Mesazhet e Saliut sot, shumica ishin për Lulin?

redaktor

Pasi i ka shpallur luftë Amerikës, për të cilën tashmë ai është person non grata, Sali Berisha dha sot disa mesazhe. Po cilat janë nëntekstet që ish lideri i PD deshi t’i nënvizonte?

Yuri Kim, dhe Lulzim Basha ishin protagonistët kryesorë të mesazheve të tij. Ai i tha opinionit dhe ambasadores amerikane se Lulzim Basha ia ka treguar të gjitha…

Nga ana tjetër duke bërë analogji me takimin e tij me Donald Lu për dosjen ruse të Bashës që u mbyll, ai kërcënoi direkt Bashën duke i thënë se në atë marrëdhënie ka dy dosje.

Berisha përmendi edhe emra prokurorësh e gjyqtarësh. Edhe George Soros, edhe Edi Ramën, edhe Blinkenin, edhe “atë zonjën”, por mesazhet kryesore ishin si më poshtë:

1-Berisha kujton takimin me Donald Lu për skemën e financimit të paligjshëm të PD dyshuar me fonde ruse. Berisha kërcënoi Bashën me dosjen ruse. Pra një marrëdhënie (Berisha-Basha) dhe dy dosje ( Apo jo, mo Luli 🙂

2-Në shtator s’më ndalon asgjë të jem në parlament, veç Zotit! PD duhet t’i kërkojë Yuri Kim të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën e “barit” (Ia mban PD-së? Se sikur snuk..)

3- Luli i ka kërkuar Yurit atë që unë i kam thënë Lulit (prova, fakte, dokumente). ‘Pra, Luli m’i thotë të gjitha’ – u përpoq të vinte në dukje Saliu. (Mos e ve shumë dorën në zjarr)

4- Si në Shqipëri edhe në Korenë e Veriut kanë ngrënë mish të ngordhur dhe bar, por koha e diktatit ka mbaruar. Deklarata e Yuri Kim me “barin”, sipas Saliut është më skandalozja e bërë nga një diplomat i huaj në Shqipëri (problemi është që shumicës së shqiptarëve u pëlqeu shumë 🙂

5- Nuk kam hedhur në gjyq Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, por shpifjen. (Lojë fjalësh pa lidhje)

6-Nuk jam për ndryshimin e vendimit nga DASH, por kërkoj transparencë. Anthony Blinken nuk i ka dërguar Gjykatës në Francë ku kam bërë padinë, asnjë provë deri tani (pretendim qesharak)

7- Berisha përmend Prokurorë e gjyqtarë si pjesë e skemës të kapjes së Drejtësisë nga Edi Rama- Ilir Panda, Sokol Sadushi (po provat që i ka kaa për zemër cilat janë?)

8- Nëse grupi parlamentar i PD merr nismë për të më hequr do të bëj aleancë me çdo demokrat për të vijuar betejën. (Si beu i moshuar i Koncert në Vitin 36 🙂

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *