Policia e Laçit ka arrestuar dje një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. I ndaluari është Ajet Isufi, i cili ishte dënuar nga gjykata me 6 vjet burg për vrasje të mbetur në tentativë. Gjithashtu policia e Kurbinit ka arrestuar edhe 45-vjeçarin Mark Bershimi, pasi akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë së personit. Sipas policisë, 45-vjeçari ka marrë peng një person në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
