tolerimi madje edhe mbështetjeje.

Përballja e një lideri autokrat si Berisha me SHBA nuk mund të mos ndodhte. Vetëm në rast se SHBA do pushonin së qenuri demokraci. Berisha nuk mund të mos konfrontohej me SHBA për reformën në drejtësi. Është konflikti tipik mes një autokrati të kriminalizuar dhe korruptuar dhe klanit të tij që nuk do drejtësi nga njëra anë, dhe demokracisë liberale që nuk bën dot pa drejtësi në anën tjetër.

Të fitojë autokrati do te thotë të marrë fund demokracia dhe që të fitojë demokracia duhet të marrë fund autokrati. Është një përballje finale që në Shqipëri duhet të qe zgjidhur nja 15 vjet më parë por që nuk ka ndodhur edhe për  faj të një realpolitike të SHBA që ka injoruar parimet universale të lirisë dhe demokracisë, injorim që sot po e vuan si një bumerang. Këlyshi ourellian që e toleruan është rritur në përbindësh dhe sot po ju tregon dhembët amerikanëve.

Por mos u trembni të dashur amerikanë nga kërcënimet e tij. Shikojani mirë gojën, vetëm një dhëmb i ka mbetur!

 

*****

Foto kryesore: Ish Ambasadori Amerikan ne Tirane, William Ryerson, gjate nje takimi me ish-kryetarin e PD, Sali Berisha

KY SHKRIM ËSHTË BOTUAR NË DITA NGA I NDJERI ANDREA STEFANI NË 17 QERSHOR 2016. CITONI NË MËNYRË KORREKTE BURIMIN NËSE SHPËRNDANI SHKRIMIN NË RRJET

 

Share This Article
45 Comments
  • Sikur te protetizonim fytyren e djallit Do te ishte si fytyra e këtij ne te djathte te fotografise.

    • Ky thote aty qe ” Berishen e kthyen ne pushtet Amerikanet”

      Po si e kthyen ne pushtet Amerikanet, ? Amerikanet e votuan Salen ?
      Kjo esht qesharake

      Salen e solli ne pushtet Ilir Meta , i cili bashkoi votat me Salen dhe dolen mbi 50%

      Ai ka bere analize qesharake fare

    • Ato qe kane lexuar librin RECETA PA KOMB e dijne te plote pse ky shpellar ka qenë dhe eshte i paprekshem….per te keqen e Shqiperise.

  • SHKRIM BRILANT I ANDREAS….ANALISTIT VIZIONAR…E TE PAKORRUPTUESHEM…TRIM….QE I SHKROI KETO GJERA TE VERTETA NE NJE KOHE KUR TE TJERET HESHTNIN……..TA LEXOJNE KETE SHKRIM DHE PUSHTETARET E SOTEM QE MOREN PERSIPER SHUME DHE SKANE BERE ASGJE……I PERJETSHEM KUJTIMI SI ANALIST I SHKELQYER POR DHE SI NJERI…….

  • TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI & LUL KRIMINELIN

    KOMENT PROTESTE:

    Si qytetar amerikan ndjej keqardhje per personelin e ambasades amerikane qe hapur fare leshon fishekzjarre
    per KILOGRAM FAJE TE TAHIRIT

    dhe mbron hapur
    TONELATAT E KRIMEVE
    TE BURRIT TE SHTETIT TE FAQEZIUT ARVIZI

    doni fakte

    HERE YOU GO !

    Jane te pakten 3 raste “bizarre” pas 1992 qe politik-bersit amerikane qe meren me Shqiperine me kuptimin e plote te fjales e kane “dhi muhabetin rendshem”
    .
    Rasti i pare
    Lideri i majte Fatos Nano arrestohet me gusht 1993 per 100 dollare sikur te ishte BIN LADENI kurse lideri i djathte ( mender me thone) Lule Basha qe eshte ylli ne ngjitje i Arvi-zise edhe pse k a vrare 4 fakire ne bulevard edhe pse ka vjedhur gjysem miljardi dollare do ta bejne k/m muajt ne vazhdim..nese shqiptaret dhe shqiperi ka vdekur kuptohet
    .
    Rasti i dyte
    Ne 14 shtator 1998 Sali Bythisha pushton institucjonet dhe te majtet “urdherohen” nga drejtoret zemerimire ne USA-BE qe te mos arrestonin Berishalene
    .
    Ne 21 janar 2011 ky Pervers Demonkrat vrau 4 kokpalare sipas kanunit dhe me “heroizem” deklaroi se do vriste dhe Edi Ramen me doren e tij….biles atehere arriti te poshtroje dhe perfaqsuesin e Obames
    .
    Rasti i trete
    Pas votimeve te 2009,Berishalja nuk pranoi ne menyre agersive te hapte asnje kuti kurse ne 8 maj 2011 nen ngerdheshjen e kujdestarit Arvi-zi u hapen kutijat per ti dhene me menge te perveshura fitoren nje Vrasesi….Yll ne Qitje ..
    ……………..
    Vetem keto tre raste ( mund te rradhis dhe 100 te tjera) mjafton te dalim ne konkluzion qe politik-bersit amerikane qe meren me Shqiperine jane po aq fajtore sa Berisha i tyre qe si thote Fred Abrahams Amerika duhet ti vinte vijen e kuqe Berishes qe ne 1997…
    .
    Sepse ka vetem dy mundesi:
    .
    A.Ose te adhurojme Berishalen qe “mundi” i vetem Ameriken..
    .
    B.Ose te mendojme qe ai eshte nje karte e tyre ne politiken e Ballkanit dhe kjo e dyta eshte e frikeshme..

    TURP PER AMBASADEN AMERIKANE QE PO SHKATERRON BESIMIN QE KANE SHQIPTARET TE AMERIKA

    shenim

    Tahiri te denohet maksimalisht por nese ne biruce nuk gjen yllin ne ngjitje te arviziut….atehere nje lutje:

    Mos e beni Enverin Profet me hipokrizine tuaj te turpeshme !..

    • Koment mjaft i sakte ! Vetem nje gje garantojne amerikanet moskthimin e komunizmit. Per te tjerat nuk merziren.

      • i nderuar dyshues !

        Pikerisht loja me antikomunizmin eshte ajo qe bashkon
        politikanet amerikane qe merren me Shqiperine me Saliun -kelyshin e tyre .duke futur ne kete grup dhe Ramen me Kimen e rradhes
        .
        Qe te kuptosh me mire komentin e pare ndiq kete te dytin qe sqaron rrugen qe duhet te ndjeke administrata amerikane me Shejtanin Berishe qe ju ka dale nga kontrolli…ndoshta me deshire te tyre

        Keto 35 prokurore do jene arkitektet e inagurimit te permendores se Enver Hoxhes

        ( mos u trembni se komentshkruesi e hodhi Enverin ne 1956-1990-1991 por eshte bere pishman se e ringriten miqte tane porno-perendimore)

        Sepse:

        -Kjo eshte nje tallje poshtruese e kombit shqiptar qe do perfundoje si ekpertizat profesionale te FBI qe erdhen fix nje vit pas masakres 21 janarit 2011 me te cilat Usali Biberisha fshiu prapanicen..

        Sepse ky batalion me prokurore duhet t’ja filloje me Edwin Rajersonin e Beogradit qe mori pjese ne menyre te felliqur ne fushat elektorale ne janar-mars 1992 qe eshte i denueshem nga ligjet nderkombetare..nese justifikohet se hodhi komunizmin le ti shtohet akuza per kanibalizem pasi konsumuan me serbiberishet e tyre nje sistem te vdekur me kohe
        .
        Sepse ky batalion me prokurore duhet t’ja filloje me tre ambasadoret ai amerikan-gjerman dhe itlian qe i bene presion kriminal qeverise se asaj kohe ne 1998-1999 qe te mos arestonin Sali bolen e tyre se do nderpriteshen ndihmat etj
        .
        Sepse ky batalion me prokurore duhet t’ja filloje me ambasadorin amerikan ( dhe kushdo qe eshte pas tij ne Washington) qe i dha vize gjeneral Luan Hoxhes kur ai deponoi me besim ne USAMBASADE se Xeni i Sales e kishte kercenuar qe do te zhduk si Kosta Trebicken
        *****
        Nese nuk filloni me Usali Berishen tuaj te nderuar prokurore dhe deshmite tronditese te Izet Haxhise qe kritikon dhe shume misionare te juaj te Beogradit atehere ju po vertetoni thenien e k/m Pakistanit
        « “Ai vend i botës së tretë që ka miq amerikanët, nuk ka nevojë për armiq».

        Benazir Bhutto – gruaja e parë Kryeministre e Pakistanit, e vrarë me atentat më 27 dhjetor 2007.
        ..
        Pra nese nuk fusni te parin “Behind the Bars”
        usali berishen tuaj
        keni urimin FUCK-SPAK
        dhe na lind e drejta
        t’ju quajme 35 arkitektet
        e ringritjes se Enver Hoxhes
        qe jo vetem ju e shenjteruat
        me perbindeshin e Viqidolit
        por dhe na lind e e drejta
        te themi

        NA FAL ENVER !

  • Nuk ka asnji dyshim ky shkrim i Te Madhit A.Stefani

    si shume shkrimet te tjera te tij lidhur me Totilaritetin
    e nji Idioti veshur me Pushtet dhe Pupla Demokratike
    (Karrnavalen berisha )
    dhe indiferencen /paperghjegjesine Amerikane me Frankentaijnin qe Kultivuan ne kte vend !!!!!!!!!!!!!

    Mirpo shkrimet e Stefanit nuk mundet te gjenin hapsire
    ne trut e turmave injorante ,qe perbenin tashme shumicen e shoqerise Shqiptare as ne Veshet e Shurdher
    te Guverrnatoreve te Shqiperise ,qe mbasi e transformuan ne nii Shtet te tipit Arabistan ,
    shijonin teatrin Demokratike ne Shqiperi dhe perfitimet nga Shitja e Biletave idioteve demokratike .

    Pra shkurt sepse ne ate vend bllokohet cdo Debat Qytetari
    dhe intelektual ,
    kudo ne Medie ,(si me qen e ndaluar per shqiptaret kjo )
    pra Ushtrohet nji Art Diktature nga Kazanxhinjt duke bere qe gjithcka te qelb ,

    Zeri i Andreas ,i qytetarit shqiptare shurdhohej ,nuk degjohej ,nga pellitja e gomareve dhe lehjet e Qeneve te Organizuar .

    Apropo Demokraci ne Shqiperi !

    Demokracia ne Shqiperi ishte nji Liri e Krimineleve e bandave e vandaleve te zbritur nga malet ne Qytete ,
    me parrullat ngritur lart Toka e Xanun,

    te udhehequr nga Prijsi shpellareve ,Vandaleve pri vicidoli saleh Hamuti brrisha .

    Demokraci ne kto 30 -vjet kane pasur Qeverritaret ,duke abuzuar me gjithcka nenkupton Demokracia ,

    nji Demokraci e cila ka ekzistuar vetem ne Fjalet e qitura
    nga Gojet e Kafsheve te shpelles e Krimineleve ,
    ose ne Leter ,nji art Roli ne Skenen e Teatrit qe luhej ne Shqiperi ,
    Demokrati Shqiptare,
    Shtet Demokratik , ishte dhe shte nji Nick Name qe Dikush i ngjiti si Etikete Fallso kurrizit te Shqiperise ,

    poooor,,,
    qe ne Realitet e ashtuquajtura Demokrati ,nuk ekzistoj
    as ekziston per kte Popull Shqiptare dhe …
    kur ajo s’jetohet / s’jeton ne Popull,

    nuk eshte kurr Demokrati .
    Ne Shqiperi nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston Demokracia por nji art Demokracie Hibrite anarshie .

  • Mos harroni se Sli Berisha di shume gjera qe po te flase do t’i djegin by…. Amerikes. Dy burra kane bere shtet ne Shqiperi: Ahmet Zogu dhe Sali Berisha, prandaj SHBA duhet te bejne nioin e Zogut Mbret dhe Saliun Kryeminister…!!!

    • Djema

      Po ta vesh president në vitin 1992 njeriun në në të djathtë te fotos të jeni të bindur që 5 vite më vonë do shkaterrojë Shqipërinë

      Asnjë dyshim mos kini …….

    • Dori ,

      nga flet o cop idioti .
      Nga shpella e vicidolit ?!
      Ja pra se ka te tille rrace muti ne ate vend ,degjenroj gjithcka ne Shqiperi dhe i perdor Bota kunder Shqiperise
      ne cdo kohe .
      Te dy Rropsit & Tradhetaret e Kombit Shqiptare ,dy Maloket e pabese dhe injorante erdhen ne pushtet me §” bekimin Serb”§
      dhe sa i takon te berit Shtet – kjo ka te bej me Konceptin Personal (ne kte rast tendin si shpellar)
      te te Kuptuarit Shtetin ,se cdo te thote ,mbi te gjitha Shtet !

      Te dy jane Kanceri ne Trupin e ktij Kombi dhe Shembulli konkret ,
      se s’I s’duhet te jet nji drejtues Shteti dhe perse injoratet ne Pushtete sjellin shkaterrimin e Kombit .

    • Amerika nuk e qan trapin ase per Sali Berishen ase per ahmet zogun se qe te dy jane, antishqiptare dhe antiamerikan.!
      Prandaj, Berisha duhet pa tjeter te izolohet, te konfiskohet ai dhe mbashtetesit e tije.
      Amerika nuk eshte gjunjzuar para nje bote te ter dhe po gjunjzohet para Sali Berishes qe i beri varrin shqiperise.!
      Amerikanet ne se e duen shqiperin ashtu sice i don shqiperia Amerikenet Berishen nuk duhet ta tolerojen me pore ti tregojen vendi dhe parat qe i grabiti populli t`ja marrin dhe ti fusin ne arken e shtetit.!
      Populli shqiptar kete pret nga Amerikanet dhe Berisha asnje geg ase mek nuk ka mundesi te beje.!

  • PS Tradhetine me Berishen e ka nisur shume heret.
    Ne fillim te vitit 1993 me marreveshjen e Zyrihut ne Zvicer me grupin e hydajet Hysenit, qe kerkonte shkatarrimin e LDK dhe disa partive te vogla, te cilat nderkombetarizuan ceshtjen e Kosoves dhe vune themelet e shtetit te Kosoves
    PS perkrahte LBDK dhe LPK, te cilat nuk i njihnin istitucionet shtetrore te republikes se Kosoves .Pengonin bashkepunimin e faktorit politik dhe ushtarak te republikes se kosoves. Penguan
    UCK te behej ushtri istitucionale e Kosoves
    ,PS sebashku me keto parti kosovare, pra PSSH dhe LPK ne mars 1993 nenshkruan ne Zyrih marreveshjen per rrezimin e Sali Berishes dhe largimin e Rugoves nga skena politike
    Arben ahmetaj deshmon se ne rebelimin e Vlores ne mers te 1997 ka ndihmuar dhe pararoja e LPK dhe thote:”PS kishte vene disa antare te LPK te ardhur nga perendimi , qe kishin veshur uniformat e policise shqiptare,dmth te Sali Berishes dhe flisnin serbisht ne Vlore dhe rethinat e saja duke thene se i kishte sjedhe Berisha nga Serbia per te mbrojtur kolltukun e tij

    • O “K” , ne Shqiperi akoma hahet bar por nuk lejohet te cenohen idealet e Partise. Ky Andrea, gazetalesh, e nisi karieren :
      – ushtar ne Zallher,
      – pastaj Kapter ku jepte historine e partise kursanteve te Zall Herrit,
      – pastaj beri nje kurs be Shkollen e Partiise dhe me mbarimin e kursit,
      – u caktua pedagog i ML ne Shkollen e Bashkuar,
      Ku u dallua ne organizimin e Shoqates per mbrojtje e figures se Enverit.
      Ne revolten e studenteve ushtatarake per te vendosur bustin e enverit ne qender te Tiranes, ai ishte nje nder drejtuesit kryesor, ne menyrr demonstrative ngre kalashnikovin me parullen :: Shqipri – Enver jemi gati kurdohere, duke ndersyer studentet kunder popullit. Kam qene vete atje dhe tmerohesha nga situata vellavrasese.
      Me ardhjen e demokracise, ky “profet” qendroi pak ne qetesi dhe me pas filloi me ato diskutimet “analiste” t ultra te majta ku te gricte veshet me zerin e tij.

      Mjaft me, Sali Berisha ka miliona gabime dhe rol ne shkaterrimin e Shqiperise, por nuk eshte i vetmi. Jane Nano, Meta, Majko, Rama – te gjithe se bashku qe e kane bere ate vend te mrekullueshem ne kete katandi, pa ekonomi, pa ushti, pa arsim, pa kulture, plot droge ndertesa moderne te ndertura pa asnje planimetri. Te mer malli per Tiranen e paraviteve te 90-es.

      • Keto nuk jane mendime te shkruara nga une. Ka kohe qe ky njeri i paburre spekullon me emrin tim. Nuk e kuptoj perse eshte kaq frikacak dhe nuk del me emrin e tij te vertete. Mendoj se mund te kete punuar ne shtypin ushtarak. E turpshme. Nese deshiron eja te ballafaqohemi sy nder sy.

  • Do te ishte i njejte shkrimi ne fakte dhe permbajtje ne se hiqej emri i Sali Berishes dhe zevendesohej me emrin e Edi Rames!
    Perendimi ka deshtuar plotesisht me adhurimin e gabuar qe u ka bere banditeve politike ne Shqiperi,aq sa sot pas 30 vjetesh nuk kane ndjere asnje te mire nga e ashtuquajtura demokraci dhe shteti ligjor!
    Ne 90-ten u rrezua nje diktature komuniste dhe u zevendesua me nje diktature demo-fashiste!
    Asnje kompetence me shumew nuk kishte diktatori komunist Enver Hoxha me shume nga diktatoret Sali Berisha dhe Edi Rama,prandaj shqiptaret jane te zhgenjyer pa fund me gjithcka ka ndodhur ketu!
    U perdor antikomunizmi vetem per te mbjelle percarjen midis shqiptareve,per te grabitur dhe shkaterruar pasurite kombetare,per te terhequr vemendjen e popullit nga krimet pa fund,qe po i beheshin Shqiperise dhe shqiptareve,per te fshehur korrupsionin dhe per te shtypour dhe shfrytezuar shumicen e popullit!
    Sot shqiptaret ndjehen pa ATDHE,sepse kreret e politikes e grabiten Shqiperine,ndaj sot pervec varreve te te afermve dhe ndonje shtepi banimi,nuk u ka mbetur asgje nga ky vend!
    Pse heshtet sot ndaj politikes antishqiptare te Rames?
    Pse nuk cilesohet hapur Rama si diktator,kur ai ka prej vitesah te gjithe pushtetet nen kembe te nenshtruara,se perendimi heshti kur u perdhunua Kushtetuta ne 2008 apo edhe tani ne 2020.
    Zgjedhjet e fundit u zhvilluan nen komanden e sulltanit Rama,se shqiptaret nuk jane me SOVRANE ne RSH,sic e percakton Kushtetuta ew RSH,por skllever!
    Poshte diktatura demo-fashiste e Edi Rames!

    • Ku je o shtet ? ,

      Per Perendimin e para eshte $ pastaj Demokracia
      dhe kur interesi /fitimi ne maredhenjet me X Vend ,
      hecen ne ritme te kenaqeshme ,
      ai te pjerdh mbi Demokraci & Drejtesi etj, sepse logo ,
      ai nuk eshte ktu per kte gje te Demokratizoje nji popull qe nuk e suporton Shtetin Ligjore / te Verteten e Drejtesine
      qe s’di se cfar te bej me Lirine ( ?! )
      etj etj .

      Por ja ,
      ky ndoshta ishte Cmimi qe duhej te paguanim ne,
      “Te Harruarit nga Vdekja si Komb ”
      qe ne Shekuj
      e kemi Tradhetuar e Vrare disa her kte Kombe …

      • Per Patriot(jo allaturka):
        E keqja jone si shqiptare eshte se tentojme te bejme politiken boterore kur jemi me breke neper kembe per vete!
        Se cfare ben perendimi nuk na pyet ne “harabelave’,por ne duhet te perfitojme cfare ka te mire bota e zhvilluar!
        Se vertet ne SHBA dollari ngre ujin perpjete,por kete gje e ben se ekziston demokracia dhe shteti ligjor!
        Ne SHJBA nuk ndodh,qe zyrtari i shtetit te beje padrejtesi ne kundershtim me ligjet,se po te ankohet qytetari ate zyrtar e pret ndeshkimi!
        Kurse ketu qytetari eshte pa vlere fare,sa edhe kryeministrit t’i shkruash nuk te pergjigjet fare!
        Nuk do vije bota te na ndertoje demokracine dhe shtetin ligjor ketu,nuk do vije bota te na nxise te protestojme me sindikata e jo me partite politike etj!

        • Ku je o shtet ?

          Ke shume te drejte .
          Plotesishte dakord me gjithcka shkruan i nderuar.

          Distancimi i Shtetit ,Qeverrise ,Politikes ,”Drejtesise ” nga ky Popull ,
          eshte Skandaloze !
          Kte Popull , kjo Kaste e Qelbur Politike ,Qeverria & “Drejtesia”
          e perdor si nji Skllave te Mbullur ne nji Ishull dhe kthen syte nga ai ,
          saher i duhet Vota per Pushtet dhe Taksa per te Majmur
          e bo Miljonere Banden e FakeDrejtesise , Kolonen e 5 te Shtetit Shqiptare !

          Pra kte Popull ,s’e perfaqson asnji Institucion i ktij vendi ,
          por e perdor thjeshte si Skllave dhe vet Sistemi ne Shqiperi ,
          nuk eshte aspak ajo qe trumpetohet Demokraci por Skllaveri !!!!!
          Them Skllaveri , sepse ti si Popull je shfrytezuar ne menyren me barbare kto 30-vjet dhe nuk ke gezuar asnji te Drejte !
          Dhe ky poshterim qe Politika e Drejtesia i ben ktij Populli ,
          eshte me shume se poshterues e skllaverues .

          Kemi 30-vjet paguajme Taksa per kte Shtet , per te ndertuar Shtetin Demokratike dhe ndryshoj Kushtet e Jeteses se shqiptareve , por jo !
          ( politikanet i marrin dhe ndertojne Vilat e Pronat e tyre dhe te femijeve e mbesave te tyre ,pa i ber syri terrt ! )

          Kemi po 30-vjet qe paguajme Taksa duke pritur ne Shekuj te behet Drejtesi , – ne vend te saj bdodh e kunderta !

          PseudoDrejtesia i sherben Bandave te Politikes dhe Krimit te Organizuar
          dhe as i jep llogari kujt ne Bote duke e bere kte shtet Corb Kriminelesh .

          Pra me te drejte kerkohet Shteti dhe njikohesishte edhe Ragimi i gjithe shqiptareve , ndryshe,
          Kjo Bande e Rrezikeshme Politike – Drejtesi -Medie ,,

          do ta cojne kte vend drejt zhdukjes totale ,duke nxitur cdo dite me Politikat e saja ,largimin e gjithe shqiptareve nga Shqiperia ,
          qe mjerishte ne ate vend ,se shikon asnji Qorr !

