Nuk ka fund makthi për tifozët e Interit, “Times”: Lautaro do të transferohet te Tottenham

entela

Nuk kanë fund lajmet e këqija nga Anglia për tifozët e Interit. Sipas “Times”, Tottenham ka arritur marrëveshjen me zikaltërit për blerjen e Lautaro Martinez.

Në Britani flitet për një ofertë prej 71 milionë eurosh për argjentinasin, e cila nëse do të konkretizohej, do të ishte një goditje e rëndë për tifozët zikaltër, pas shitjes së Lukakut te Chelsea.

Menjëherë pas këtij lajmi, drejtuesit e Interit kanë reaguar, duke thënë se nuk do të shesin të tjerë yje të ekipit që fitoi titullin kampion. Por, e njëjta gjë u tha edhe kur dolën fjalët e para për shitjen e Lukakut…

Marrëveshjen e përgënjeshtroi edhe menaxheri i futbollistit, i cila u shpreh për FCInter1908: “Lautaro është një lojtar i Interit dhe është i lumtur në Itali. Nuk dëshiron që të krijojë konflikte me klubin. Kërkon të qëndrojë te Interi”.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *