Dilemës nëse Shqipëria do mund të bëhet një ditë, do ishte më mirë t`i qasemi nga një tjetër dimension: nga ajo nëse ky vend do ketë ndonjëherë drejtësi. Dhe nuk është fjala për Sistemin e Drejtësisë, për drejtësinë nga pikëpamja institucionale; është fjala për qeverisje me drejtësi, të cilat shtrojnë rrugë shumë më të rëndësishme se ato me asfalt: janë rrugët e një morali të domosdoshëm shoqëror për të bërë të mundur rehabilitimin e asaj çfarë është dërmuar e qelbur në 23 vjet, e më pas, nisjen e një ere të re. Degradimi i Sistemit të Drejtësisë, ku është përqëndruar e gjithë kuja e shoqërisë, është pasojë e një shkaku: padrejtësive që kanë buruar prej qeverisjeve në gjithë këto vite.
Duket naive, por një i mençur i kësaj bote, si thelb të padrejtësisë të një qeverisjeje, ka veçuar të besuarit e një pune, një njeriu që nuk e meriton atë, sidomos kur dihet se për atë punë, është dikush tjetër më i aftë, e kjo gjë ndodh për çdo arsye përveç asaj që ka të bëjë me punën. Dhe ne, në këtë stad ku jemi, duhet të shohim se si po vepron qeverisja e re me emërimet. A po bëhen ato me kriteret e së drejtës?! A po shkon njeriu i duhur, me moral e aftësi bashkë, në një punë të caktuar?! A ka pra një fill drejtësie në gjithë proçesin e emërimeve nëpër poste administrative?
Nuk di të japë ndonjë përgjigje përfundimtare e të prerë me thikë, por këto ditë u njoha me rastin e një të kthyeri nga Perëndimi, të diplomuar atje e me një karrierë të shkëlqyer profesioniste, i cili ishte dorëzuar para një realiteti, të paktën atje ku kishte aplikuar, duke marrë një përgjigje diku të drejtpërdrejtë e diku të nënkuptuar, se, edhe pse vërtet plotëson pothuajse çdo kriter (siç i komunikohet nga drejtues të ndryshëm), vendet janë të zëna. Nënkupto: Padrejtësisht! Psetë, merren lehtë me mend. Janë çdo ditë aktivë zërat ankimtarë e denoncues nga mazhoranca në adresë të Sistemit të Drejtësisë, por më parë është thelbësore dhe e nevojshme që këto zëra, të vlerësojnë ftohtësisht se sa drejtësi po gjenerohet nga ata vetë, në startin qeverisës.

Fusni nje here kryehajdutin Ilir meta ne burg pastaj e kane rradhen te tjeret
Hajduti hajdutin e ruan
Sakte komenti “babo”! Drejtesia nis nga pusht- shtetaret e djeshem e te sotem, dmth ministrat e LSI. Qeveria te mos ankohet kot per Sistemin e Drejtesise por te shohe ministrin e saj Naco qe mundohet te mbuloje llumin e korrupsionit qe kane bere e bejne drejtuesit lokale e qendrore te LSI. Sa kohe te jete kjo ministri ne dore te Metes nuk do kete tjeter pune vec mbulimit te gjurmeve te vjedhjeve te tyre.
harojeni……Drejtesia eshte ber njesh me Miloshevicin shqiptare dhe te dy se bashku i bejne shandazh shtetit…Keta nuk e bejne dot vete …Le te kerkojne ndihme nderkombetare….Vecanerisht tek Amerika…Ndryshe …….hem…… pa asnje dyshim deshtimtotal i shtetit
JO VETEM DREJTESIJA ‘MORALE’ POR DHE INFORMACIONI
Problemi eshte ‘thembra’ e Akilit.Ne 22 vjet jane shkaterruar vlerat etiko morale e me e keqja ne keto vite ‘informacioni’ ka propoganduar antivlerat.
Perjashtu ndonje e perditeshme e shkruar si kjo e ndonje tjeter informacioni publik eshte ne dore te politikave antishqipetare .Si mund te rilinde nje vend pa informacion ?Populli jo vetem eshte ne terr informativ por ky antiinformacion brezit te RI po i heq memorjen.
Kur popullit do i serviret sherbim publik nga televizioni publik me protogoniste nga publiku edhe me filmime KU ISHIM PARA ’90 KU JEMI SOT NE TERE JETEN E VENDIT -I KEMI RRUGET TE MBYLLURA KU DO VEMI.
Ky televizion duhet te mbyllet ose privatizohet po qe se do vazhdoje te zevendesoje akoma klubin e Selanikut ku mendimi ‘unik’ i eunukeve Fvzi,Lubonja,kiçot e Blushat apo BODEgardet e krimit e korrupsionit vazhdojne te bejne ‘moral’ femijeve te pa ngrene e 30 vjeçareve te pa pune.Rilindja fillon nga informacioni.
dava vent rumpall ashtu si eshte e populli ..,
A ka ky vend njerez,te mençur,e kurajoze,ka shoqeri civile,apo ka te paguar njerez qe jane shoqeri civile?
A ka studente,rini qe do perparimin,zhvillimin,do ta shohe kombin si te gjithe te tjeret,apo tek ne nuk ka universitete,pedagoge,arsimtare,e te gjithe zvariten per buken e gojes dhe heshtin deri ne var?Si eshte e mundur qe nje drejtesi kaq e koruptuar,te zoteroje gjithe jeten e vendit dhe askush nga shoqeria civile mos flase? Ku jane ata trimat e lendeve kimike qe bene namin(si puna e vellezerve shqiptare qe kur do mernin shperblimin nga i pasuri se i shpetuan femijen,vellai i dyte i thote; faleminderit,por dhurate qe do me japesh mua eshte-mos ja jep lopen qe te ka kerkuar vellai i pare),dhe sot kur gjithe shoqeria jone eshte e paralizuar,e helmuar nga helmet qe shkaterojne nje komb si korupsioni,heshtin…heshtin.
A ka me tragjedi per nje popull,kur shekon te shkaterohet nje shoqeri,te degradoje,te varferojejne disa njerez miliona te tjere dhe askush nuk flet? A ka vdekje me te bukur per nje komb? Ky vend eshte Shqiperia,qe ka me mijera studente,me mijera njerez te arsimuar,me qindra profesore,as/profesore,doktore shkencash,kancelare,pedagoge,arsimtare(mjeket nuk po i permend se jane pjese e helmit korupsion),?. Si heshtin?Perse zvariten si krimba ne lageshtine e dimrit dhe nuk ngrene koken? Si mund te komentohet nje apati,vrasese per te ardhmen e nje populli? Te jemi ne Shqiptaret race e veçante ne bote? ÇUDI????
Per mua produkti eshte skarco.Nxenes qe kalojne klasa pa ditur asgje , dipoluar pa mesuar asgje , emrime pa ditur te bejne asgje dhe prodhojne vetem injorance , pabesueshmeri dhe shpresa te vrara . E natysrisht ne kete lloj terreni a mund te kultivohen vlera ?
Ke te drejte zoti artikullshkrues
Puna e administrates eshte bere si ajo plaga qe ka maisur shuma(ka shume qelb) Kjo qeveri duhet ta ndreqe nga pak cdo dite
Nje gje duhet te jete e qarte, te pakten sipas meje, per nje vend pune kur dy apo me shume konkurues plotesojne kushtet, kuptohet qe do te merret ne pune ai qe eshte me afer qeverise ne bindje e kontribut. Po ti leme fjalet e medha delegimi i kopetencave dhe besimi i detyrave eshte edhe ceshtje besimi dhe ne kete aspekt per fazen ku jemi nuk mund tja besosh drejtimin kundershatrit i cili nuk ja do te miren kesaj Qeverie
Se pastaj do ta pesojme si te SHISH qe emrohen ata qe deshen te bombardonin Vloren ne 97