    • Te gjitha pushtetet nuk ua mori me zore askujte Edi Rama.
      Pushtete ua dorzoi vete Basha me Berishen me iden e tyre te gabuar se po te dorzojme ne pushtetin do te bjer Qeveri.
      Faktori nderkombtar me te drejt i dha mbashtetej Edi Rame per dy veprimet antikombetar qe bene Opozita shqiptare si per dorzimin e Mandateve eshte edhe per bojkotimin e zgjedhjeve, te pushtetit vendore.!
      Po nuk e din ti moar zotri se po te binte qeveria do te merret fun reforma ne drejtesi qe me veshtersi te madhe u arrite deri ketu.?
      Kjo eshte arsyeja shume e domosdoshme qe Amerika dhe BE-ja mbashteten Edi Ramen.!
      Kush eshte kunder kesaj mbeshtetej ai eshte kunder reformave te thella qe u ben ne Drejtesi dhe te tjera.?

  • Cac Angjeli NJË HAJDUT i PËSHTIRË dhe NJË KRYE GRABITQAR i URRYER , ende i PANDËSHKUAR nga DREJTËSIA e RE !! CAC ANGJELI FEKALE dhe SHUSHUNJË , SHTRIG , JEVG ⚖⚖⚖ says:

    ALBANIAN PEOPLE BELIEVE and TRUST ONLY AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ !! GOD BLESS ❤ DONALD ❤ LU ❤ and GOD BLESS ❤ WONDERFUL LADY ❤ YURI ❤ KIM !! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

  • Simon Stefani (i lindur më 3 janar 1929) ishte një politikan shqiptar me origjinë greke. Stefani ka qenë ministër i Brendshëm i Shqipërisë prej 1989 deri më 1991. Ai shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga 25 dhjetor 1978 deri më 22 nëntor 1982.

    I biri i tij Andrea Stefani iu drejtohet amerikanve:
    “Të dashur amerikanë, këlyshi ourellian që vetë e toleruat, sot po ju tregon dhëmbët”. Shkrimi profetik i të ndjerit Andrea Stefani ……

    POPULL KOT.

    • Vrojtuesi ,

      edhe mban ngordhjes se gjaprit grek Janullatos
      vazhdoni Propagandat Greke ne Opinion se
      Shqiptaret Ortodoxa na qenkan Grek o na rruafshi bolet !

      E mer ala 300-sufllaqe ne muaj ?
      Bravo lyrash ,vetem kujdes mos te lapi bizga ndonji dite
      e qisesh zorret .

    • vrojtues dixhital

      qenke dehur me byrekun e shqupit

      nuk ka asnje lidhje Andrea me Simonin dhe kete budallallek e thone sa here i djeg sumasales

      Nese ka ndonje minister qe eshte po aq tradhetar sa serberisha ky eshte Nipi i ish gjeneralit Udb

      Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.

      Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze.

      Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
      Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke,

      Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris.

      Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
      A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!

      A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!

    • LEXONI MBI SIMON STEFANIN KETU:

      Simon Stefani (i lindur më 3 janar 1929) ishte një politikan shqiptar me origjinë greke. Stefani ka qenë ministër i Brendshëm i Shqipërisë prej 1989 deri më 1991. Ai shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë nga 25 dhjetor 1978 deri më 22 nëntor 1982.

      https://sq.wikipedia.org/wiki/Simon_Stefani

  • Dori

    Fjaline e pare e ke ne rregull..nese Berisha hap sqepin te pakte 3-4 dipllomate amerikane dhe po aq europjane shkojne ne burg..
    .
    Kurse persa i takon shtetareve Zogu i kurves pare sipas ligjit mbreterise per tradhetine ai duhet te varte vehten..

    Kurse Berishaj nga 100 krime te tij antishteterore po marr masakren e Peshkepise ku e dhjeu greku si kurre ne historine e mepareshme..
    .
    Burre shtetasi njihet nga USHTRIA dhe si ka perballuar agersionet..Ju lutem ndiqni keto 2 sekuenca:

    USHTRIA ENVER HOXHES

    “Provokacioni” grek i 2 gushtit 1949, agresion luftarak për pushtim

    Sipas dokumenteve faktike, në sulmin e 2 gushtit 1949, grekët përdorën kundër Shqipërisë ushtrinë me topa, avionë, ushtri tokësore e gjithçka që përdor çdo ushtri që synon të pushtoj një vend tjetër. Ushtria shqiptare, madje edhe populli i cili në regjimin “hoxhist” quhej “popull ushtar e kufitar vigjilent”, iu kundërpërgjigj sulmit pushtues grek, me luftë të armatosur, në mbrojtje të kufijve e trojeve që u sulmuan. Ishte një luftë e përmasave dramatike. Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar. Siç dihet, Greqia ka pasur historikisht pretendime e synime për rrëmbim territoresh shqiptare, të cilat në 100 vitet e fundit i ka manifestuar edhe me provokacione e diversione ushtarake, duke tentuar të zaptoj forcërisht trojet shqiptare. Këto diversione e sulme ushtarake, kanë qenë sistematike veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë në vitit 1912 dhe sidomos pas vitit 1913, kur “Konferenca e Londrës”, caktoi kufijtë zyrtar shqiptar, duke mbyllur kapitullin e kufijve mes Greqisë e Shqipërisë. Një nga aktet më famëkeqe luftarake greke kundër Shqipërisë, ka qenë sulmi ushtarak i nisur në 2 gusht 1949 në jug të vendit, me objektiv pushtimin dhe aneksimin me forcë të asaj toke shqiptare, që grekët e quajnë “Vorio-Epir”.

    KARNAVALET E SALI BYTHISHES

    Me 10 prill te 1994 i realizua masakra e pergjakur nga skuadro komanda “Pirro 1” Komando përbëhej nga 7 persona te armatosur me armatim te ushtrisë greke Pjesa tjeter qëndroi ne greke.Ne mesnatë u bë krimi, kunder një reparti me 130 rekrute te rinj dhe te parmatosur.Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Nata e 10 prillit 1994 do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Vendi ynë atëherë u gjend përballë një sulmi ushtarak. Një repart komando hyri nga Greqia 4 kilometra në tokën shqiptare. Pasi kishte studiuar më parë planin, njerëzit që mbanin veshur uniforma ushtarake, sulmuan postën kufitare të Peshkëpisë. Bilanci dy të vrarë, tre të plagosur dhe disa dhjetra ushtarë të traumatizuar. Komandoja greke kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë. Dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Më parë maskat kishin ekzekutuar edhe ushtarin Arsen Gjini. Tre rekrutë të tjerë mbetën të plagosur gjithashtu. Nën këcënimin e armëve maskat që flisnin greqisht duke përmendur Vorio Epirin, i mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar, porse në traktin e organizatës “MAVI” i botuar edhe nga shtypi grek, shkruhej: “Organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente në janar 1994, i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar, pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga “Seksioni i mbledhjes së informatave”, skuadra PIRRO-l, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga, e la të lirë.

    jepi cezarit (enverit) ate qe i takon

  • ANDREA STEFANI jo vetem qe nuk eshte i biri i simon stefanit pornuk ka asnje lidhje farefisnore me te…..informohu mire para se te shkruash……mor VROJTUS qe vetem vrojtues nuk je …..

  • Koha, kur sic e thote edhe gazetari Andrea Stefani, Berishes i kish ngelur vetem nje dhemb ne goje per te kafshuar! Po sot, kur nuk i ka mbetur as edhe nje dhemb ne goje per te kafshuar, perse Amerika u ngrit ne kembe per te luftuar Berishen?!? Dicka prej budallenjsh luhet prapa skenes!
    Sidoqofte, A.Stefani foli qysh me 2013-n edhe per karakterin e piktorit prepotent. Ato fjale do te kujtohen kur edhe piktorit ti bien dhembet e kafshimit!

  • Meqe i ka bere ca gabime,amerika tani do e beje paçe Salen me gjithe familjen e tije hajdute. Per lesh do e çojne por a do ja marin parate qe kane vjedhur e tja kthene shqiptareve?

  • Fotoja e Sales tregon me mire se cdo ekzaminim se cfare njeriu i cejkulibruar ( i cmendur) eshte , fatkeqesia jone eshte se po udhehiqemi nga PSIKOPATE DHE KRIMINELE

    • Do më lejodh një korrigjim per favore?

      Jo po udhëhiqemi, por jjemi udhëhequr pothuajse gjithmonë nga psikopetër shpirtshitur.

  • Po çfarë dhëmbë i tregon.USA langoi tropojan more dhëmbet ky u ka tregu shqiptarëve të ndershëm dhe të varfër si dhe çlirimtarëve të Kosovēs kundërshtimi i tij kinse që ky i bën ndonji shteti a qeverie të jashtme është Tallava e tijë

  • O bo boo, qysh kur ditëzeza na qenka bërë kaq tolerante? Si ka mundësi që na paskaka hequr dorë nga kërcënime të tilla trashanike si “ndalohet rreptësisht shpërndarja në rrjet pa marrë autorizim me shkrim nga redaksia” ?

  • Ne mos gaboj,ky Andrea (ju prehte shpirti ne Paqe…)eshte autori i shprehjes ,se famshme,qe per cdo problem qe diskutohej,qofte edhe,pse bie shi,apo pse djeg dielli,thoshte: Fajin e ka Berisha……A eshte kjo shprehje,qe tregon-simbas-Vrojtuesit-se Stefani,baska bere shkrim profetik? Dhe se dyti,Vrojtuesi,vetem i tille,pra vrojtue,nuk qenka,sepse Simin Stefani,nuk ka qene minister o brendhem,por sekretar i KQPPSH,ndersa minister i brendshem,per ate kohe,qe kujton Vrojtuesi,ka qene Hekuran Isai.

  • Si e mori pushtetin Sali Berisha?

    A e vodhi pushtetin Sali Berisha?

    Cilet manipuloj Sali Berisha?

    Sali Berisha fitoi se shumica u turren te fitojne dicka dhe e kuptuan demokracine si nje force magjike qe do bente mrekullira.

    Te tjere prisnin qe te gjithe demokracite perendimore do i japin ndihma te pafund Shqiperise se ai popull ka vuajtur ne rregjimin e Enver Hoxhes.

    Nuk e dinin se Perendimi kishte arritur nje nivel te larte mireqenie sepse njerezit punojne tete ore pa nderprerje e me cilesi.

    Ndihmat qe kishte mare Shqiperia ne kohen e Enverit nga ……. nuk kuptoheshin si ndihma, por se ishin dhurate e Partise se Punes. Enveri e bindi nje pjese te popullates se shtetet e tjera na kene vjedhur.

    Shume njerez mendonin se kur erdhi Saliu ne fuqi do fillonte muzika e vjeter e modifikuar; ” Ato punojne, ne do hame” ose muzika tjeter akoma me e vjeter ” Ha, Mer, Ik” .

    Vdiq Enveri, rrofte Saliu. Instiktet e vjetera u gjalleruan.
    Ato qe sot perkrahin Saliun, jane krijusit e kultit te tij.
    Beja qefin, perkrahe se ai eshte mirenjohes dhe te shperblen. Ai eshte burre zakoni, trim i vertere.

    Po e perseris se besniket e tij, qe kishin si objekt kryesor perfitimin materjal, pozita me rendesi etj e krijuan kultin e tij. Ato duhet te jene te ndergjegjeshem se me qellim apo instiktivisht do demtojne rende interesat e Shqiperise dhe popullit Shqipetar, ne se nuk do i pengojne.

    Ne perendim kane shkuar rreth 1.5 milion shqipetare qe rrojne me dinjitet. Kjo eshte ndihme shume e madhe, e jashtezakoneshme. Amerika ja krijoj oportunitetin, ato e perdoren dhe jane mirenjohes.

    Amerika e mbrojti Kosoven, u bombardua Beogradi,…
    U harxhuan miliarda dollare per veprimtarine ushtarake qe solli pamvaresine e Kosoves. Cfare duan me teper
    te pakenaqurit me Ameriken. A ka prove me te madhe per sinqeritetin e partnerit tone strategjik.

    Sali Berishen nuk e krijoj Amerika. E krijuan nje pjese e Shqiptareve. E infektuan servilet, sharlatanet, dallkauket, hallexhijt qe ai i ndihmoj dhe e shohin si shpetimtar,…, te cilet ja zbuluan pikat e dobta, ja ushqyen komplekset negative me synime per te pervehtesuar/perfituar/per te bere kariere.

    Pra Sali Berisha perfaqeson nje grup te caktur interesi dhe te dyja palet kane korrupuar njeri tjetrin, bile pergjegjesia e ketij grupi eshte me e madhe se e Saliut.

    Kur te bien perfund dhe te puthin kembet, pas cakohe te mbushet mendja se mbeshtetjen e perendise.

    Kur pasusit te thone se je i derguari i zotit, i allahut,….,
    i Abrahamit, i Budes apo, …….. .drogohesh dhe fillon e beson.

    Une mendoj se te gjithe mund te rehabilitohen po te pendohen sinqerisht.

    • ARMIR

      GABON NE MENYRE KRIMINALE

      KUSH I PRISHI VOTIMET E 31 MARSIT 1991

      KUSH ORGANIZOI 2 PRILLIN 1991

      LEXO IZET HAXHINE CFARE THOTE PER SERBIBERIN DHE CA USA-TALLARE

      KAQ MJAFTON

  • Fakte e prova per SPAK per krime te pagjykuara kunder njerezimit

    VRASESI SERIAL ….

    – Krimi i pare kunder njerezimit
    i Salí Berishes- nje foshnje e palindur dhe nena e saj

    – Nuk ka nevoje per hetim. I
    vetekapur ne flagrance !

    – Per karrike vrau Azemin…
    per pushtet vret dhe Shkelzenin!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit!
    U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit!
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. ?
    Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    Eshte vrasesi i nipit ose mbeses sime te palindur ne barkun e nenes Fatbardha Dega qe me urdher te tij dhe kamikazeve te tij Sabah Jemishta e Ram Muja iu rrezikua seriozisht edhe jeta e saj ne qelite e pista te burgut te Bajram Currit duke vonuar per dy dite dergimin e saj me hemoragji ne burg.
    Jo vetem vrases i foshnjes se bebes se palindur por edhe i se vertetes duke grisur me urdher te tij regjistrin e pavionit OB/GYN te spitalit te Bajram Currit, cka u verifikue nga dy zyrtare te arrdhur enkas nga Washingtoni per kete krim, i pari krim kunder njerezimit i Salí Berishes.
    Ishin aq te trashe sa kishin harruar se me keshillen time e kishte marre vellai im Agimi para gjyqit farse kunder saj.
    Nje nga krimet me te renda kunder njerezimit te ish- diktatures komuniste te Enver Hoxhes eshte ekzekutimi i Liri Geges shtatzene ndersa demokratura e Berishes ekzekutoi nje bebe te palindur ende dhe coi ne buze te varrit te emen e tij.
    Ku ishte Skender Bucpapaj dhe botuesja e VOAL-it kur te dy ata luftonin me vdekjen?
    Ku ishit ju bashkevendasit tane kur Fatbardha Dega Zenelaj bente denoncimin publik ne “ Zeri i Popullit” Kush i vret foshnjat e palindura Zoti President?”
    Ku ishin ligji e drejtesia, Gjykata e Prokuria Salikratike kur Nena e bebés se vrare pa lindur akoma denonconte
    jo vetem Berishen por edhe kryehorin e PD- se Tropojes “ disidentin” Sabah Jemishten ne repliken me pacavuren Mehmetelezishte “ Kush vret Te verteten ne emer te foshnjave” me titullin “ Vrasesit e foshnjave orvaten te vrasin edhe te verteten”
    A e dini cila ishte disidenca e Sabah Jemishta!? Nje ese me titull “ Te gjitha grate shqiptare jane kurva.”
    E Fatbardha i pergjigjet
    – Po nena dhe motrat tuaja cfare jane ?
    E per sqarim te lexuesve, sidomos tropojane babain e xhaxhsin e te cilit Rame e Uke Dervishin, babai yne Ram Dega i kishte shpetue nga burgu e kulaklleku duke hyre garant per ta ne kohen e koleres?
    Kur e pyes babain tim nje muaj para se te shkonte ne Parajse:
    – A je pendue per garancine e tyre?
    Me pergjigjet:
    – Asnje fije. Ram Dervishi ka qene punetor i madh e bujk shembullor si Bajram Cuni i Lamaje e Avdyl Zenuni yne.
    Ku ishte demokracia Salikekratike kur ceshtja e saj u denoncua nga nenkryetari i Kuvendit te Shqiperise e i PS-se Namik Dokle ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes!?
    Ku ishit ju koleget e Agimit dhe Fatbardhes ne Tropoje kur grate e Tiranes, Beratit, Vlores, Gjitokastres, Fierit… protestonin kunder ketij krimi kunder njerezimit!?
    Ku ishin paradhesit tuaj kur Ministri i Brendshem dhe Zv. Kryeministri xhahil Mehmet Shehu i shkruante Enver Hoxhes me 4 nentor te vitit 1954, mbi bazen e raporteve te Komitetit te Partise me Arif Gashin e Hasan Elezin ne krye dhe Deges se Brendshme te Tropojes se “ … Ram Degen do ta spastrojme ne rastin me te pare” ?
    E atij akoma nuk i ishin sheruar plaget prej ciflave te granadave te banditeve te Aleksander Rankovicit gjakatar ne mbrojtje te popullit te atdheut te vet tek Shkami i Rajes e kolegu i tij nga Markaj ra deshmor!?
    A nuk jane po aq mercenare te Beogradit ata qe deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te 2011 se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    Jo dorasi! Urdheruesi!
    Jo Ekzekutori!
    Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i 175 tropojaneve per nje thirrje te nje djaloshi te Haklaje kunder tij në nje miting ne Bajram Curri.
    Kater here me shume tropojane te vrare pa gjyq ne 3 vjet se per 46 vjet diktature
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …Jo dorasi. Hjekesi ose pritenxjerresi i tij
    Eshte vrasesi i 26 viktimave te babezise se djalit te tij ne Gerdec
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…! Qindra u plagosen. 4000 te tjere i shpetoi Zoti nga 4000 plumba te Gardes Saliane qe u zbrazen ndaj tyre
    … Eshte vrases serial…
    Drejtesia edhe vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij!
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo nje, as kater as 10 por mbi 15 here ne 15 vjet te sundimi te tij, SaLikekracise atdheshitese e shtetrrenuese!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave e shpresave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Azerbjxhanit e drejt Butanit!
    Sali Berisha eshte vrasesi serial jo vetem i shqiptareve dhe adpiratave te tyre.
    Sali Berisha eshte vrasesi serial edhe i vete Shqiperise…. Jo nje… as dy … as tri here …
    Mbi 15 here ne 13 vjet SaLikekraci !
    Per karrike e per pushtet Sali Berisha vrau Azemin… por vret dhe te jeten dhe Shkelzenin
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte!
    Lanet !

    Postuar më: 02-04-2012 | Ora: 14:02:27

    SHENIM

    Per secilin e te gjitha zezonat e Sali Berishes por edhe te tjereve nuk kam heshtur asnjehere.
    Kam shkruar me qindra e mijera komente, analiza.
    Nga 13 Nentori i vitit 1990 e deri ne mars 1982 e kam perkrahur pa rezerva ne cdo hap levizjen demokratike dhe Berishen e Hajdarin Te cilit i kam pergatitur fjalime sidomos per gjendjen ne Kosove dhe politiken e jashtme.
    Sali Berishen e kam cilesuar si “ Xhon Mejxheri i Shqiperise” ne gazetat me te medha ne Bote si El Pais e La Vanguardia te Spanjes, Excelsior … te Meksikes, El Nacional te Argjentines… ne shtypin shqiptar ne vitet 1991 deri me 31 mars 1992.
    Edhe perpara por sidomos pas fitores se madhe te 92 Berisha filloi nga tjetersimi.
    Me 19-21 qershor 1992 botoj nje nga analizat me te mira te jetes sime “Demokracia fiton cdo dite” ku e paralajmeroj per humbje në zgjedhjet lokale vetem 4 muaj pas 31 marsit pasuar, “ Te mos harrojme!”, “ Offside” per diplomacine e tij……qe shenuan fillimin e fundit te tij te turpshem e teper tragjik te 1994-1997 kur demokracia u kthye be demokusari e Salikraci per ti shtuar asaj edhe babezine e Ilir Metes dhe bandes se tij te pangopur LSI..

  • Nuk kuptoj ku e ka fjalen Dita.
    Cfare kupton Dita me Profeci?
    Mire qe Andrea vdiq para kohe, dhe ndoshta nuk ka patur si ta dije qe Berisha ka qe ne vitin 2013 qe nuk ben me tendera.
    Mos e ka Dita profecine e Berishes se Andreas per Ramut kurven? Shikoni Dita, se sikur ta vrisni trurin dhe njehere do ta kuptoni qe eshte keshtu.
    Ne mos nuk e ka patur per Ramut Kurven, atehere kot thoni qe ka qene profet, se keto gjera i dinte gjithe Shqiperia. Ne Vlore ja vune flaken Partise Demokratike qe ne 97en. Faktikisht, ne 97en PDja pushoi se ekzistuari ne Vlore.
    Ka ndodhur 6 vjet para profecise se Andreas. E dinte Andrea kete? Po Dita, e dinte?

    • Rama nuk ka ndryshim nga Berisha me perjashtim se ky i fundit eshte Vrases qe tolerohet nga USA-BE..kjo eshte profecia e Stefanit

      Kelyshi gjasme kafshon te zotin …ha ha ha

      ja ka bere Berisha Amerikes tete m edy apo vazhdon loja

      nqs se keto ” usa-menet & nderkombetaret” me Kimeten e tyre duan te vene ne rregull drejtesine normalisht duhet te arrestohet berisha pas 24 oresh…
      cfare do ndodhe ?
      saliqeni ka ne dore shume zyrtare amerikane dhe europjane me afera te ndryshme nga minimum ne maksimum.
      per shembull:
      egzktesisht ato dite qe do burgosej Fatos Nano ne veren e 1993 per shifra teper qesharake…ne ate kohe ne meyre ilegale nje mender president dhe nje antiambasador rajersoni filluan te ndanin floririn e londres (lexo dokumentet e cia te deklasifikuara per shtyp) qe ka perfunduar per 5 vjet dhe nuk dihet kushe e mori ..eshte teper sekret
      pra vetem me kete fakt nga mijra te tjere berisha merr ne qafe Rajersonin..
      Ose armatmi shqiptar I vjedhur kapte shifrat mbi 20 biljone dollare dhe nese hap gojen Berishalja qelbet jo vetem adritiku por dhe Atllantiku
      a e keni lexuar nje liber per IRAN-GATE …ku ishte implikuar dhe Ronald Regan
      From the archive, 27 February 1987: President Reagan exonerated in Irangate scandal…
      NE SHUME DREJTIME NUK KA NDRYSHIM NE IRANGATE ME SALIGATE
      prandaj ai arrin te friksoje zyrtare amerikane deri lart fare..dhe kjo eshte aresye..pse vine ca nulande jonathane wisnere dhe puthin Lulin e Sales
      .
      Prandaj dyshoj se kjo loje me luften WASHINGTOL-VIQIDOL I doli era e keqe qe n a kujton eksertizat e FBI ku Berishorri fshiu bythen me to JO M EPO PJERDH SE PO I NDALOJNE VIZEN

      Qofsha I gabuar

      …..

  • Te gjithe i madh e i vogel kane 30 vjet qe pjerdhin per berishen jo burg varje pushkatim e dreqi e mori dhe asgje,…harojne se vete jane pjese e lojes dhe kane mbetur po ay format ktu e 30 vjet te vjedhur poshteruar perzene me pahire pa asnje te drejte humane , mender nje referendum nuk kan te drejte te bejne, dhe inatin e kane me individe te caktuar nderkohe tjetri i rrjep ne menyre estetike dhe bashkohore,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *