VIDEO: Pamjet e tmerrshme nga zjarri në Gjirokastër, flakët gllabërojnë edhe banesat

entela

Pamje dramatike vijnë nga fshati Asim Zenel, ku ditën e sotme shpërtheu një vatër e rrezikshme zjarri që i mori jetën një personi dhe la të dëmtuar një tjetër.

Banorët e fshatit, zjarrfikës dhe ushtarë janë përballur me pamje apokaliptike teksa siç duket edhe nga këto pamje të siguruara nga tvklan.al zjarri ka marrë përpara edhe banesa.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja që mbështetur nga forcat e ushtrisë dhe të policisë mundohet që të fikë zjarrin. Megjithatë, përpjekjet e tyre duken të vogla përballë fuqisë së madhe të flakëve dhe tymit.

“Shpejt, shpejt, shpejt”, thërret një prej zjarrfikësve dhe pas kësaj bëhen gati për të lëshuar ujë ndaj vatrës së zjarrit. Ndërkohë ushtarët për t’i shpëtuar asfiksisë kanë përshtatur në fytyrë bluza si maska në fytyrë.

Andrea Haxhiaj humbi jetën si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zenel. Ai u përpoq të shuante flakët që kishin djegur çdo gjë në bahçen e tij, por nuk mundi të dilte gjallë. Me plagë të rënda dhe djegie në trup ka mbetur bashkëshortja e tij 57-vjeçare.

Në dy fshatra të tjerë të Gjirokastrës është gjithashtu situata e vështirë, në Arshi Lengo dhe Krinë. Në këtë të fundit, u dërgua në spital me asfiksi një ushtar, i cili ndodhet tashmë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se banorët janë evakuuar nga këto zona, ndërsa flakët vijojnë të përhapen pasi ndihmohen edhe nga era e fortë./Klan

 

e.r/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • Ej, kush i ia ne varesi zjarrefiksat?
    Ku shkojne keta me keto veshje spontane, casual. Keta duhet te kene uniforma me izolim ndaj zjarrit dhe doreza prej te njejtit material. Po
    nga helikopteret, keta duhet te hedhin pluhur qe bllokon oksigjenin ne zjarret dhe jo uje.

    • Lenda qe hedhin eshte nje lloj fertilizuesi qe bllokon zjarrin, ne anglisht fire retardant dhe ka ngjyre te kuqe.
      Ngjyra e kuqe sherben per te treguar se ku eshte hedhur.
      Pra ky parandalues i zjarrit hidhet reth zjarrit dhe pengon perhapjen e metejshme. Kjo substance kapet pas pemeve dhe vepron si mburoje per zjarrin qe afrohet.

  • Ata fakire nuk kane as Helikopterra,as aroplana,,e shuajne zjarrin me breke e kanatjere. Qy thote duhet te hedhin pluhur,jo uje.
    Ore e merr vesh ti analizat e shurres qe i mori me PPP Vilma 140 miljon euro..
    O do besh analizat e shurres falas,,o do fikesh zjarrin me.,,shurre.

  • Te fuse dronet per te fikur zjarret. Mori drone per fotografi. Ben nga nje aeroport per cdo qytet, dhe nuk ka mjete per shuarjen e zjarrit. Le me pluhur qe nuk behet fjale.
    Ai me mire hedh njerez ne flake se te hedhi pluhur.
    Dhe, njerez po hedh..fakt perpara syve tane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *