PS-LSI: Ndërhyrje përpara Majit në sistemin e Drejtësisë

redaktor

Nëse ka një çështje në Shqipëri, ku të gjitha palët bien dakord, është nevoja urgjente për reformë në sistemin e drejtësisë. Lirimet e të akuzuarve për korrupsion nga gjykata ka detyruar mazhorancën aktuale të përshpejtojë hapat për reformën në gjyqësor. Brenda pranverës, qeveria do të ketë gati paketën për ndryshime, duke nisur nga KLD-ja, Gjykata e Lartë, dhe deri te gjykatat e Shkallës së Parë.  Zyrtarë të lartë të qeverisë, nevojën për reformim në pushtetin e tretë, e kanë shprehur edhe publikisht. Ministrat e kabinetit “Rama”, por dhe figura të mazhorancës, janë shprehur se deri në maj, duhet me patjetër që të bëhet ndërhyrje për të rregulluar sistemin.

Naço: Reformë në KLD dhe Gjykatë të Lartë

Pak javë më parë, në një seancë dëgjimore të zhvilluar në Komisionin e Integrimit, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, duke pasqyruar problematikën dhe arritjet në këtë sektor, theksoi se ka ardhur koha të ketë një reformë të gjerë në drejtësi. Ai pohoi se brenda muajit maj, do të jetë gati Paketa e Re e Procedurës Penale, ndryshime dhe në Procedurën Civile dhe Administrative. Gjatë fjalës së tij, ministri Naço tha se KLD mban nën presion kryetarët e gjykatave, duke mos i emëruar, por duke i lënë të komanduar. “KLD ka emëruar vetëm 7 kryetarë gjykatash. Pjesa tjetër është e komanduar dhe ka qenë nën presion të këtij institucioni”, deklaroi ministri i Drejtësisë. Sipas Naços, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë bërë pengesë për emërimin e gjyqtarëve të rinj. “Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë bërë pengesë për emërimin e gjyqtarëve të rinj. Me gjyqtarët e rinj do të luftojmë korrupsionin në drejtësi, pasi gjyqtarët e vjetër janë në radhët e të korruptuarve”, deklaroi Naço. Lidhur me sa më lart, Kreu i Drejtësisë denoncoi faktin se në mbledhjen e fundit të KLD-së u mor vendimi për të emëruar katër gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Durrës, ku nga 61 kandidatë, vetëm katër prej tyre morën 11 vota, të tjerët nuk morën asnjë votë, ç’ka nënvizoi Naço, “tregon se mbledhja ishte bërë më parë diku gjetkë”.

 

Tahiri: Segmente të korruptuara lirojnë zyrtarët

Lirimi i zyrtarëve nga gjykata, për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është pasojë e korrupsionit në këtë sistem. Megjithatë, sipas tij, segmente të caktuara të gjyqësorit nuk mund të pengojnë punën e Policisë së Shtetit. Deklarata u bë nga Gjirokastra, ku ministri mori pjesë në analizën e punës së policisë në këtë qark. “Është e kuptueshme që duhet të jemi të gjithë të bashkërenduar dhe në të njëjtën gjatësi vale, lidhur me luftën kundër korrupsionit, këtu përfshirë edhe sistemin gjyqësor. Siç besoj, jemi të vendosur që të mos lejojmë që segmente të caktuara të gjyqësorit, luftën e suksesshme të Policisë dhe të Shtetit në tërësi kundër korrupsionit, ta pështyjnë mbrapsht dhe rikthejnë në shoqëri me spërkatje korruptive. Unë besoj se këto janë raste sporadike dhe kam shumë shpresë që pandëshkueshmëria nuk do të jetë më në Shqipëri dhe kam shumë besim që ato segmente të caktuara të gjyqësorit që nuk e bëjnë si duhet detyrën që duhet të bëjnë, nuk do cenojnë dot luftën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e çmontimit të kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Tahiri.

Braçe: Drejtësia nën presion politik

Erion Braçe ka komentuar dy ditë më parë vendimet e gjykatave për të liruar të akuzuarit për korrupsion. “Pak ditë më parë, dërguan në shtëpi një gjykatës të përfshirë në një aferë, edhe pse akuza për të është më e rënda e ngritur ndaj një gjykatësi. Pak orë më parë, dërguan në shtëpi një të zgjedhur vendor, njeri politik të akuzuar si i dyshuar në rastin më banal të korrupsionit në këtë vend me procedurat e tenderëve”, shkruante Braçe. “Tani nuk më shqetëson më fakti se këta ofiqarë të një sistemi të korruptuar do të gjykohen të lirë! Tani më shqetëson fakti, se presioni politik e dha efektin, presioni politik është funksional, më funksional se shteti ligjor i së drejtës dhe gjyqet e tyre do degradojnë në mosndëshkim të aferës korruptive konkrete! Këta po dalin nga burgjet si heronj!”, përfundon Braçe.

Veliaj: Drejtësinë s’mund ta bëjnë njerëz “të lodhur”

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka dhënë një intervistë pak ditë më parë për një të përditshme shqiptare, ku ka theksuar se drejtësia do të shkundet dhe do bëhet reformë e thellë. “Drejtësia do të përfshihet në reformë, ministri i Drejtësisë tashmë e ka nisur punën dhe nëse ju gjykoni se drejtësia do lodhet, duhet të sigurohemi me gjithë mjetet ligjore që drejtësinë të mos e bëjnë më këta ‘të lodhurit’, por një gjeneratë e re dhe e palodhur që Shqipërisë nuk i mungon”, është shprehur Veliaj.

Share This Article
22 Comments
      • Si mund te behet reforme ne drejtesi kur vazhdon te jete gjyqtar ne Korce ARBEN LERA, i cili jepte vendime gjykate nderkohe qe ndodhej ne USA. Kontrolloni pasurite dhe pronat e tij dhe do kuptoni se ai eshte nje shembull i gjithe sistemit. mbi 1 milion Euro investime ne Korce nga nje person me 1000 Euro rroge ne muaj. Matematika te shkaterron fare.

  • REFORMA NE DREJTESI DUHET RIPLUGUAR DHE JO PERSHPEJTUAR.

    Sepse po nuk RIPLUGOI Edi Rama token e helmuar nga Sali Berisha dhe po nuk e pastroi nga FERRAT e tij, nukdo te mbije kurgje e dobishme per Drejtesine shqyptare te Kohes se Qepes te Eenver Hoxhes.

    Sepse realisht REFORMA socialiste nuk ka nisur akoma dhe gjykatesit e Saliut po bejne RUMPALLE si nje bande piratesh qe po plackisin fare u bije ne dore ane e mbane pothuaj kudo ne trojet shqyptare.

    Le te degjoje Edi Rama nastradinin se duket qe eshte axhami ne drejtimin e shtetit dhe te lexoje pak histori qe te mesoje se Presidenti me i votuar amerikan i tegjitha koherave Franklin Roosevelt e filloi punen e tij pikerisht me RIPLUGIMIN ne Gjykateten Kushtetuese, sepse gjykatesit debile te Presidentit Hoover nuk donin te miratonin amendamentet e tij kushtetuese per daljen nga kriza e llahtarshme ekonomike ne vitin 1933 dhe Ruzvelti i kercenoi se do t’i shkarkonte urgjentisht duke shtuar me urdher administrativ numurin e gjykatesve ne Kushtetuese, qe njihet ne Histori si “KERCENIMI I RUZVELIT”, por qe shpetoi SHBA nga daret e krizes dhe e beri shtetin me te fuqishem ekonomikisht ne Bote.

    POR PER KETO VEPRIME TE GUXIMSHME DUHEN “BOLE” PREJ LIDERI.

  • gezohem qe ne fund u zgjuat .. drejesi per vite te tera ne shqiperi ka qene ne duar te politikes berishjane… duhet te jemi te gjith njesoj para gjyqyt.. kush kishte lek gjithmon i shpetonte drejesise jane vrare mijra njerez ne baz te pe drejesive qe ka ber gjykata ndaj shume gjykates qe jan mesuar me rushfete dhe ngjyrosjen e frymave politike duhen shkarkuar.. gjykatesit ne shqiperi duhen te jen te pavarur dhe te drejt.. makar te shohim ndonje dit te bardh nga politika shqiptare se jemi lodhur

  • REFORMA NE DREJTESI DUHET RIPLUGUAR DHE JO PERSHPEJTUAR.

    Sepse po nuk e RIPLUGOI Edi Rama token e helmuar nga Sali Berisha dhe po nuk e pastroi nga FERRAT e tij, nuk do te mbije kurgje e dobishme per Drejtesine shqyptare te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes.

    Sepse realisht REFORMA socialiste nuk ka nisur akoma dhe gjykatesit e Saliut po bejne RUMPALLE si nje bande piratesh qe po plackisin cdo gje dhe cfare gje qe u bije ne dore ane e mbane Vatanit dhe po plackisin pothuaj kudo ne trojet shqyptare.

    Le te degjoje Edi Rama nastradinin se duket qe eshte axhami ne drejtimin e shtetit dhe te lexoje pak histori qe te mesoje se Presidenti me i votuar amerikan i te gjitha koherave Franklin Roosevelt e filloi punen e tij pikerisht me RIPLUGIMIN ne Gjykateten Kushtetuese, sepse gjykatesit debile te Presidentit te meparshem Hoover nuk donin te miratonin amendamentet e tij kushtetuese per daljen nga kriza e llahtarshme ekonomike ne vitin 1933 dhe Ruzvelti i kercenoi se do t’i shkarkonte urgjentisht duke shtuar me urdher administrativ numurin e gjykatesve ne Kushtetuese, qe njihet ne Histori si “KERCENIMI RUZVELT”, por qe shpetoi SHBA nga daret e krizes dhe e beri shtetin me te fuqishem ekonomikisht ne Bote.

    POR PER KETO VEPRIME TE GUXIMSHME DUHEN “BOLE” PREJ LIDERI.

    • Perpos faktit qe atributet prej lideri nuk i ka pasur asnjeher
      nuk mund as te filloj riplugim dhe reforma dhe aq me pak mund te ndjeke shembullin Ruzvelt
      sepse marreveshjet qe e sollen ne pushtet ,ajo klase ekonomiko kriminale eshte ne kolltuqet e shtetit . Krimet jane amnistuar dhe kane marre garancite qe askush do i preke .Mjafton te shikosh asetet me te medhaja te ktij vendi si po i aministron
      Aspak po kerkohet drejtesi ,po hapen dosje me qellim te iki ky klan dhe te vij klani i jone .
      Mjafton te shohesh si po vepron me naften ,ku goditja ju dha konsumatorit ,ne krye jane vendosur te besuarit e klanit te tij dhe as guximin te publikojne emrat me ata qe abuzojne ne distrubutor me leket tona ,nuk i paten {kjo eshte hallka e fundit e abuzimeve}
      Gjiknuri ,mek mek si miza ne qyp ,as sa gjysma e te jatit nuk eshte …kur ne ate kohe te erret te xhaxhit ka shkelqyer si inxhinier …jo si i biri sot .
      Sot del ne tv ,jo si minister por si porno star i nje sistemi kurtizanesh dhe akuzon familjet shqiptare ,per shperdorim energjie kur ktyre familjeve ju kane lene si alternativ nje drite qe ndricon baraz me qiririn …nuk ka guxim Damiani te tregoje se vetem nga Uleza ,nje hidrocentral medioker i kohes se qepes …shesin prodhojne energji per 150 mij euro ne dite …ne dite .
      Vendos aparatura tip agjenturat e sabotatoreve kur dihet qe Bankersi si rente i jepte qeverise 80 milion euro ne vit ….e pra derisa nuk po i zgjidhin problemet
      qartesisht eshte kjo qeveri qe po paguhet …prandaj dhe kr i kurVendit ,ben takime me ambasadorin kanadez dhe i siguron qe investimet e tyre nuk do preken ….sepse po te donin ,thjesht vendosin ne funksion ish uzinen e naftes ne Ballsh per rafinimin dhe punesimin e mijra kokepalareve te mjere …do mjaftonin vetem 700 mij euro te njerit prej blloqeve te HALEatit tone
      pra i dashur Nastradin ,ne gjithmone kemi pasur problemin e …Liderit …
      kemi ata qe meritojme !

  • CDO KOHE E HUMBUR PER TE BERE REFORMEN QE E PRET POPULLI ME PA DURIM ESHTE E DEMSHNE PER TE REALIZUAR PROGRAMIN TONE.
    PRANDAJ DUHET URGJENT TE REALIZOHET REFORMA.
    VIRDIKTI I POPULLIT TE 23 QERSHORIT DUHET TE BEHET REALITET DUHET TE MIRATOHET LIGJI I SEKUESTRIMIT TE PASURIVE TE PA LIGJSHME SE ESHTE REMYER PSURIA E POPULLIT,PRANDAJ NJE ORE E ME PARE SE KJO NUK DO TE KETE JUSTIFIKIM NGA AN JUAJ PARA POPULLIT

  • Z.RAMA DHE JU Z. NACO TE GJITHE MAXHORANCES DUHET SA ME SHPEJT TE SHKATERRONI CERDHEN E MAFIAS NE PROKURORI DHE GJYKATA>
    POPULLI JU BESOJE DUKE JU DHENE 85 VOTA.
    PO JU PYES PERDE I KENI MARRE 85 VOTAT ?????????????????? PER TE FJETUR GJUME.
    A E KUPTONI SE VENDIMET E GJYKATAVE MERREN VETEM ME PARA ?????????.
    GJYGJSORI ESHTE TERESISHT I KORRUPTUAR . AI DO SHKULUR NGA RRENJET.
    SHKATERRONI DREJTESINE E INKRIMINUAR DERI NE PALSEN E KURRIZIT, NE QOFTE SE NUK E BENI KETE , ASNJE LLOJ RREFORME NUK DO TE KETE SUKSES . SITUATA ESHTE EKSPLOZIVE POPULLI NUK PRET. AI QE JU DHA 85 DEBUTETE ESHTE I IRRITUAR. SHKARKONI NE EMER TE POPULLIT CDO GJE QE KA LIDHJE ME DREJTESINE KETE GJARPER TE SHTETIT SHQIPTAR . FILLONI ME PRESIDENTIN DHE GJITCKA TJETER QE KA LIDHJE ME DREJTESINE DHE DERI TEK ARSHIVISTET DHE KETO PO BEJNE NJE NGA KRIMET ME TE MEDHA TE DREJTESISE DUKE HEQUR VENDIMET E DHENA NE KUNDERSHTIM ME LIGJET DHE DUKE VENDOSUR NE VEND TE TYRE VENDIME TE MANIPULUARE ( ME TE NJEJTEN NUMUR DHE DATE ). KRIMI NE DREJTESI KA MARRE PERMASA GALOPANTE.
    SHPRESOJME SE DO TE VEPRONI SA ME PAREDHE NUK DO TE PRISNI ME. SOVRANI KERKON VEPRIM SA ME TE SHPEJTE.

  • njerezit duan drejtesi sa me pare.perse trembeni te dergonin ne burg saliun,akuza keni bere 8 vjet mbroni njeren te pakten .sashenka mund ta nxjerre te pafajshem ,por europes i tregoni se keni vullnet te luftoni korrupsionin.

  • Perse duhet shtyre deri ne Maj. Nuk keni juriste e specialiste te afte te pergatisin ligje ne nje kohe sa me te afert. Merrni mirtimin e Komisionit te Venecias dhe te BE dhe pritjani koken mafiaes, shkurtojuani duart kontrabadisteve dhe ngushtojuani rrezen e veprimit mafiozeve qe jane instaluar ne ekonomine tone.
    Luftoni punen ne te zeze; perse u dashka qe pas disa vitesh ne te japim pension lemoshe per ate kategori punonjesish qe kane 20 vjet qe punojne ne te zeze apo per tu pasuruar bizesmenet e ndertuesit ne Shqiperi per nje vit. Merjani parate atyre dhe arketoni ne arken e sig shoqerore e sig shendetesore. Shteti te mos beje sehir kur pronaret i trajtojne punetoret si skllever

  • E kur flet e ky Veliaj,e ç’far thote? “Drejtesine nuk mund ta bejne njerezit e lodhur”?
    Kush eshte lodhur mor derdimen,ata qe jane sot gjykates? Te lodhur nga eurot qe numurojne dite e nate,apo nga se nuk dine ku ti depozitojene? Keshtu do beni dhe ju qe moret pushtetin,se po te ishit ndryshe,sot keta gjykates te lodhur do ishin duke pushuar ne burgje,e do shkruanin bemat e tyre me varferine,me hallet e atyre qe ju ropen lekuren per nje vendim te paguar me shitjen e shtepive,apo dhe mallit e katandise qe kishin.
    Sot Zoti Mero,kerkonte qe te heshtin bastioni i permbysur i grabitesve,duhet thote Merua te mos kene fuqi ekonomike.Lexoi i nderuar Mero ne gazeten tende sa here ja kemi sqaruar Edvinit,se pa shkateruar fuqine ekonomike,te Salit,te Bodes,Rulit,Imamit etj,etj,zor se do rezistoni ne pushtet nje vit.Por fakti qe levizjet deri me tani,nuk ndihen ne asnje germe te egersise ndaj grabitesve e vrasesve te shqiptareve,fakti qe vota e revolucionit nuk eshte kuptuar,tregon se kjo mazhorance nuk ka qene e pregatitur,per te mare pushtetin,ashtu si sot opozita akoma nuk e ka kuptuar se ka rene nga pushteti.Por kemi dy krahe ne pushtet,njeri qe de jure ka mare çelsat e kashtes se pushteit dhe nje “opozite ” qe urdheron ne te gjithe fushat e jetes,nje qeveri qe nuk ka asnje kacidhe dhe nje “opozite” qe ka gjithe te ardhurat e buxhetit.Pranda Zoti Mero,sqaroja mire deri kur do qendroje ne pushtet kjo PS me hajduterine LSI.? E ka me te gjate quravitjen me shume se nje vit?

  • Drejtesi ,drejtesi dhe vetem drejtesi ……..Jo vetem reforme neper gjykata…….por taks force ne proceset gjyqesore …..nuk kemi nevoje ,per gjykate eapeli dhe e shkalles se lart ///Ata pervec milonave qe marin nga hallexhinjte …paguhen me taksat tona …….Nje taks force me specialiste te huaj ,doti dilte me mire qevereise ……………Qe ne shkallete pare te kontrollohen dosjet …ka mangesi ,kthim ,pas ………perse duhet te vej ne apel ? apo me lart /DRejtesia nuk ka nevoje per sasi ,ka nevoje per cilesi ……………..

  • Une nuk e di perse lodheni kot keta qe erdhen as nuk e kan ndermend te bejne drejtesi sepse ps dhe pd jene e njejta bajge dhe si mund te vene drejtes kur te dyja e kan qeveris kete vend me rradhe her njera her tjetra nga 8 vjet dhe kershtu do te vazhdojen deri sa ne rrim e bejme sehire se mos ndryshojne , jo more njerez , lufta nuk fitohet pa gjak dhe demokracia nuk vjen vet . edhe keta nuk e leshojne pushtetin , pa ua marr me dhune se me vote eshte e kote vet i numrojne dhe vete me aletet tane nderkombetare i vulosin , prandaj mos kini as dhe nje iluzjon se do te behet mir ne ate vende . per deri sa populli flen gjume dhe nuk ka kush ta zgjoje dhe te marri vete fatet e tyre ne dore.

  • …………….. Mos beni shaka te tilla pa kripe…. reforme ne drejtesi???………. Shpresojme te mos jete shakaja e rradhes me popullin e lodhur nga mungesa e drejtesise ne kete vend…..

  • REFORMA NE SISTEMIN E DREJTESISE eshte drita jeshile per tu pranuar si vend kandidat ne BE ? deri ne qershor duam te shohim me shume reforma te zbatuara ,dhe jo genjeshtra . kjo duhet te jete dhe ” sfida ” e qeverise SHTETI I SE DREJTES perfaqesueshmeria e saj … shpresoje qe kesaj rradhe te ndodhe dicka konkrete …

  • Jua tregoj une drejtesine!Me nje vkm shkrini te gjitha gjykatat e vendit dhe te ngrihen nga e para mbi kritere profesionale nga nje kolegj juridik profesionistesh.Te shkurtohen hallkat :Shkalla e pare,shkalla e dyte apel,gjykate e larte,duke lene vetem gjykaten e faktit dhe kolegjin ankimues ku shqyrtohen te gjitha ankesat brenda nje afati te caktuar.Te mos njihen shtyrjet e gjyqeve.Gyqtari,avokati,prokurori ,qe mungon ne gjyq i hiqet e drejta profesionit.Sistemi gjyqesor qe eshte sot u ideua nga Ramiz Alia dhe u zbatua nga Sali Berisha per te kriminalizuar shoqerine shqiptare dhe per te vjedhur pronat e pronareve autoktone qe quheshin klasa e permbysur.

  • Urime Erionit per shqetesimin qe ngre.
    Pas nje periudhe apo “aksioni” drejtesie, tani çdo gje u sheshua perseri. Shpetim Gjika i ka hypur mbi supe monumentit te pavaresise ne sheshin ku ai eshte gati te dorezoje çelesat dhe askush nuk guxon ta zbrese poshte. Xhelali i Kamzes feston me daulle lirimin e tij nga burgu.. Nuk dua te permend minjte e tjere qe u liruan e do te lirohen per “parrezikshmeri” apo “mungese provash” . Eshte vertet per te qare e per te qeshur. Dhe çuditemi pastaj kur nuk na duan ne Evrope.
    Vetem krijimi i Gjykates Supreme ne menyre te menjehershme m u n d te sjelle vertet nje ere te re ne sistemin e kalbur shqiptar dhe kjo e perbere nga ata shqiptare qe kane studiuar e jetuar jashte kufijve te Shqiperise per nje kohe te gjate.

  • POPULLI KERKON DREJTESI ,DREJTESI NE GUKATA DHE PROKURORI ,JU BESUAM RILINDJEN TE HIQEN PROKURORET E KORUPTUAR DHE GJYQTARET E DEGJENERUAR ,PO KJO FILLON NGA HEQJA E PRESIDENTIT ,DHE ME RADHE TE KORUPTUARIT ,POPULLI JU BESOJ KTHEJINI BESIMIN POPULLIT ,NUK KA ME KOHE ,TAHIRI NUK KA KAPUR ASNJE PERSON NE KERKIM ,JANE 800 PERSONA NE KEKIM QE LEVIZIN LIRSHEM NE TIRANE ,KETA JANE REZIK PER SHOQERINE ,NUK KA ME KOHE DUAM FAKTE BINDESE E JO SHOU TELEVIZIV

  • Une vetem tek Ilir Meta kam besim per luften kunder korrupsionit, te tjeret jane koke e kembe te korruptuar. Zoti meta, shqiptaret presin te pastrosh politiken dhe pushtetin nga te korruptuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *