Shuhen zjarret në Dukat dhe Gjirin e Gramës falë helikopterit holandez. Problematike flakët në Kukës

entela

Janë neutralizuar vatrat e zjarrit në Dukat të Ri dhe në Gjirin e Gramës në qarkun e Vlorës. Ministria e Mbrojtjes njofton se pas punës të forcave operacionale dhe helikopterit të ardhur nga Holanda, po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës.

Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat. Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij.

Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Nuk paraqitet rrezikshmëri.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Ai po shuhet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë.

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, Bashkia Mirditë ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit. Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë.

Vijon të paraqitet e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit në Majën e Rrunës, në Kukës, ku forcat po punojnë të për mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Nën kontroll mbeten flakët në fshatin Klysyrë të Bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Në një postim në Fb, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se zjarret janë vënë nga dorakriminale e njeriut: “Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra. Të bëhemi bashkë për të mbrojtur natyrën dhe vendin”.

 

e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ai helikopter Hollandez do jete tip helikopter Van Basten lol

    Ja qeveria jone ta bleje nje helikopter te tille dhe e ke aty sa here bijen zjarre e perdor tak fak

    Dhe kjo tregon qe Hollanda nuk ka inat Shqiperine kur nuk hap Negociatat
    por e ka me Qeverine e hajdutit te Surrelit qe nuk ploteson dot asnje kusht se kerkon te vjedhe votat

    Thank you Dutch People & Dutch Goveenment !

    • Si do ta blere helikopterin Rama & Co ai nese e ben do ta jape me PPP dhe kur te na duhet do te thote se eshte ne remont , beni llogarine se sa humbje pati vendi nga keto zjare dhe se sa kushton nje helikopter i tille ? Po Rames nuk i ruhet fare se c behet ne Shqiperi po nuk pati ndonje tender , e keni pare ndonje here te shkoje ne vendet e zjarrit ? Prisni prisni se per te shkuar ka

  • Kemi 5000 forca ne terren thonin
    5000 lopata perkthehet
    Kur ka dy jave qe shqiperia po digjet per nji helikopter
    Do mjaftonin tre tender fiktiv me pak me ble nje te tille
    Un si fuqiplot qe jam do i shuaja me ppp ju si thoni?

  • Ne helikoptere kemi, por nuk kemi pilote. Rinia shqiptare preferon te rrije kafeneve dhe jo te mesoje ndonje profesion. Kete e ka thene me se miri edhe kryeministri yne i palodhur, i cili nderpreu edhe pushimet me Dua Lipen, per te marre ne dore situaten.
    Flm DITA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *