CNN shkarkon tre punonjës për shkak se nuk ishin vaksinuar për COVID-19

entela

Tre të punësuar nga rrjeti televiziv amerikan CNN janë pushuar pasi kompania zbuloi se vazhdonin të punonin pa qenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Stafi i CNN u informua për shkarkimet në një memorandum të dërguar të enjten nga drejtuesi Jeff Zucker, i cili tha se vaksinat kundër COVID-19 ishin të detyrueshme për të gjithë personelin që punonte në zyrat e televizionit.

“Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë, ne kemi zero tolerancë për vaksinimin”, shprehet Zucker.

Në korrik, kompani të mëdha te teknologjisë përfshirë Facebook, u thanë punonjësve se duhet të kryenin vaksinën para se të riktheheshin në zyra. Edhe gjiganti Netflix e ka bërë të detyruar vaksinimin për stafin.

e.r/dita

Share This Article
1 Comment
  • Ja pra kjo eshte dhe Dempkracia e tyre. C’fare ndodhi me logon ” My Body my Choice “. Apo e kishin vetem per Homoseksualet, Lesbiket dhe abortet kete logo?

    Hipokrizia dhe mashtrimi jane ngritur ne piedestal ne keto kohe te erreta qe po jetojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *