Dialogu me Serbinë, Kurtit i kërkohet zgjidhje “kreative” për asociacionin

entela

Refuzimi i themelimit të Asociacionit të komunave Serbe në Kosovë nuk po konsiderohet veprim i zgjuar. Njohësit e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd, kërkojnë nga qeveria Kurti që të gjejë një zgjidhje kreative, në përputhje me kushtetutën.

Sipas tyre në këtë mënyrë do të zgjidhej dhe ngërçi I bisedimeve në Bruksel dhe presioni do të binte mbi palën serbe, së cilës po i leverdisë kjo zvarritje e procesit të dialogut.

“Duhet të propozojnë një model të Asociacionit në mes të një Asociacioni me kompetenca të plota siç është paraparë në Bruksel dhe të një OJQ-së. Pra ndërmjet të qenit OJQ dhe Asociacion me kompetenca ekzekutive, ekziston një mes të cilin duhet ta propozojnë institucionet e Kosovës në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtu e kemi barrën ne të bëjmë këtë propozim, pastaj mund edhe mos t’i pëlqej Serbisë, është në të drejtën e saj mos të pajtohet. Por topi duhet të hidhet në anën tjetër. Ne duhet të bëjmë këtë propozim në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Demush Shasha, drejtor i instituti EPIK.

Ndërkohë sipas Jeta Krasniqit, të Institutit Demokratik të Kosovës, “kjo duhet parë, nuk është vetëm Kosova që s’ka dashur të përmbush obligimin e saj për Asociacionin, por është Serbia që nuk e dëshiron një Asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtu do të jetë ajo, insistimi i Kosovës, që vendi është i gatshëm për Asociacionin në bazë të Kushtetutës, por është Serbia ajo që s’është e gatshme ta bëjë. Topi, apo presioni, të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën”.

Kreativitet kërkon edhe njohësi i integrimeve europiane, Besnik Vasolli. “Duhet të jemi kreativë dhe të mundohemi të gjejmë zgjidhje që mos të ndalet dialogu. Mirëpo, në asnjë moment duke e cenuar sovranitetin, apo stabilitetin e vendit tonë. Nuk është në interes as tonin, as të miqve tanë ndërkombëtarë që ta bëjnë një Kosovë jofunksionale. Por në anën tjetër, edhe ne si Kosovë duhet ta krijojmë një mekanizëm të brendshëm të konsultimit pak më të gjerë të partive politike për të parë se a ka një alternativë tjetër që mundemi të propozojmë .Në këtë mënyrë të zhbllokohet dialogu dhe ta nxjerrim nga kjo gjendje që është”, sqaron ai.

Që nga rifillimi I dialogut, Serbia po insiston në formimin e Asociaciont të Komunave Serbe në Kosovë, por kryeministri Albin Kurti e kundërshton me forcë një gjë të tillë, duke cituar vendimin kundër të Gjykatës Kushtetuese. Si alternativë ka propozuar themelimin e një Këshilli Kombëtar të Pakicave, por Beogradi refuzon.

 

e.r/dita

Share This Article
10 Comments
  • Asosacioni =shqip Bashkimi i Serbeve ne nje administrate edhe “mine me sahat” per shtetin e pavarur te Kosoves. Kurre mos u perfundofshin njohjet e Serbise dhe miqve te saj ndaj shtetit e Pavarur te Kosoves, Pavaresia e Kosoves nuk zhbehet me, Vicic eshte tmerresiht nje politikan dhelper dhe shume i rrezikshem.

  • “republic srbska” ne Kosove mendoj se nuk duhet lejuar. Agresori serb tashme eshte shderruar ne viktime fale dobesise se shqiptareve, pastaj vjen Evropa dhe Amerika. Faktori number nje jane shqiptaret ne saje te qeverisjes se gabuar, korrupsionit, kompleksit shekullor te nenshtrimit ndaj serbo-sllaveve dhe mungeses se kultures shtetformuese dhe naivitetit politik. Te gjitha keto shfrytezohen nga serbet ne menyre te perkryer. Mungesa totale e bashkepunimit me orientim mbarekombetar nga dy shtetet shqiptare, vetem se mbush thesin qe shton peshen nga balance serbe.

  • “republic srbska” ne Kosove mendoj se nuk duhet lejuar. Agresori serb tashme eshte shderruar ne viktime fale dobesise se shqiptareve, pastaj vjen Evropa dhe Amerika. Faktori numer nje jane shqiptaret ne saje te qeverisjes se gabuar, korrupsionit, kompleksit shekullor te nenshtrimit ndaj serbo-sllaveve dhe mungeses se kultures shtetformuese dhe naivitetit politik. Te gjitha keto shfrytezohen nga serbet ne menyre te perkryer. Mungesa totale e bashkepunimit me orientim mbarekombetar nga dy shtetet shqiptare, vetem se mbush thesin qe shton peshen nga balance serbe.

  • Asociacioni mund te interpretohet si te duam, por:
    Se pari ka nje marrveshje te mepareshme per kete problem.
    Se dyti, kerkohet edhe nga ata qe e cliruan Kosoven me trupa e arme.
    Se treti nderkombetaret me pare flisnin per te drejtat e pakicave ne ish jugosllavi, pra edhe te shqiptareve tani flasin per te drejtat e pakicave ne Kosove, pra serbeve.
    E rendesishme ezhte cfare komunash do perfshihen ne associacion dhe kush do jene te drejtat e strukturave drejtuse te tyre qe te mos krijohet tereni oer nje republike serpsa ne Kosove.
    Duke dalur shkurt kunder asociacionit nuk fitohet gje, ne mos sot neser do krijohet.

  • Une jam kunder fashtimizimit qe po i ben Kosoves Albin Kurti dhe po krijon te njejten pamje me Sali Berishen ne keto tridhjet vjet te shtetit shqiptar, por per nje gje do te ja rekomandoja, kuptohet qe kush me pyet mua (!); te gjitha etnitetet ne Kosove duhet te kene trajtim te bararbarte . Asnje ndryshim, asnje privilegj edhe sikur kurre ne jete te jeteve te mos ta njohi Serbia. Kosova eshte Kosove dhe duhet te administrohet nga shqiptaret dhe pakicat ku si ne çdo demokraci vendos shumica. Asnje tolerim.

    • Me siguri Naltmadhnia e tij Albin kundrapedali dhe kesaj radhe do shkele kundrapedalin. Dihet ajo pune ai nuk mbush, tani e ka mendjen tek Goran Bregovic se i ka zgjidhur hallet e tjera

  • Te gjith i bejn presion Kosoves per te pranuar nji republik Serbe ne Kosove ,por askush nuk flet per nji asociacion per luginen e Presheves ku Shipetaret jetojne 100 here ma keq se palestinezet ne Izrael ,por fajin ma te madh e ka qeverija ne Tirane qe nuk e hap gojen per kombetaret e vet sikur e bejne Serbet ,por e bejn te kunderten punojn se bashku me Vucicin,i mjeri ALBIN KURTI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *