Për herë të parë në histori, një myslimane në krye të policisë së Nju Jorkut

entela

Një grua myslimane emërohet për herë të parë në krye të Departamentit të Policisë në Nju jork. Bëhet fjalë për 38-vjeçaren Filastine Srour, gruaja e parë me origjinë arabe që arrin një nga gradat më të larta, duke hyrë në histori.

Filastine Srour lindi në Bronx nga emigrantë palestinezë. Prindërit e saj vijnë nga fshati Beit Nuba në Palestinë, ku ata jetuan para se të strehoheshin në kampin e refugjatëve në Qalandia, pranë Jeruzalemit, pasi u larguan nga fshati i tyre pas gjenocidit të vitit 1948.

Ëndrra për të hyrë në polici – Kapitenia i sapoemëruar ka një diplomë bachelor në kriminologji dhe një diplomë master në psikologjinë mjeko -ligjore. Ëndrra për t’iu bashkuar policisë filloi që e vogël, kur filloi të admironte luftën kundër krimit dhe angazhimin ndaj komunitetit nga agjentët në lagjen ku ajo jeton. Kështu filloi t’i admirojë ata duke ëndërruar për uniformën. Një ëndërr që realizohet në moshën 21-vjeçare, kur ajo bëhet oficere policie. Që atëherë ajo ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj në patrullim, më pas është emëruar komandante skuadre, ndërsa tani promovohet kapitene.

Një shembull për të gjitha vajzat në botë – Filastine Srour luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes palestineze në Nju Jork. E fundit ishte të bindte policinë e qytetit të ngrinte flamurin palestinez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. “Përkushtimi i saj për të luftuar krimin dhe përmirësimin e jetës së njujorkezëve padyshim që do ta çojë atë në vepra të mëdha,” shkroi Nypd Middle East & Turkic Society në një postim në Facebook. Dhe Shoqata e Oficerëve Mzslimanë Nypd shtoi: “Ju jeni një shembull i shkëlqyeshëm dhe një model për të gjitha vajzat në botë”.

 

e.r/dita

Share This Article
10 Comments
    • Vertet Patriot

      Jo vetem perkthim i keq, por edhe prezantim i nje lajmi te rreme. Vajza mund te jete antare e personelit te policise se Nju Jorkut, por nuk eshte ne krye te policise se Nju Jorkut.
      Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka emeruar ne krye te policise se Nju Jorkut ne 01 Dhjetor 2019, Kryekomisionerin Dermot Shea qe eshte aktualisht drejtuesi i policise se Nju Jorkut.

    • Po Arben, bomba nuk do hedhi me, dhe do filloje qe te shperndaje shume dollar.Prandaj, kthehu ne vendin tend sa me pare.

  • po c’na cani trapin me kto idera idiote .
    ku ka fe’ more . ka moral dhe ate e themeloi krishti, per njeriun modern, me kuptimin me te rendesishem per rracen njerezore; “duaje te afermin tend si veten” .
    eshte tronditese dhe qesharake kur nje cfardo njeri, me formim minimal, deklaron se eshte i kesaj ose asaj feje .
    nderkohe qe koncepimi i dukurive kaq madhore te egzistences se njeriut e natyres, eshte teme,
    qe ve ne diskutim mendjet me akademike te njerezimit .
    ps. sulltani u thoshte konkubinave; do behesh musulmane ?
    ehe; thonin ato . dhe quheshin…musulmane ose (myslimane)

  • Nga e nxjer gazeta se çupa eshte muslimane . Gomarllek me te madh nuk ka . A di gazeta qe mund te jesh edhe arab edhe i krishter njekohesisht? A e di gazeta qe mund te jesh edhe çifut edhe i krishter mjekhesisht . Ky perkthysi duhet te jete grek sepse ne gerqi nese je mysliman je patjeter turk . Per greket me mendje te ceket nuk ka dallim turk apo mysliman, eshte e njejta gje. A ka mundesi qe çupa te jete e krishtere ? Une them se po . Biles avancoj edhe mundesine tjeter qe te jete ateiste ose agnostik(e)

    • Te jesh musliman dhe te mbash flamurin e Gjergj Kastriotit i bie qe je Turk se ska kuptim tjeter, apo jo?

  • Nuk e dija qe grada e policise qenka grada me e larte. Nderkohe doktorat dhe politikanet dhe shkencetaret me tituj .Te cilet jane arab apo myslimane qe jetojne ne Amerike qenkan grade shume here me e ulet se te qenurit nje polic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *