Ky “burrë malësie”,
nuk e njihka frikën,
Po bën dhëmbë për dhëmbë,
Luftë me Amerikën!
Betohet, u jep
zemër halabakëve,
Po në fakt është vetë,
Kreu frikacakëve!
Që kur erdh’ non-grata,
ky farë psikopati,
si fasulja vorbës,
zien nga inati!
Tani më nuk ka,
as fuqi, as vlerë,
vazhdon reziston,
si të jetë kolerë!
Eh more Sali,
Kjo të ka tërbuar,
DASH-i si kolerë,
Ty të ka trajtuar!
Po krimet e tua,
S’i lan lumë, as det
Tani po luftoke
Veç për “dinjitet” (!)
Tëndin e zerove,
zgalem i furtunës,
që kur e tradhëtove,
Ti Partinë e Punës!
Mavria Sali,
Edhe për betime,
I ka vjedhur fjalët,
Nga një vjersha ime!
Imitim më mirë,
nuk ka ku të gjejë,
I fundit, i vetëm
do mbesë në “betejë”!
Në mëndje i shkon
Tani çdo njeriu,
Po ç’betejë do bëjë,
Ende xha Saliu!?
Ç’betejë mund të bëjë,
Ende ky njeri,
Keq i turpëruar,
Tash në pleqëri?!
I them zonjës Kim,
Shumë me të mos merret,
se ky mbijeton,
Edhe veç nga sherret!
Zonja e nderuar,
mbase më kupton,
ta lërë në marrëzi,
Sikur s’ekziston!
Mungesë e vëmendjes,
keqaz do ta çmendi,
shumë më keq se flakja,
nga ai farë Kuvendi!
Arben Duka

Shqipëria vend MUTI, triumfon vetëm HAJDUTI.
ÇFARË DINJITETI KANË “KURVAT” POLITIKE? A MUND TË KESH DINJITET KUR ZOT KE VETËM PARANË?
“If a writer knows enough about what he is writing about, he may omit things that he knows. The dignity of movement of an iceberg is due to only one ninth of it being above water.” (Ernest Hemingway)
“Dignity does not consist in possessing honors, but in the consciousness that we deserve them. ” (Aristotle)
“The dignity of the artist lies in his duty of keeping awake the sense of wonder in the world.” (Gilbert Chesterton)
If you can’t fly then run, if you can’t run then walk, if you can’t walk then crawl, but whatever you do you have to keep moving forward. (Martin Luther King Jr.)
One’s dignity may be assaulted, vandalized, cruelly mocked, but it can never be taken away unless it is surrendered. (Martin Luther King Jr.)
A lie cannot live. (Martin Luther King Jr.)
Sipas Dukës, Saliu s’ka pasur asnjëherë dinjitet, ose më saktë e zeroi dinjitetin që kur tradhëtoi partinë e punës. Po çfarë dinjiteti të jepte partia e punës vallë? Mungesën e lirisë së fjalës, spiunllëkun, mohimin e babait dhe nënës? Çfarë dinjiteti mund të jepte një parti terroriste komuniste që internoi, burgosi dhe vrau mijëra të pafajshëm, nga ku edhe intelektualë, poetë? Çfarë dinjiteti vallë? Dinjitetin që kur takoje shokun Enver, nuk e laje dorën atë ditë dhe nuk ia jepte tjetër kujt dorën se zëre se kishte takuar Perëndinë në formë njeriu?! (Histori që tregojnë se edhe Saliu dikur ka vepruar kështu kur takoi Tarasin). Ç’ështja e Saliut nuk është çështje trimërie, por çështje e një shoqërie të tërë e mbajtur peng pa shpresë nga një tufë politikanësh hajdutë që kanë qeverisur Shqipërinë këto 30 vite. Tërë partitë që kanë marrë pushtetin këto 3 dekada, kanë punësuar farefisin dhe militantët e tyre në administratë publike, bashki, ministri, si të ishte tokë e xanun. Prandaj popullit militant që ka përfituar nga këto favore, nuk i plas se kush është Saliu, as Rama, as Nano e as Meta, se ajo dorë politike, sado kriminale qoftë, i ka dhënë bukë, një vend pune, shpeshherë të mirë e pa meritokraci, njerëz të paaftë që përmes partisë dhe liderit kanë mundur të vlerësohen, e pse jo të realizohen në karrierë në mënyrë të padrejtë. Artistoteli thoshte se dinjiteti nuk është të marrësh nderime, por t’i meritosh ato. Por, si t’i meritosh kur nuk ka meritokraci, kur drejtësia është e korruptuar bashkë me politikën, e gjithashtu me pjesën më të madhe të medias që është pasuruar dhe mbijeton duke i bërë propagandë partisë në pushtet? Prandaj, o Dukë, ambasadorja KIM e ka të vështirë të imponohet për largimin e Berishës nga parlamenti, jo vetëm sepse jemi vend sovran dhe asaj s’ka ç’i duhet se ç’bën PD apo deputetë të saj të votuar nga populli, por sepse kur ngre një kauzë morale, duhet ta ngresh për të gjithë. Edhe Rama është i korruptuar, kështu ka qënë që kur ka qënë në bashki. Yuri Kim hesht, se ai ka pushtetin. Po të kishte fituar PD, Saliu nuk do ishte Non Grata me siguri. Çfarë dinjiteti ka Rama që shante Metën si patericë e Saliut dhe pastaj e morri në bashkëqeverisje? Por, shqiptarët nuk janë budallenj, i njohin të gjithë liderët. Saliu duhej të kishte ikur nga politika me kohë, por nuk ikën se ka “privatizuar PD”. Vetëm me Non Grata të bazuar në shkrime gazetash e OJQ nuk e heq dot me zor, se edhe për Ramën e të tjerë liderë çfarë nuk janë thënë këto 30 vite. A ka më skandal më të madh se përgjimet që dolën te BILD, dhe drejtësia e korruptuar nuk guxoi t’i dënonte? Ose psh, çfarë u bë me atë punën e fotos që Rama bëri për fushatë me Barak Obamën, që pagoi paratë “nusja” Bilal? E mbajnë Ramën peng me atë dosje që amerikanët të bëjnë ç’të duan me Shqipërinë? Saliut mund t’ia tregonin vendin shumë mirë, por në kushtet kur sulmon vetëm Saliun, dhe për qeverinë të zhytur në llum hesht e i bën presion Lulit që të shkëputet nga Saliu që të bashkëqeverisë si shërbëtor i Ramës, se përndryshe PD-istat do hanë bar, atëherë kjo është ashiqare njëanëshmëri dhe një tallje e madhe. Në një parlament të drejtë, asnjë gënjeshtar nuk do mbijetonte dot, as Saliu. Por në një parlament sharlatanësh e hajdutësh ku një pjesë e mirë e deputetëve kanë paguar për të qënë te lista e deputetëve, një gënjeshtar që thotë edhe të vërteta kundër pushtetit, mund të mbijetojë pa problem. Nëse Saliun mund ta lënë në mungesë vëmendje, sikur nuk ekziston, atëherë pse merren kot me Saliun tani? Sepse e dinë që ai drejton realisht PD, dhe s’mund ta injorosh, aq më pak kur PD ka shumë deputetë kësaj radhe. Problemi nuk është te Saliu dhe te PD, se ajo tashmë ka mbaruar si opozitë, e ndoshta ata kanë krijuar aq pasuri kur kanë qënë në pushtet saqë nuk e kanë problem të rrinë gjatë në opozitë, ndosha dhe përherë, të bëjnë vetëm teatër politik, mjafton mos t’i fusë njeri në burg, e mos t’iu marrë njeri pasurinë që kanë. Problemi është i popullit, por jo i atij që Znj.Kim thotë se mund të hanë bar, se ata pasi të kuptojnë se PD ka mbaruar, do jenë të parët që do largohen, do bëjnë kryengritje, do ikin jashtë shtetit apo do ndërrojnë parti, kjo do shihet. Problemi është i popullit kryesisht i atyre që nuk merren me parti, që nuk janë militantë, por që duan të kenë një shpresë që gjërat do ndryshojnë për mirë, por që në fakt shpresa ka vdekur, sepse në fjalorin e politikës shqiptare, fjala dinjitet nuk ekziston, e kanë fshirë, sepse “kurvat” njohin vetëm dinjitetin e parasë, dhe shpërblejnë pa meritokraci ata që iu shërbejnë si servila. Drejtësia ka sens komun, gjithkush me 2 gram tru mund të kuptojë çfarë është e drejtë e çfarë jo, dhe SPAKU nuk “bie era” drejtësi. Drejtësia e re është një iluzion, dhe ambasadorja Kim, nuk po sjell asnjë erë të re ndryshimi, bën sikur përpiqet, por e vetmja gjë që mund të bëjë më mirë është të bëjë pushime e të pijë ndonjë gotë raki gju më gju me popullin shqiptar që 45 vite komunizëm hëngri edhe bar, nuk i shkeli parimet por bëri edhe pushime, por tani nuk ha bar, është i zhytur në borxhe dhe pushimet janë një thuajse një mision i pamundur.
RESPEKTE Zoti Arben Duka pèr VARGJET !
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
ALL ALBANIAN PEOPLE BELIEVE and TRUST the GREAT ❤ AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ !
ALL ALBANIAN POLITICIAN in the LAST 30 YEARS ARE : CRIMINAL , CORRUPTED , THIEVES , KILLERS , NARCO-TRAFFICKERS and BLOOD DRINKERS !! ⚖⚖
GOD BLESS DONALD ❤ LU ❤
GOD BLESS YURI ❤ KIM ❤
Hiku muti erdhi kaka shqiperise i doli flaka, …..shqiptaret e vlersojne te verteten ne kendveshtrim personal , sepse te tille jemi prandaj jemi aty ku jemi
NESE JE NE ATO POZITA QE KE REKLAMUAR VETEN KAQ VIITE TANI ESHTE KOHA KRITIKE TE MBROSH KOSOVEN NGA ALEANCA E RAMES ME SLLAVET
BO.L ME SALEN SE E NJOHIM ME MIRE SE TI
KJO ESHTE PROVA E ZJARRIT PER CDO SHQIPTAR TE VERTETE
Kosova nuk ka nevoje per Zeus qe ta mbroje se ka Ameriken qe ia heq friken. Edi Rama nuk e tradhton kurre Kosoven, por ashtu i thote BE-ja ta beje politiken!
DARDAN O QYP…..
I ZOTI E MXJERR GOMARIN NGA BALTA
TI OSE NUK I KE PIRE ILACET OSE KE NGATERRUAR DOZEN
THIRRINI MENDJES O QYQAR SE DO TA KERKONI ALBINI KUR TJU PERDHUNOJ SERRBIN PRAP,,,,,,,,,
TE FALA NGA GRENELL AMERIKANI……
Ore K=(..ar) degjo or qen qe vetem leh, mutin e ke ti ne goje, sepse Per te ti ke nevoje.po s’u ngope ke nevojtore koken fute ne ate Logitech. Mer dhe Salen dore Per dore.
Ore K=(..ar) degjo or qen qe vetem leh, mutin e ke ti ne goje, sepse Per te ti ke nevoje.po s’u ngope ke nevojtore koken fute ne ate Llogore . Mer dhe Salen dore Per dore.