Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën për të trajtuar dosjen e Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, i cili u arrestua për gjetjen e 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur.
Selim Çekaj është në arrest me burg edhe pse ka mohuar që ai të kishte dijeni për kokainën në kontejnerin me banane.
Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit pritet të vendosë ditën e sotme për masën ndaj Selim Çekaj, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në qeli ose jo.
j.l./ dita

Gjithmone kur Prokurorite apo Gjykatat shpallin paaftesine (moskompetencen) per shqyrtimin e ketyre ceshtjeve, kemi te bejme me krime te organizuara nga pushtetaret.
Prokuroria e Durresit s’ka kompetence ! Dhe cila Prokurori atehere??? Droga u kap ne portin e Durresit ,i dyshuari mbahet ne burg dhe degjojme se nuk eshte ne kompetenten e Prokurorise se Durresit.Ndoshta duhet te percillet ne dyert e Hages.
Po per cfare krimi jeni kompetent, per vjedhjen e xhepave !?