Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar se personat që shkaktojnë zjarre do të përballen me ligjin, pasi rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe pasurinë e tyre.
“Do të përballen me ligjin të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër do të shkaktojnë zjarre, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre. Me zjarrin nuk luhet e as bëhet shaka, prandaj apeloj për t’u treguar të kujdesshëm në çdo moment.”, shkruan Çuçi në rrjete sociale.
Përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka proceduar 5 persona për zjarrvënie në Lezhë, Gjirokastër dhe Vlorë.
e.r/dita

zjarret i vene turistet serbe
qe hardallosen te lire ne territor, pa kontroll
territori periferik i shqiperise s’ka roje pyjore, pra s’ka prani te shtetit e ligjit aty.