Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barçën, pritet vetëm zyrtarizimi!

entela

Lionel Messi ende nuk dalë në stërvitje me Barcelonën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, por rinovimi i kontratës së yllit argjentinas me klubin blaugrana është vetëm çështje ditësh.

Sport.es raporton se akordi mes 6-herë fituesit të Topit të Artë dhe presidentit të Barçës Joan Laporta është arritur. Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

 

e.r/dita

Share This Article
1 Comment
  • Urime Messit dhe Barcelones! Do te deshiroja, qe te jete i pari futbollist, qe ta mbylle karieren me nje ekip te madh si Barcelona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *