Nga DHIMITËR SHTËMBARI
U vendos të shkruhej me dialektin e Elbasanit, por pa injoruar prurjet gjuhësore toske dhe gege
Ndërkohë që në jug të Shqipërisë zhvillohej Lufta e Vlorës e në veri të saj vazhdonin veprimtari antikombëtare nga fqinjtë barbarë, Qeveria e Sulejman Delvinës e dalë prej Kongresit të Lushnjes në janarin e 1920 – s, vijonte veprimtarinë e pandërprerë për administrimin kombëtar të vendit.
Në këtë kuadër, si prioritet të punës së saj ajo kishte zgjerimin e Arsimit në mbarë vendin.
Që më 26 korrik, pra, thuajse një muaj para se të mbahej Kongresi Arsimor, ministri i Arsimit, Sotir Peci, i drejtohej Këshillit të Ministrave për formimin e një Komisioni Teknik, në përbërje të të cilit do të ishin 10 – 12 mësues të zgjedhur ndër më të aftët në shkallë vendi. Dhe si vend për mbajtjen e një kongresi për Arsimin ai pat sugjeruar Lushnjen, si qytet me përvojë për mbajtje kuvendesh të mëdha, natyrisht edhe si një qytet, ku mund të punohej qetësisht.
Në të vërtetë, nga Elbasani ishte nisur kërkesa që Kongresi të mbahej në Elbasan, me që aty kishte një grup intelektualësh të njohur, shumica mësues në shkollën Normale. Ministria e Arsimit i ktheu përgjigje Aqif Pashë Elbasanit, duke i bërë të ditur, se Kongresi që do të mbahej në Lushnjë ishte vetëm teknik e se delegatët ishin lajmëruar. Ndërkaq, thuhej në përgjigjen drejtuar Aqif Pashë Elbasanit, Lushnja ka zënë shtëpi dhe koha e shkurtër nuk krijon mundësi që të ndryshohen gjithë urdhrat e dhënë. Madje, në përgjigje shkohej më tej, duke thënë që zoti Xhuvani mund të mos vijë e në vend të tij të vijë Ahmet Gashi. Pikërisht kjo qe arsyeja që Aleksandër Xhuvani nuk mori pjesë ditën e hapjes së Kongresit në Lushnjë, por shkoi një ditë më pas.
Me t’u miratuar vendi i mbajtjes së Kongresit, ministria e Arsimit ngarkoi nënprefektin e qytetit, Hiqmet Delvina dhe kryetarin e Bashkisë, Besim Nuri, që të merrnin të gjitha masat për mbarëvajtjen e punimeve të atij kuvendi të rëndësishëm, që do t’i fillonte punimet më 15 gusht 1920. Këta të fundit, nga ana e tyre, thirrën të gjithë kryepleqtë e fshatrave, që edhe këta të mund të kontribuonin në dobi të kësaj ngjarjeje me rëndësi kombëtare.
Të varfër, por që shikonin drejt dritës së diturisë
E vërteta ishte, se Lushnja, si të gjitha bashkitë e tjera të vendit, kishte fare pak shkolla. Në shkallë bashkie ishin vetëm 13 të tilla, si dhe një shkollë plotore në qytet. Gjithsej bashkia kishte vetëm 37 mësues, por, kjo duhet theksuar, thuajse të gjithë ishin edhe figura të shquara. Në fshat, por edhe në qytet mësuesi ishte figurë shumë e nderuar. Në të gjithë rastet mësuesi vendosej në qoshe të odave.
Ndërkohë që ishte hedhur ideja për mbajtjen e Kongresit Arsimor në Lushnje, në këtë qytet dhe në fshatrat e kësaj bashkie i kontribuonin Arsimit figura të shquara, si Naum Prifti, Izet e Esat Libohova, Teodor e Aleko Rista, Rrapi Mërtiri, Petro Muzaka, Jovan Ndreka, Ikonom Dhima, Sokrat Koka, Anastas Ikonomi, Roza Kakarriqi, Murat Delvina, Zydi Vrioni, Qazim Përmeti, Spiro Saqellari, Llukë Karafili, Kostandin Ziu, Jorgaq e Marigo Semini, Thanas Ndoni, Jorgji Toli, Abedin Nuredini, Beshir Islami, Abdyl Musai, Ahmet Shehu, Murat Kadriu, Xhemal Bushi, Tod Kadillari, Rexhep Peza, Llambër Deda e mjaft të tjerë.
Kongresi i Arsimor do të mbahej në një truall me ekonomi shumë të dobët, por me njerëz që shikonin vetëm drejt dritës së diturisë.
Mbledhur së bashku figurat më të shquara të arsimit
Delegatët që erdhën në Lushnjë ishin nga Shkodra, Tirana, Elbasani, Berati, Gjirokastra, Korça e Pogradeci. Ishte planifikuar të vinin shumë e shumë të tjerë, këta nga të gjitha bashkitë e vendit, por mundësitë e lëvizjes në ato kushte që ishte vendi nuk lejoi të vinin të gjithë. Sidoqoftë, mbas ditëve të para, erdhën edhe mjaft delegatë të tjerë.
Kongresi i filloi punimet më 15 gusht1920, në orën 9. Të ftuar ishin edhe disa mësues lushnjarë, midis të cilëve: Ikonom Kozma Dhima, Anastas Laska, Naun Prifti (Doko), Theodhor e Aleks Rista, Teofik Zoto e ndonjë tjetër.
Për t’u vënë në dukje është fakti, se Aleksandër Xhuvani nuk mori pjesë ditën e hapjes së Kongresit. Erdhi një ditë më vonë! Dhe menjëherë u zgjodh kryetar i këtij Kongresi, sipas dëshirës edhe të vet ministrit të Arsimit, Sotir Peci. (Në fakt, Xhuvani kishte dashur që ky kuvend i madh Arsimor të mund të organizohej në Elbasan)
Edhe pse dëshira e ministrisë së Arsimit qe për një kuvend të gjerë mësuesish, numri i kongresistëve qe i kufizuar. Dhe kishte shkaqe. Sapo qe shtypur rebelimi sadist në Shqipërinë e mesme, ndërkohë që zhvillohej Lufta e Vlorës dhe vazhdonte lufta në Malësinë e Shkodrës.
Gjithsesi, në këtë Kongres u ftuan të merrnin pjesë mësuesit më me përvojë të vendit, midis të cilëve ishin: Aleksandër Xhuvani, Ilia Dilo Sheperi, Thoma Papapano, Ahmet Gashi, Aleko Kondi, Dhimitër Borja Belkameni, Gasper Mikeli, I. Anamali e të tjerë.
Dhe morën vendime historike: shkrihej rrjeti arsimor, ndërkohë që arsimi fillor bëhej i detyrueshëm.
Vendime të marra me konsensus atdhetarësh
Në hapje të Kongresit, fjalën përshëndetëse e mbajti nënprefekti, Hiqmet Delvina, i cili pat falënderuar Qeverinë dhe ministrinë e Arsimit, që vend për mbajtjen e atij kuvendi kishin zgjedhur pikërisht Lushnjen. Në vijim të fjalës së vet, ai i pati uruar punime të mbara kuvendit që mbahej, duke shpresuar e besuar se tashmë edhe Shqipëria do të mund të krijonte rrugën e saj të gjerë për zhvillimin e Arsimit.
Në vijim përshëndeti kryetari i Bashkisë, Besim Nuri, ai që pat krijuar të gjitha kushtet në qytet për Kongresin Kombëtar të Lushnjes, mbajtur vetëm tetë muaj më parë, në janarin e po atij viti. Shkurt, por me fjalë të zgjedhura, ai foli mbi rëndësinë e këtij Kongresi, i cili, siç u shpreh ai, me shpresë në perëndinë do të jap më të mirat fruta, për lulëzimin e kombit tonë.
Pas gjithë këtyre përshëndetjeje, një grup nxënësish të shkollave të qytetit, djem e vajza, dhanë një koncert për t’u uruar delegatëve mirëseardhjen. Me këtë rast u këndua dhe Himni i Kongresit të Lushnjes.
Delegatët e ardhur nga disa treva të Shqipërisë, me formim të ndryshëm për shkak të shkollave që kishin mbaruar, sillnin në këtë Kongres zërin e tyre individual, duke mos u tunduar nga ndonjë frymë politike. Dhe pikërisht kjo qe edhe madhështia e konsensusit të këtij kongresi: të gjithë diskutuan dhe vendosën si atdhetarë.
Me konsensus u miratuan 219 terma për gjuhën, aritmetikën e gjeometrinë. Me po këtë frymë u shkruan modelet e orareve, e dëshmive shkollore, e amzave, e regjistrave të përditshëm e të përjavshëm. U vendos që prej klasës së tretë III e përpjetë të mësohej edhe një gjuhë e dytë, që do të caktohej nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Disa nga vendimet historike të Kongresit Arsimor:
Pas diskutimeve të shumta të delegatëve, në Kongres u vendos hartimi i programit sintetik për shkollat fillore qytetëse.
Në mungesë të një programi analitik, u vendos që veprimtaria shkollore të ishte e ndarë javë për javë në shkollat fillore 4 e 5 klasëshe të qytetit dhe për shkollat fillore 3 klasëshe të fshatit.
Edhe pse Qeveria ishte e dobët për fonde, u vendos botimi i teksteve shkollore, i librave të këndimit, i gramatikave, i numëratorëve etj.
Në vazhdë të një vendimi të mëparshme, marrë që në vitin 1916, u vendos që të përdorej një gjuhë e përbashkët, pas së cilës do të shkruheshin të gjitha librat shkollorë.
Ndërkohë, me sugjerim të disa delegatëve, u vendos për një të përkohshme pedagogjike, që do të merrej me botimin
dhe propagandimin e arritjeve pedagogjike.
Kongresi diskutoi e vendosi deri edhe për çështje të rregullave të brendshme shkollore, duke filluar nga përdorimi i regjistrave, i amzave, i orareve, i dëshmive shkollore dhe i të tjera dokumenteve zyrtarë, që duhej të mbante drejtoria e secilës shkollë.
Në kuadër të masave që merreshin për unifikimin e shkollës, u mor vendim që si gjuhë letrare, sipas së cilës do të shkruheshin librat shkollorë, u mor për themel dialekti I Elbasanit. Por delegatët, të lirë në mendimet e tyre, këtij vendim i shtuan, si të thuash, edhe disa nënvendime: Në gjuhën e shkruar të mbaheshin parasysh format etimologjike të fjalëve të njohura më mirë në dialektin Tosk e disa në dialektin Geg.
Interesant qe pika e nëntë: U vendos që libri i parë i këndimit të jetë i shkruar thjesht gegërisht, ose thjesht toskërisht; libri i dytë të jetë i përzier me copa leximi me dialekt gegërisht – toskërisht. Tërë librat e këndimit për klasat e tjera të hartoheshin vetëm në gjuhë letrare, duke marrë për themel dialektin e Elbasanit.
Ditët e fundit Kongresi Arsimor i zhvilloi në Elbasan, sepse kishte dalë nevoja për konsultime më të shpeshta e më të gjëra, ku mundësitë në atë qytet ishin më të shumta, siç pat sugjeruar Aleksandër Xhuvani që para nisjes së punimeve të këtij Kongresi.
Gjithçka që u vendos në Kongresin Arsimor të Lushnjes synoi në njësimin e organizimit të shkollës, në njësimin e gjuhës në tekstet shkollore, në mjaft çështje didaktike e praktike të punës në shkollë.
Jehona e Kongresit Arsimor në shtypin e kohës
Jehona e Kongresit Arsimor u ndje anembanë Shqipërisë. U ndje, sepse lidhej me një dëshirë të kahershme të të gjithë shqiptarëve. Sidomos mësuesit e dalë nga bankat e shkollës Normale të Elbasanit u bën propagandistë të flaktë të vendimeve të këtij Kongresi.
Shtypi shqiptar brenda vendit, por edhe ai i diasporës i kushtoi shkrime të shumta kësaj ngjarjeje me rëndësi historike. Parashqevi Qiriazi që botonte në shqip, frëngjisht e anglisht revistën politike “Ylli i mëngjesit”, trajtoi mjaft probleme të Arsimit kombëtar. Në po këtë vit (1920) dolën edhe organe të tjera që trajtonin probleme të ndryshme pedagogjike. Të tilla ishin gazeta “Studenti” me qendër në Amerikë, gazeta “Djalëria”, ku shkruanin studentët shqiptarë në Vjenë etj.
Arsimtare”, “Afrimi” etj. Probleme të karakterit pedagogjik trajtonin edhe gazeta e revista të tjera të kohës, si “Zani i ri”, “Shkolla e re”, “Kumtari arsimuer”, “Përlindja” etj.
Kongresi Arsimor i Lushnjës përcaktoi fizionominë e Arsimit në shtetin e pavarur shqiptar.
Godina ku u mbajt Kongresi Arsimor i Lushnjes

Disa nga delegatët. Lart: Th. Papapano, M. Ballkameni, P. Pogoni, J. Fekeci. K.Margjini dhe A. Gashi. Posht: I. D. Sheperi, Dh. Mborja, A. Xhuvani, A. Kondili, N. Panuca dhe G. Mikeli.

Mësues lushnjarë, pjesëmarrës në Kongresin Arsimor të Lushnjes: Izet Libohova – drejtor, Murat Delvina, Roza Kakarriqi, Anastas Ikonomi, Jovan Ndreka, Llambër Deda, Lili Bandili, Petro Muzaka, Met Shehu, Aleks Rista, Thanas Ndoni, Esat Libohova dhe Mustafa Deda.

Pjesëmarrës nga shumica e trevave shqiptare në Kongresin Arsimor të Lushnjes


Shumë shkrim interesant dhe i dobishëm. Sidomos kur bëhej fjalë për frymën patriotike që sundonte atë fillim shteti në vend dhe në zgjedhjen dialektit të Elbasanit, si bazë edhe e gjuhës së shkruar shqipe sot. Urime -ish gazetarit të “Bashkimit” për këtê visar.
C’kontrast i madh me qeverisjen e ketyre 30 vjeteve qe i vune minat punes njeshekullore te rilindasve dhe brezave pas tyre!
C’fatkeqesi qe sot ne Shqiperi eshte kthyer analfabetizmi ne epoken e shkences e teknologjise ne po hyjme si nje shtet pa Akademi dhe institute kerkimore kur qysh 50 vjet me pare kishim 16 institute kerkimore dhe rreth 100 qendra dhe stacione kerkimore te shtrira thuajse ne te gjitha rrethet e vendit.
Fotoja e fundit eshte vene pa qene nevoja, pasi nuk ka lidhje me Kongrein Arsimor te Lushnjes (1920), por me deputetet e zgjedhur me 1921.
Eshte nje shkrim me shume pasuri shpirterore, kombetare dhe shkencore. Autori ka shkruar me pasion te vecante sikur te ishte vete ne ate kongres. Ky shkrim evokon disa te verteta te medha historike qe kurre nuk duhet t’i harrojne brezat e shqiptareve si: domosdoshmeria e arsimimit dhe edukimit te rinise shqipatre te cdo kohe; nevoja per arsimimim te mirekontrolluar dhe te centralizuar mbi baza te shendosha shkencore e sidomos pedagogjike; domosdoshmeria e te kuptuarit te arsimit si arma nr.1 per te qene atdhetar e per te ditur se si mbrohet kombi; nevoja per te transmetuar nder breza themelet e gjuhes se folur e te shkruar te shqipes; domosdoshmeria per te patur kurdohere disa insitituciuone shkencore arsimore e pedagogjike si komb, etj etj.
Shkrimi jep nje galeri emrash mesueesh e pedagogesh qe sot neper shkolla nuk u degjohet emri edhe pse kane vene themelet e arsimimit tone te asaj kohe aq ta trazuar.
Mbeta shume i kenaqur kur e mbarova leximin. Sa mire do te ishte sikur edhe sot, ne kete katrahure qe e kane futur arsimimin e brezit te ri hipokritet , mashtruesit dhe cipeplasurit hajdute te 39 universiteteve shqiptare te licensuara nga qeverite postkomuniste! Sa keq qe te rinjte tane sot nuk kane mundesi te zgjedhin me te miren pe veten, familjen dhe vatanintone. Sikur vetem nje sy t’i hidhte minitresha e arsimit ketij shkrimi e te reflektonte aq sa mundej diku ne nje nga detyrat e saj pa pasur mendjen tek superfitimi …
Te lumte miku yne dhimiter shtembari.!
Ilmi qazimi
Nje shkrim i ralle sa me vertetesi kohe,pasuar, nga komentues-Fjale pake-shprehur shume…
Falemindrii i nderuar Dhimiter Shtemabri,nje nga pasionantet KUARO te arresimi deri Gazetarine,bere kryejfale te punes suaj nje jete.
Si nje Mesues sa drejtues shkollash, qortoj veten,si i moshuar e nje jete me arresim-Kujturen, nje studim si bere Ju,me sherbeu per tu thelluar ne shkrime,si beni ju ne kete shkrim qe po e quaj METODIK. Faleminderit. Si nje jete mesues sa si *PasuesVETERAN* ju pershendes dhe uroj -suksese arresimit tone,vertet me probleme,deri dhe ne NE EMIGRACIN,per te cilin ka pake interesim nga organet shteterore..Si prag fillimi te vitit shkollor ju uroj fillim te mbare.
Me konsiderate *Pasuesi VETERAN*-85 vjecari;
Toronto 07-08-2021 Dh Xhoga.*Pasues veteran*
I nderuari Dhimitër, të lumtë pena dhe të shoqëroftë shëndet i ëmbël e i plotë!
I nderuari Dhimitër ! S’është as i pari dhe as i fundit ndër shkrimet tuaja, të cilët kanë patur si qellim të vetëm pasqyrimin e zhvillimit të veprimtarisë kulturore – artistike të rrethit të Lushnjes. Në këtë shkrim Ju pasqyroni punën vetmohuese të popullit tonë për arsimimin e tij. Eshtë njëshkrim të cilin brezi i ri duhet ta lexoi me vëmendje e të mësoi se cilat kanë qënë përpiekjet e të parëve tanë për shkollimin e mbarë popullit ,i cili ishte lënë në errësirë edhe nga pushtyesit e huaj.Te mësojnë se shkollat, universiteti, akademia dhe i gjithë arsim-kultura e ka arritur këtë zhvillim me shumë sakrifica,madje është derdhur edhe gjak. Janë vrarë dhe helmuar shumë patriot ,që punuan me vetmohim për hapjen e shkollave. Një detyrë kjo e caktuar edhe nga Kongresi i Arsimor i Lushnjes. U ndjeva krenar për të gjithë pjesëmarrsit e kogresit,por vençanrisht u emocionova kur lexova emrin e msuesit tim Petro Muzaka ose Bualli,pasi thirrej me te dy mbiemrat. Ishte edhe ky Kongres i Arsimit në Lushnje që zgjoi dashurinë për arsimin e kulturën në Lushnje,ndaj dhe bijtë e saj : Vaçe Zela, Margarita Xhepa, Vath Korreshi, Ilia Shyti, Faslli Haliti, Loni Papa e sa bijë të tjerë me punën e tyre e ngritën më lartë vlerat e këtij Kongresi për të cilat jemi krenar si bijë të ketij rrethi. Një meritë jo pak të lavdrueshme kini edhe Ju ,i nderuari Dhimitër që këto ngjarje kaq të rëndësishme i kini pasqyruar herë pas here në shtypin e p5ditshëm si ushqim për brezin e ri. Edhe një herë nderime i dashur Dhimitër!
Ky kongres nuk egziston.
Rreshto emra sa te duash,,rreshto fotografi te ngjarjeve te tjera,,por ky kongres nuk egzistoon.