Kryeministri Edi Rama viziton Serbinë në muajin shkurt

redaktor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama muajin e ardhshëm do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç, i cili njoftoi për vizitën e Ramës në muajin shkurt, por duke mos saktësuar datën.

” Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në rajon” ka thënë Mrkiç, duke shtuar se në agjendën e vizitës do të jetë bashkëpunimi dypalësh në shumë sfera.

Sipas tij, shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës i gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërsa pakica serbe që jeton në Shqipëri ende nuk është pranuar si duhet.

“Duhet të shikojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane” ka thënë Mrkiç.

Share This Article
9 Comments
  • Ore do ketë pirë shumë shlivovicë ky ?? Për çfar të drejtash e ka fjalën ky, për luftën në Kosovë ku ende nuk kanë kërkuar falje për shumë të vrarë, TURP që këta flasin për të drejta.

  • Rama e ka vazhdimesi tradite miqesine me Serbine, si Enveri qe hante e flinte me Popovicin e Mugoshen, edhe Edi yne do rrije ne preherin e Dacicit e viceve te tjere.

  • Filoserbet shqipfoles i ka hyre frika se mos rregullimi i marredhenieve normale me Serbine, UDB sdo ti paguaje me.

  • ku i ka swrbet nw shqipwri ky kryeswrbi apo ka gjetur nje kope injorANTWSH NW RRETHIN E FIERIT QW e kanw shitur bythwn pwr njw grusht qindarkash se gjoja gjyshwrit e tyre folkin swrbisht. Kwta bythwlwpirws tw swrbwve antishqiptarw-mw tw poshtwr se vet swrbwt, harrojnw se janw pwrzenw nga vatanet e tyre pikwrisht nga swrbwt sepse ishin shqiptARW MYSLIMANW. KETA KANW FOLUR SERBISHT SEPSE NUK I LINTE SWRBI TW FLISNIN SHQIP. APO JO MORE DULEVIC ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *