Covid-19, Veliaj: “Nëse duam të marrim pjesë në koncerte apo aktivitete masive, duhet të vaksinohemi”

entela

Për të marrë pjesë në koncerte apo aktivitete masive publike në Tiranë duhet të jesh i vaksinuar, për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve.

Gjatë vizitës në familjen Trimi në Ndroq, banesa e së cilës u rindërtua pas tërmetit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj foli për një rregulli të ri lidhur me Covid-19.

Nëse doni që Tirana të hapet 100%, pra që të lejohet publiku në ndeshjet e futbollit ose në koncerte, duhet të jesh i vaksinuar.

Nëse doni të shkoni në aktivitete te Amfiteatri i Liqenit, në sheshin Skënderbej, apo të ndiqni koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, s’ka rëndësi kush vjen, duhet të jeni të vaksinuar.

Nëse nuk vaksinohesh, nuk ke pse e mban peng qytetin që të kthehet në jetën e tij normale. Sepse i bie që 1% e shoqërisë dikton 99% të të tjerëve.

Nëse s’do të vaksinohesh, rri ti në shtëpi dhe beso idiotësitë e portaleve”, tha Veliaj.

 

e.r/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ky duhet te paditet per shpifje dhe disinformim ku e gjeti kete 99% sa eshte numri real i te vaksinuarve me ata te pa vaksinuar. Cesht kjo cmenduri te pohosh se jan vaksinuar 99%e popullsis pse ky mashtrim haptas fare kur dihet mire qe as 20%e populsis nuk eshte vaksinuar dhe masivisht po e refizojn vaksimimin. Ku e gjen guximin ky ti diktoj njerzve a duhet vaksinu apo jo. Kujdes kur kercenon dhe dikton se si duhet te jetojn njerzit e shemdetshem ti etiketosh te rezikshem eshte shpallje lufte haptas mos kalo cakun se do perfundosh te ndonje nga ato pemet qe ke mbjell vet neofashizmi nuk ka vend tentativa per lavazh truri eshte e deshtuar dhe do japesh llogari per kto nje dit.

  • Ky do shkoje ne burg se shpejti.
    Genjeshtar spektakolar. Antiligjor dhe antikushtetues pra arbitrar.

    Vaksina nuk mbron dhe eshte depopulluese.
    Tani kemi imunutetin natyror te tufes dhe nuk ka nevoje per vaksina helmuese.

  • Ky duhet te paditet ne gjyqin e Hages per krime kunder njerezimit dhe shkeljen e kodit te Nuremburgut. Kur te shkoje para gjyqiit, te paraqese prova shkencore ku verteton 100% se Virusi Covid-19 eshte i izoluar e purifikuar plotesisht si pathogjen. Jo te paraqitet me shifra fiktive testesh fallco, por te vertetoje me ekspertize se virusi ekziston dhe eshte izoluar,

    Ne te kundert denimi per shkelje te kodit te Nuremburgut eshte varje publike.

  • edhe po s’u vaksinuan kush do i kontrolloj, … ti veliaj?

    ju aq ju ben per popullaten
    kovidi beri kerdine pa fre a kontroll ne tetor 2020- prill 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *