ZYRTARE: Messi transferohet te Paris Saint-Germain, firmos për dy vite. Zbulohet kontrata dhe rroga që do përfitojë (më shumë se Neymar)

Ornela

Leo Messi do të shkojë te Paris Sant German, PSG. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai ka arritur akordin për një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2023 me opsionin për një vit shtyrje.

Kështu ka marrë fund dilema se ku do të luante ylli argjentinas në Angli apo në Francë.

Sipas gazetës L’Equipe, Messi do të fitojë një pagë vjetore neto prej 40 milionë eurosh, 5 më shumë se 35 milionë eurot e Neymar.

“Shifra është pak më pak se ajo që klubi francez ishte i gatshëm të ofronte në të kaluarën,” shkroi L’Equipe: “Por oferta e re përshtatet me kërkesat e vetë lojtarit”.

“Një takim midis PSG dhe përfaqësuesve të lojtarit është caktuar për të dielën”, shton gazeta franceze. Paris Saint Germain synon ta prezantojë Messin para tifozëve të martën e 10 gushtit në kullën Eiffiel.

Ndërkohë, argjentinasi te PSG ribashkohet me shokun e tij të vjetër Neymar Jr, por edhe me shokët e tij në kombëtaren argjentinase Di Maria e Paredes.

Me Messin në skuadër Pochettino mund të hedhë në fushë një formacion yjesh me Donnarumman në portë, Hakimin, Marquinhos, Ramos e Bernat në mbrojtje, Verratin, Wijnaldum e Di Marian në mesfushë dhe Neymar, Mbappe dhe Messin në sulm.

Kjo 11-she nuk duhet ta diskutojë fitimin e titullit kampion në Francë dhe duhet të tentojë me çdo kusht triumfin në Champions League.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Moj paraja murdare,qe e ben boten zagare!
    Nuk ka vlere me dinjiteti njerzor dhe nderi.Fiton mosmirrenjohja ndaj barcelonasve te zhgenjyer!

  • MESSI = EIBSTEIN =GOAT= GJENI !
    Le të shijojmë Magjitë e Jashtëzakonshme të këtij Djali -Djaloshi dhe Burri të tashëm.
    Edhe Tifozët kundërshtarë thellë në shpirt e vlersojnë MAGJIKUN MESSI .
    Kur Ai dhe Ronaldo të pensionohen , HALAAND mendoj unë do mundohet ti ngjajë MESSIT ,,dhe për mua HALAAND do bëhet Më i Mirë se Mbapee .
    Rekordet e MESSIT , 7apo 8 do të duan edhe 50 vite që të thyhen .

  • MESSI = EIBSTEIN =GOAT= GJENI !
    Le të shijojmë Magjitë e Jashtëzakonshme të këtij Djali -Djaloshi dhe Burri të tashëm.
    Edhe Tifozët kundërshtarë thellë në shpirt e vlersojnë MAGJIKUN MESSI .
    Kur Ai dhe Ronaldo të pensionohen , HALAAND mendoj unë do mundohet ti ngjajë MESSIT ,,dhe për mua HALAAND do bëhet Më i Mirë se Mbapee .
    Rekordet e MESSIT, 7apo 8 do të duan edhe 50 vite që të thyhen .

  • MESSI = EIBSTEIN =GOAT= GJENI !
    Le të shijojmë Magjitë e Jashtëzakonshme të këtij Djali -Djaloshi dhe Burri të tashëm.
    Edhe Tifozët kundërshtarë thellë në shpirt e vlersojnë MAGJIKUN MESSI .
    Kur Ai dhe Ronaldo të pensionohen , HALAAND mendoj unë do mundohet ti ngjajë MESSIT ,,dhe për mua HALAAND do bëhet Më i Mirë se Mbapee.
    Rekordet e MESSIT, 7apo 8 do të duan edhe 50 vite që të thyhen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *