Princi William dhe Dukesha Kate kanë marrë pushimet dhe janë nisur bashkë me fëmijët e tyre – Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis – në ishujt e Scilly.
Për shkak të kufizimeve të pandemisë së Covid-19, William dhe Kate kanë zgjedhur t’i bëjnë pushimet brenda Anglisë, por edhe për një arsye tjetër. Në këtë arkipelag William ka kujtime shumë të bukura pasi në të njëjtin vend dikur bënte pushime me të ëmën, Princeshën Diana, të atin Princin Charles dhe vëllain Harry-n.
Madje nga pushimet e tyre është dhe kjo foto e vitit 1989 ku familja shfaqet me biçikleta dhe shumë të lumtur.

