Media dhe korrupsioni tek ne

Ornela

Nga Vlash Laçka – në pension

Një vëzhgim i përditshëm

Akuza e Departamentit Amerikan të Shtetit për ishkryeministrin Sali Berisha është në thelb ajo e korrupsionit. Por pas kësaj shikon që fill pas tij u sfumua në media cilësimi si fenomen i korrupsionit që bëri DASH, sepse u spostua trajtimi i tij kryesisht në aspektin në se ka të drejtë apo jo DASH. Kjo të linte një përshtypje të keqe pasi korrupsioni është rrënjosur thellë në moralin e shoqërisë tonë.

Fusha e privatizimit ka përbërë korrupsionin tipik më të madh në të gjithë vendet e Europës lindore, por tek ne është “lëshuar makina pa duar”. Privatizimi tek ne krijoi bazën më të fuqishme të pronarëve edhe pa patur trashëgimi pronash, ku mjaftëpolitikanë u pasuruan falë kësaj politike dhe sot janë pjesë e rëndësishme e shtresëssë pasur, sidomos në elitën e politikës.

Nivelin që ka arritur korrupsioni në kohën e sotme, teoricienët e kësaj fushe e përkufizojnë atë se, njerëzit janë të vetëdijshëm për pasojat negative të korrupsionit të përhapur, por ata përfshihen në veprime korruptive pasi besojnë se “nuk ka kuptim të jesh i vetmi person i ndershëm në një sistem të korruptuar” (Marquette dhe Peiffer). Edhe në sondazhet e bëra vitet e fundit në Francë, Zvicër, Portugali dhe Hollandë,pjesa dërrmuese e të anketuarëve pohojnë se njerëzit nuk raportojnë korrupsionin sepse ata kanë frikë nga pasojat (hakmarrja, humbja e vendit të punës, etj.) ose kanëmungesë besimi që zyrtarët publikë të kenë ndëshkim kur kryejnë vepra penale të korrupsionit.
Zgjodha të jap një opinion për median sepse kudo po rikthehet vëmendja tek ajo si “pushtet i katërt” për të luajtur rol kryesor në luftën kundër korrupsionit, ndonëse, siç konkludon Transparency International dhe OECD, ka “politikanë dhe gazetarë të përfshirë në një rrjet simbiotik të të pavërtetave që mashtrojnë publikun”.

Media sot konsiderohet se duhet të luajë një rol kryesor në zbulimin e korrupsionit dhe fillimin e veprimeve ligjore, politike dhe penale kundër tij. Nuk kemi dëgjuar deri tani që media jonë ta shoh veten sa është përfshirë në fenomenin e korrupsionit, madje sapodikush e kritikon atë, të hidhen në grykë se po prek lirinë e medias. Mirëpo në rubrikat tona televizive opinion formuese sheh mjaft gazetarë zhurmmëdhenj të vetcilësuar si analistë të mëdhenj, por që iu mungon analiza sasiore e faktorit ekonomik dhe problemi, në rastin më të mirë, trajtohet në kuadrin e makroekonomisë. Faktet iu janë dhënë “në tabaka” nga prononcimet në shtyp të specialistëve dhe ekspertëve më në zë që kanë “prekur me dorë” problemet konkrete në fushat e ekonomisë, por tek ne gazetaria investigative, që duhet ta çojë korrupsionin para ligjit, është embrionale, distrofike. Kemi parë studio që trumbetojnë se “denoncojnë të paekspozuarit”, por aty janë thirrur kryesisht të ashtuquajturit të paekspozuar (ose mjeshtrit personal të manipulimit), me qëllim që t’ja lënë “dobiçin në derë” të tjerëve dhe të dalin të larë para publikut. Për larmi ftohen edhe nga ata që si dhelprat kërkojnë dritare për t’u futur në këtë biznes. Që të shpëtohen politikanët nga përgjegjësia, segmente të fuqishëm të medias dhe pas tyre politikanë propagandojnë setek ne fajin e kanë “oligarkët” që na prishin “virgjërinë” e politikanëve.

Por asnjëherë nuk kanë shtruar pyetjen: “Politikanët- pushtetarë tradicionalë të stazhionuar prej 30 vitesh tek ne, a janë baballarët që kanë bekuar oligarkët kryesorë”?
Dy nga gazetarët që dominojnë median, të cilët i kemi çdo mëngjes apo darkë në median vizive, thërresin biznesmenin më të madh të vendit (S.M.) duke e akuzuar si “oligark” që “vjen këtu të ndërtosh grattaciele (qiellgërvishtës) për të zhvilluar korrupionin e kryeministrit”. Për të treguar se kjo është një akuzë sa për të bërë zhurmë, ai iu përgjigj thjesht: unë jam investitor dhe vij të investoj këtu se është vendi im. Po nuk deshët shkoj në Maqedoni dhe në vendet e tjera të rajonit se janë të interesuar për investimet e mia. Një tjetër moderator televiziv shtron pyetjen “hë, kush ështw më i mençur: ia hedh piktori doktorit apo doktori piktorit?”.

Gazetaria nuk është shprehje e lirë, ajo është një shprehje e kufizuar në respekt të vlerave etike, duke kërkuar komunikim të bazuar në fakte, saktësi, pavarësi, humanizëm, përgjegjshmëri dhe transparencë. (EIN Seminar on: “Media, political correctness and manipulation”). Vlerësimet e Bankës Botërore tregojnë se kostot totale të korrupsionit shkojnë deri në 2.6 trilionë dollarë amerikanë, një shumë e barabartë me deri në katër për qind të

PBB-së globale (OECD, 2014) ose e gjithë GDP-jae Francës.
Një pjese politikanësh dhe moderatorësh të medias tek ne u rri mendja tek qarkullimi i elitave që e thënë më shqip – kërkojnë të ndërrohen vendet për të qeverisur, pse jo mund të thuash edhe që të kënaqen “me të mirat e pushtetit” të dy krahët e politikës, se të dy palët e kanë atë “përvojë”. Kur e shohin se nuk ka shanse që të bëhet kjo, ata ia hedhin fajin cilësisë së elektoratit. Tek ne mund të gjesh edhe persona të karrierës politike, sidomos ata që ndërrojnë kahje politike si pa gjë të keq, ku ka dhe ish të elitës së majtë, të cilët tani, gjatë e pas zgjedhjeve, i sheh t’ia hedhin fajin qytetarëve, madje arrijnë ta cilësojnë popullin si “popull i pandreqshëm me mentalitet komunisti” që, sipas tyre “pengojnë qarkullimin e elitave” të të njëtit brumë. As që ua nxë goja të thonë se e keqja më e madhe e këtyre elitave është korrupsioni që i detyron qytetarët të përdorin kriterin e “qershive të Nastradinit” në qendrimin ndaj zgjedhjeve apo situatave politike. Pra, sipas tyre mbetet të na iki masa e këtyre shqiptarëve “me tru komunisti” dhe të na vijnë ca francezë e holandezë që të shëndoshim shoqërinë politike të vendit. Kjo është për të vënë duart në kokë. Ne kemi një popull të arsimuar dhe të kulturuar e qytetëruar, që e nxjerr vet bukën e gojës, por po nuk arritëm që qytetarët të kenë opinionin e tyre të pandikuar nga shantazhimi i politikanëve, zor se do të krijohet një elitë politike e nivelit të demokracisë perëndimore. Kjo është ekonomi mikste e tregut dhe, ndonëse prona thuajse nuk iu kthye të zotit, ishte në radhë të parë iniciativa e lirë e sistemit, e mbrojtur me kushtetutë, që e shpëtoi këtë popull sepse e lejoi të shpërthejë vitaliteti i tij, për të cilën nuk kishte nevojë për “burra shteti”. Prandaj është një lojë ordinere ajo që thuhet për nostalgjinë e një sistemi ekonomik të centralizuar të regjimit monist të kaluar, sepse janë vet qendrimet korruptive të shtetarëve e të elitës politike që kanë deformuar demokracinë tek ne.

Unë i përkas kategorisë që, i lodhur nga problemet e ngritura edhe publikisht për menaxhimin e dobët dhe degradues në sektorët publik jetik të vendit (në rastin tim të sektorit hidrokarbur), që e kanë brenda korrupsionin e madh, kemi krijuar mendimin se, edhe po të raportohej asgjë nuk do të bëhej ose nuk do të bënte ndonjëndryshim, pasi politikanët dhe zyrtarët publikë nuk do të ndëshkoheshin. Pasojat që sjell “mos bindjandaj korrupsionit”, i kam prekur se i kanë vuajtur edhe familjarë të mi.

Ky është kapitalizëm dhe normalisht secili para se të kalojë “në simpatitë” politike, konsolidon pikpamjet e veta sipas logjikës “i mirë për mua është ai që është i mirë me mua” dhe kjo e mirë lidhet në radhë të parë me faktorin ekonomik personal. Prandaj para se të shkohet tek vlerësimi i të keqes së madhe që i sjellin vendit problemet e drogës, normalisht secili kërkon të sigurojë mirëqenien e tij që nuk lidhet drejtpërdrejt me drogën por me rrogën. Dhe kjo rrogë i cenohet nga korrupsioni, sepse ky cenon shumë rëndë dhe drejtpërdrejt buxhetin e shtetit dhe të vet personit.

I shtrirë në të gjithë damarët e shoqërisë, korrupsioni nuk mund të luftohet po nuk u personalizua me vlerën konkrete të tij. Ka një sërë politikanësh që, për të bërë paqe me korrupsionin, e fshijnë ndërgjegjen profesionale dhe akademike sapo marrin poste shtetërore dhe i sheh të flasin broçkulla për fushat që nuk kanë asnjë njohuri. Prandaj nuk iu turbullohet mendja kur miratojnë tendera jashtë kritereve thelbësore të përcaktuara.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *