Inxhinieri rrezikon dënim me vdekje/ Nën akuzë për vrasje në Egjipt, ekstradimi i tij ka ngecur pa afat në Shqipëri

entela

Muhamed Rageh akuzohet për vrasje dhe që për shkak të rrezikimit të jetë së tij në vendlindje ekstradimi i tij ka ngecur pa afat!

Gjykata e Tiranës i kërkon Egjiptit që të garantojë që nuk do ta ekzekutojë Muhamet Rageh, e për këtë arsye disa seance me radhë kanë dështuar.

Zyrat e prokurorit të përgjithshëm të Kajros kërkojnë ekstradimin e inxhinierit elektrik që cilësohet nga autoritetet vendase si pensionist në forcat e armatosura.

Për Rageh, 51-vjeç, që dyshohet për vrasje me paramendim të Ezat al Waris, nuk do të ekstradohet në rast se Egjipti nuk sjell garancinë që jeta e tij është e sigurtë dhe se ai nuk do të vritet atje.

Në disa komunikime elektronike mes dy prokurorive, autoritetet e Kajros kanë deklaruar se fundmi se janë me pushime për shkak të bajramit dhe për këtë shkak gjyqtari në Tiranë apeloi për plotësimin e dosjes të të dyshuarit që u hap në maj në Shqipëri dhe se në të kundërt ai do të lirohet./tch

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *