“Topi i Artë”, kritika edhe nga krijuesit e tij

redaktor

E çuditshme, por e vërtetë! “Topi i Artë” tërheq përherë kritika, por këtë herë është kritikuar edhe nga vetë revista “France Football” dhe e përditshmja “L’Equipe”, anëtare të grupit “L’Equipe” që më 1956 e krijoi trofeun, por që nga viti 2010 e organizon bashkë me FIFA-n. Editoriali i djeshëm i “France Football” vinte në diskutim sistemin e votës të krijuar në partneritet me Sep Blaterin. “Me sistemin e vjetër, fitues do të ishte Riberi”, shkruan revista. Votues do të kishin qenë vetëm gazetarët, që edhe pse janë “më pak intuitivë e më pak sensibël, janë njëherazi më rigorozë, duke peshuar çdo element. Dhe kur lista e arritjeve është me peshë, imponohet me autoritet”. Edhe “L’Equipe” shpreh mospajtim në editorialin e saj: “Të lindin dyshime kur sheh që përfaqësuesi i klubit që ka fituar gjithçka e mbyll garën në vendin e fundit, edhe pse tashmë historia e futbollit tregon që kolektivi dhe rezultatet nuk janë vendimtarë në momentin e zgjedhjes së heronjve”. Dhe heronjtë nuk janë zgjedhur vetëm nga gazetarët, por edhe nga “ata tipat”, sipas leksikut të “France Football”, domethënë kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, të cilët votojnë ndoshta vetëm “duke pyetur veten se cili dëshirojnë të jenë midis Ronaldos e Riberisë”. “Riberi u tradhtua nga njerëzit e tij”, shkruante “France Football”, duke u distancuar nga një çmim që dy ditë më parë “Le Monde” e përkufizonte si “ambicioz, por i denigruar”, viktimë e përmbysjeve të ardhura nga vendimet e papritura të Blaterit dhe pa dyshim edhe nga një sistem votimi që privilegjon cilësitë individuale.

Share This Article
3 Comments
  • Kete rradhe zgjodhen bukuroshin, se me thene te drejten Riberi o i shemtut, ndoshta homot europiane i pelqe Ronaldo.

  • “Horri i Bulevardit ” !
    Redaksia e “Temes ‘ ketu ku jam une nuk i kap komentet e mija ,sidoqofte ne daten 13 dhe 14 kam bere shkrime rreth ketij problemi .
    Une mendoj se kete Trofe vec MESSIT ne radhe te pare e Meritonte NJE lojtar GJERMAN i BAYERNIT , ose ne rastin me te keq NJE lojtar HOLLANDEZ i BAYERNIT ,per mua per 2 aresye :
    1-BAYERNI ,mori 5 tituj vjet ne 2013 ,mu per kete duhej shperblyer Nje lojtar GJERMAN BAVAREZ se perpos qe mori keto trofe ,por ( lojtari fitues duhej te ishte njiherit dhe lojtar i NAZIONAL-MANSCHAFTIT), e nxori Gjermanine n ekrye te Grupit eleminator NJE ndeshje perpara se te mbaronin eleminatoret .
    2-Kjo gje do te vlente ne ekuivalent edhe per ARJEN ROBENIN qe edhe ai si pjestar i kombetares PORTOKALLE e nxori Hollanden po ne krye te grupit si edhe Gjermania dhe me nje ndeshje me pak ose si GJERMANIA edhe HOLLANDA shkuan ne BRAZIL me 3 ndeshje me pak se PORTUGALIA dhe FRANCA ,kurse ARGJENTINA shkoi ne BRAZIL me 5 ndeshje me pak se PORTUGALI-FRANCE .
    3-Ne daten 15 nentor kur edhe mbaroi votimi MESSI ishte i pari ,RIBERY i dyti ,kurse PEDERASTJA -RONALDA e treta .
    4- “Sharja ” ,qe BLATER-BALTA i beri Ronaldes ishte INSKENIM per te pritur reagimin e Ronaldes dhe me pas per te shtyre dhe ribere votimin te cilin askush nuk e pa
    5-As qe diskutohet qe PEREZ LEGENI e ka blere trofeun e Topit te Arte qe u kthye ne TOPE te ARTE.
    6- Jam i bindur 100 % qe BLATERI e ka shitur BOTERORIN dhe do tia jape BRAZILIT ,jo qe BRAZILI e merre vete sepse ne AMERIKEN LATINE qe te gjitha kombetaret e atij kontinenti nuk luajne futbol ,por luajne RAGBY .
    7-Keshtu do te ndodhe ,pavaresisht se cili EKIP eshte planifikuar per ne FINALE .
    8-ITALIA eshte dobet ,pornga pipinot cfare nuk pret ,prandaj BLATERI per ti dale perpara se keqes ITALINE nuk e lejon qe te hyje as ne teteshe ,jo me tej se per ne katershe as qe behet fjale .
    9-Do te riluhet skenari i 2002 !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *