“Shporru kryeministër!”/ Rritet pakënaqësia e qytetarëve në Greqi, ofendime të rënda ndaj Mitsotakis

entela

Ofendimet ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë rritur ditët e fundit pasi Athina po lufton me flakët prej ditësh tashmë.

Ndërsa gazetarët i marrin në intervistë, qytetarët gjejnë momentin dhe nisin me ofendime nga më të rëndat ndaj tij, pas zhvillimeve negative në vend.

Videot janë bërë virale në rrjete  sociale, ku qytetarët bërtasin me të madhe “Shporru Mitsotakis!”.

Mijëra vetë kanë humbur strehët e tyre, ndërsa vendi vijoj të përballet me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius.

Një 38- vjeçar në veri të Athinës ndërroi jetë, pasi u godit nga një shtyllë elektrike. Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve.

Nga veriu i Athinës zjarret vazhdojnë në drejtim të Liqenit Maraton, rezervuari më i madh ujor i qytetit, ndërsa autostrada që lidh Athinën me veriun e vendit është mbyllur të shtunën.

Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.

 

e.r/dita

Share This Article
4 Comments
  • Per cfare eshte i zoti qy?
    Per te grabitur detin e shqiptareve me ndihmen e hadutit te shtepise edvin rama.
    Po hajduti nuk di te qeverise vendin e vet.
    Krimet dhe rremuja kane perfshire Greqine,sa u be ky kryeminister.Flaken ja vyri Greqise

  • Ajo qe ndodh ne Greqi mjerisht ndodh dhe tek ne.S’ka dyshim qe zjarret jane te provokuar dhe te qellimshme.Presin ditet kur temperatura kalon 40 grade dhe shkatarrojne pasurine e tjetrit.Kjo eshte nje mode e vjeter qe ndiqet ne Greqi vite ,dekada madje qe sot e tejkaluan ,me qindra shtepi e biznese te djegura .Mos imitojme dhe ne kete cmenduri te fqinjeve.Jane kapur dy ne flagarance ( tek ne e kam fjalen ) duke vene zjarr ,denimi te jete i njejte me vrasjen e shume njerezeve.Te ndryshohet urgjentish neni per zjarrvenie te qellimshme qe te rradhohet ne mos te zhduket ky fenomen vrases.Zjarret jane jo natyrale por por te provokuara Uhr nga njerez kriminele.Greqia pse e anashklon kete problem vuan cdo vere.Lirohet zjarrvenesi pas 3-6 muaj dhe vjen vera tjeter kur perserit krimin.Veja ne llogari vlerat e shtepive te djegura,hektare te shumte toke te djegur,pyej ,kullota e bageti = me qindra e miljona euro ,,dhe duhet ky zjarrvenes ,kriminel e bir krimineli ndoshta te denohet vetem pak muaj ??????Keshtu vepron Greqia vite e vite qe digjet nga njerez te shitur e pa nder dhe qe denohet me tej me disa muaj burg nga pushteti i sotem.Jo vetem i sotmi por dhe te kaluarat.Asnje dallim ne cdo qeveri,se ligji eshte pro zjarrvensve dhe jo pro te te demtuarve,popullit te djegur.Ne si Shqiperi te marrim masat e te mos imitojme vendin fqinj.Ligji te denoje zjarrvenesit me denim max 25 -se vjet burg.Dhe ne cdo vere te nxehte me ” 44 ” grade do te shohim sa “trima “do te provojne aventuren e zjarrit.

  • Mendjen per te vjedhur qytetaret e kane.
    Greqia falimentoi nga polikanet e saj. I vodhen gjithe investimet e Evropes, dhe e cuan popullin grek ne Austerity. Po greket nuk e kane per nder ti binden hajduteve, sic e kane shqiptaret. U ngriten dhe i vune flaken vete Athines, ndersa shqipot vene e kercejne ne shesh me Ramut kriminelin.
    Ndryshim i madh popull. Merrni shembull, ata jane ne Evrope, ne ne bythe te tyre e te Vuciciot

    • mirel
      aman të keqen mos e lësho pa dur”Po greket nuk e kane per nder ti binden hajduteve, sic e kane shqiptaret. U ngriten dhe i vune flaken vete Athines,”!!
      aman o të keqen,se zjarret nuk janë vënë nga athinasit,e aq më pak,për të kundërshtuar miçon!!
      mos se na i bëhet qefi demirit pastaj,dhe fillon e lavdëron erdoqënin e tij që fut njerzit në burg përse e kritikojnë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *