E rëndë në Elbasan/ I doli këmbësorja para, 38-vjeçarja manovron por i bie shtyllës. Vdes fëmija 3-vjeç, në gjendje të rëndë nëna

Ornela

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, në fshatin Bujqës.

Një 38-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit, me të cilin ishte duke udhëtuar dhe për pasojë ka humbur jetën një i mitur, 3-vjeçar, i cili ishte pasagjer në mjet.

Drejtuesja e mjetit “FORD”, Oltja Maloku ka devijuar rrugën pasi para i ka dalë një këmbësore.

Si pasojë ajo është përplasur me shtyllën e tensionit të lartë dhe më pas ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë. 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit, ndërsa djali i saj i mitur ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

“Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet”, njofton policia.

 

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *