Fatos Tarifa
Tri ngjarjet më të shënuara në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara gjatë këtyre tri dekadave të fundit kanë qenë, në rend kronologjik, vizita e Sekretarit të Shtetit James Baker në Tiranë më 22 qershor 1991, vizita e Sekretarit të Shtetit Colin Powell më 2 maj 2003, dhe vizita e Presidentit George W. Bush më 10 qershor 2007.
Vizita e Sekretarit Baker rihapi një portë hermetikisht të mbyllur për 45 vite me radhë në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Amerikës, në një kohë vendimtare në historinë moderne të Shqipërisë dhe për të ardhmen e saj. Ajo vizitë dhe mesazhet që u përcolli Sekretari Baker shqiptarëve në ato fillime të vështira të tranzicionit demokratik ngjallën shpresa të mëdha te një popull, i cili sapo kishte hequr qafe zgjedhën e një diktature komuniste dhe, pa asnjë përvojë demokratike në historinë e vet kombëtare, nuk dinte se çdo të bënte me të ardhmen e vet.
Për vizitën e Sekretarit Powell kam shkruar edhe më parë, por lexuesi do të ketë rast të lexojë më gjerësisht për të në librin tim me kujtime Afrimi i madh, i cili pritet të dalë së shpejti.
Viti 2007 solli për herë të parë në Shqipëri një President të Shteteve të Bashkuara, i cili i siguroi shqiptarët se aspirata e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO ishte në prag të përmbushjes së saj dhe se mbështetja e Uashingtonit për pavarësinë e Kosovës ishte e palëkundur, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Rusia. Ishte, në fakt, i njëjti president amerikan, i cili, gjashtë vite më parë, në maj të vitit 2001, kur kishte vetëm tre muaj në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe kur tragjedia e 11 shtatorit nuk kishte ndodhur ende, ishte takuar ne zyrën e Këshilltares së tij për Sigurinë Kombëtare, Condoleezza Rice, me një kryeministrër shqiptar (Ilir Metën), ndoshta pa e ditur se ai vinte nga Shqipëria. Sidoqoftë, kur qeveria shqiptare, e kryesuar nga Fatos Nano, i dha Koalicionit të Vullnetit në Irak një mbështetje thuajse të pakushtëzuar, Shqipëria u ngjit “në krye të radhës”, siç më pat thënë në atë kohë Zëvendësekretari i Shtetit Richard Armitage.
Qysh nga ajo kohë, Presidenti George W. Bush dhe ndihmësit e tij e dinin se në Europë është një vend dhe një popull që e duan Amerikën më shumë sesa të tjerët. Kjo ishte, një ndër arsyet që e solli Presidentin Bush në Shqipëri, në një kohë kur sondazhet në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë dëshmonin një rënie të ndjeshme të popullaritetit të tij.
***
E shoh me vend të çel këtu një parantezë të gjatë, për të venë në një kontekst historik e politik rëndësinë e udhëtimeve të presidentëve amerikanë në shtete të tjerë dhe për të shpjeguar, mbështetur në njohuritë e mia, motivet e vërteta të vizitës së Presidentit Bush në Tiranë.
Ata politikanë në Tiranë që e pritën Presidentin Bush, fotografitë e të cilëve brezat e rinj të shqiptarëve do t’i shohin në librat e historisë së bashku me të, ishin Presidenti Alfred Moisiu dhe Kryeministri Sali Berisha. Por, Presidenti Bush nuk erdhi në Tiranë as për Moisiun, i cili, për hir të së vërtetës, kurrë nuk është shprehur se kjo ka qenë merita e tij, as për meritë të Sali Berishës, siç janë përpjekur të thonë shumë nga mbështetësit e Berishës. Këta dy individë qëlluan të ishin në krye të institucioneve kryesorë të shtetit shqiptar në atë periudhë por, për Shtetet e Bashkuara dhe për presidentin e atij vendi, këta individë ishin thjesht institucionet që ata përfaqësonin, jo Alfredi apo Saliu, edhe pse Presidenti Moisiu e kishte dëshmuar vazhdimisht, me fjalë dhe me vepra, mbështetjen e tij të pakufizuar për Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2007, Presidenti Bush do të kishte ardhur në Tiranë cilido që të kishte qenë kreu i shtetit shqiptar, ose kreu i qeverisë së këtij vendi.
***
Qysh nga fillimi i shekullit të 20-të por, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, vizitat e presidentëve amerikanë në vende të tjerë janë bërë një aspekt i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane dhe i marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me shoqërinë ndërkombëtare.
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Nga themelimi i Republikës Amerikane dhe zgjedhja e Presidentit të parë të saj, George Washington, më 1789, deri në fillim të shekullit të 20-të, pra për afro 120 vite me radhë, asnjë president i Shteteve të Bashkuara nuk kishte udhëtuar jashtë vendit të vet. Për shkak të politikës izolacioniste që ka ndjekur çdo administratë amerikane nga krijimi i atij vendi dhe gjatë tërë shekullit të 19-të, udhëtimi i një presidenti amerikan në detyrë jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara konsiderohej një tabu.
Ndërsa udhëtimet e presidentëve amerikanë në shtete dhe rajone të ndryshëm të vendit të tyre vlerësoheshin si një mundësi që ata të takoheshin e të bisedonin me njerëzit e thjeshtë të popullit, me zgjedhësit e tyre dhe të dëgjonin shqetësimet e tyre, udhëtimet jashtë vendit ishin diçka krejt tjetër. Publiku i gjerë amerikan nuk dëshironte që presidenti i tyre të vizitonte pallate madhështorë dhe të takohej me mbretër ose mbretëresha. Një president amerikan mund të udhëtonte jashtë vendit vetëm pasi ai ta kishte lënë detyrën e presidentit.
Kjo tabu u thye në fillim të shekullit të 20-të, kur Shtetet e Bashkuara dukej se ishin gati të merrnin përsipër një rol aktiv shumë të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare. I pari president amerikan në detyrë që ndërmori një udhëtim jashtë vendit ishte Theodore Roosevelt. Udhëtimi i tij në Panama, në vitin 1906, për të inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e Kanalit të Panamasë, shënoi fillimin e një epokë të re në mënyrën se si presidentët amerikanë zhvillojnë marrëdhënie diplomatike me shtete të tjerë në dobi të interesave ekonomike e politike amerikane.
Tre presidentët amerikanë që erdhën në krye të Shtëpisë së Bardhë pas tij—Taft, Wilson dhe Harding—bënë secili të paktën një udhëtim jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara, duke e bërë më të pranueshme për publikun amerikan praktikën e udhëtimeve të një presidenti jashtë vendit. William Howard Taft shkëmbeu vizita me Presidentin e Meksikës në të dyja anët e kufirit amerikano-meksikan. Wilson ishte i pari president amerikan në detyrë që udhëtoi në Europë, në dhjetorin e vitit 2018, për të marë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Ai qëndroi në Europë për afro shtatë muaj dhe, përveç Francës, vizitoi edhe Anglinë, Belgjikën, Italinë dhe Vatikanin. Gjatë asaj periudhe, Wilson u kthye në Uashington vetëm një herë, në fillim të shkutit 1919.
Presidenti Harding, që zëvendësoi Wilson-in në detyrë, bëri vetëm një vizitë jashtë Shteteve të Basgkuara, në Vankuver të Kanadasë, gjashtë ditë para se të vdiste. Pas tij, Presidenti Calvin Coolidge udhëtoi vetëm një herë në Havanë, në vitin 1928, ndërsa Herbert Hoover ishte vetmi president amerikan (1929-1933) në shekullin e 20-të, i cili nuk udhëtoi asnjëherë jashtë Shteteve të Bashkuara sa kohë që ai ishte në atë detyrë.
***
Zhvillimi i teknologjisë së transportit ajror solli ndryshime të mëdha dhe luajti një rol të rëndësishëm edhe në mënyrën dhe shpeshtësinë me të cilën presidentët amerikanë do të udhëtonin jashtë vendit të tyre. Në dekadat e para të shekullit të 20-të, udhëtimet nga Amerika në Europë bëheshin me anije me avull. Kur në vitet 1918-1919 Presidenti Wilson udhëtoi për në Europë me anijen “George Washington”, ai udhëtim zgjati nëntë ditë. Dyzet vite më vonë, Presidenti Dwight Eisenhower e bëri atë udhëtim me avion për nëntë orë.
Zhvillimi i aviacionit civil u mundësoi presidentëve amerikanë të udhëtonin në vende të ndryshëm të globit, madje edhe në ata më të largëtit. I pari president amerikan në detyrë që ka vizituar një vend të huaj me avion, madje duke kaluar Atlantikun, ishte Franklin D. Roosevelt. Në janar të viti 1943, ai udhëtoi me një Dixie Clipper Boing 314 për në Casablanca, një fluturim rreth 8,900 km i gjatë, me tre ndalesa. Qëllimi i atij udhëtimi ishte që të takohej e të diskutonte me Kryeministrin britanik Winston Churchill, në fshehtësi të plotë edhe nga gjenerali Charles de Gaulle, që ishte i pranishëm në Casablanca (Stalini nuk mori pjesë për shkak të Betejës së Stalingradit, e cila, në atë kohë, ishte në kulmin e saj), mbi strategjinë ushtarake për fazën e re të Luftës së Dytë Botërore.
Përveç faktorit kohë, udhëtimi me avion nga njëri breg i Atlantikut në tjetrin gjatë Luftës së Dytë Botërore u bë i preferuar për personalitet e lartë politikë amerikanë edhe për shkak të rrezikut që paraqesnin nëndetëset gjermane në të ashtuquajturën Betejë e Atlantikut. Në vitet 1943-1945, Presidenti Roosevelt bëri një varg udhëtimesh të tjerë me avion në distanca të largëta—në Kairo, në Teheran, në Tunis, në Malta, në Sicili, në Dakar, në Jalta, në Aleksandri dhe në Algjer.
Shpeshtësia dhe distancat e udhëtimeve të presidentëve amerikanë jashtë vendit të tyre u rritën së tepërmi pas vitit 1989, kur president i Shteteve të Bashkuara u bë George H. W. Bush. Shembja e komunizmit në vendet e Europës Qendrore e Lindore në gjysmën e dytë të atij viti dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik fill pas kësaj shënoi mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe, bashkë me të, edhe krijimin e një Rendi të Ri Botëror, siç e pagëzoi atë vetë Presidenti George H. W. Bush në atë kohë. Kjo do të thoshte se roli dhe përgjegjësitë e Shteteve të Bashkuara, si e vetmja superfuqi e globit, pas kësaj do të ishin edhe më të mëdha dhe, po kështu, edhe roli i presidentit amerikan në politikën botërore. Nuk është krejt e rastësishme ndoshta që, në vitin 1990, versioni luftarak i avionit Boeing 747 u modifikua si VC-25 për të shërbyer si avioni presidencial i Shteteve të Bashkuara, i njohur si “Air Force One”, pjesë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara. “Air Force One” është sot një ndër simbolet më të rëndësishëm të presidencës amerikane dhe të fuqisë së Presidentit të Shteteve të Bashkuara në botë.
***
Rëndësia që kanë marë vizitat e presidentëve amerikanë në shtete të tjerë dhe pjesëmarrja e tyre në samite ndërkombëtarë, si një strategji e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe si shprehje e rolit aktiv, madje vendimtar, që ky vend luan në skenën globale qysh nga Lufta e Dytë Botërore e këtej, shihet qartë edhe në intensifikimin e numrit të udhëtimeve të tyre jashtë jashtë vendit.
Gjatë 12 viteve të presidendës së tij, Franklin Roosevelt ndërmori 20 udhëtime jashtë Amerikës. Harry Truman ndërmori vetëm 5 udhëtime të tillë si president. Dwight Eisenhower 16, ndërsa John F. Kennedy, i cili u vra pa mbaruar një mandat si president, nuk mundi të udhëtonte dot jashtë Amerikës më shumë se 8 herë. Lyndon Johnson udhëtoi 11 herë, ndërsa Richard Nixon bëri 15 udhëtime jashtë vendit. Gerald Ford udhëtoi vetëm 7 herë, por ai qëndroi në postin e presidentit më pak se dy vite e gjysmë. Pas tij, Jimmy Carter, i cili qëndroi në krye të Shtëpisë së Bardhë vetëm një mandat, bëri 12 udhëtime dhe vizitoi 25 shtete, ndërsa Ronald Reagan, në dy mandatet e tij si president, ndërmori 25 udhëtime dhe vizitoi 26 vende.
Udhëtimet e presidentëve amerikanë jashtë vendit dhe numri i shteteve që ata kanë vizituar u rritën ndieshëm, siç vura në dukje më sipër, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë erdhi George H. W. Bush. Edhe pse ai qëndroi në postin e presidentit vetëm për një mandat, Bush udhëtoi jashtë Amerikës më shumë se paraardhësi i tij, Donald Reagan (26 herë) dhe vizitoi një numër shtetesh dy herë më të madh sesa ai (58 shtete). Në katër vite, George H. W. Bush vizitoi Europën 11 herë, Azinë 2 herë dhe Amerikën e Jugut 1 herë; të tjerët ishin udhëtime më të shkurtër.
Bill Clinton dhe George W. Bush shënuan rekorde të rinj, të cilët nuk mundën t’i thyejnë as Presidenti Obama, as Presidenti Trump pas tyre. Asnjë president amerikan nuk ka ndërmarrë më shumë udhëtime jashtë Shteteve të Bashkuara sesa Presidenti Clinton dhe asnjë president i atij vendi nuk ka vizituar më shumë shtete sesa George W. Bush. Gjatë dy mandateve të presidencës së tij, Bill Clinton ndërmori 54 udhëtime dhe vizitoi 72 vende (pa përmendur vizitat e tij në West Bank dhe në Gaza). Ai vizitoi 24 herë Europën, 17 herë Azinë, 2 herë Afrikën dhe Australinë. Udhëtimet e tjerë ishin në disa prej shteteve të dy kontinenteve amerikanë.
George W. Bush, nga ana e vet, në tetë vitet e presidencës së tij, ndërmori 48 udhëtime dhe vizitoi 73 shtete (pa përmendur vizitën e tij në West Bank). Bush vizitoi 6 kontinente: Afrikën, Azinë, Europën, Amerikën e Veriut, atë të Jugut dhe Australinë. Me presidentët Clinton dhe Bush, udhëtimet në Europë dhe në Azi u bënë thuajse një rutinë për Shtëpinë e Bardhë. Në nëntor të vitit 2005, me vizitat e tij në Rusi, në Singapore, në Vietnam dhe në Indonezi, George W. Bush u bë i treti president amerikan (pas presidentëve Johnson dhe Nixon) që ndërmori një udhëtim të plotë rreth e qark globit.
Pas tij, në tetë vite të presidencës së vet, Barack Obama ndërmori 52 udhëtime jashtë vendit dhe vizitoi 58 shtete. Donald Trump, si president, udhëtoi jashtë Shteteve të Bashkuara 19 herë dhe vizitoi 24 shtete.
***
Duke filluar nga Presidenti Theodore Roosevelt, me vizitën e tij në Panama në vitin 1906, 20 presidentë amerikanë kanë udhëtuar në 126 shtete ose territore, që përbëjnë gati dy të tretat e shteteve të botës. Pa pretenduar të bëj një analizë historike e politike të thelluar, mund të them se gjeografia e shteteve dhe kalendari i vizitave të presidentëve amerikanë jashtë Shteteve të Bashkuara gjatë shekullit të 20-të dhe në dy dekadat e para të shekullit të 21-të dëshmojnë, së paku, dy gjëra:
Së pari, ato dëshmojnë përparësitë gjeostrategjike, gjeopolitike dhe gjeoekonomike globale e rajonale të Shteteve të Bashkuara. Jo pa arsye, shtetet që janë vizituar më shpesh nga presidentët amerikanë janë Kanadaja dhe Franca, nga 40 herë secila, Mbretëria e Bashkuar 37 herë, Meksika 33 herë, Gjermania (dhe Gjermania Perëndimore) 32 herë, Italia 31 herë dhe Japonia 23 herë. Pas tyre vijnë Rusia (dhe Bashkimi Sovjetik i dikurshëm) 21 herë, Vatikani 21 herë, Begjika 20 herë, Korea e Jugut 19 herë, Egjipti 16 herë, Polonia 14 herë, Kina dhe Brazili nga 13 herë secili, Arabia Saudite dhe Zvicra nga 12 herë secila, Irlanda dhe Israeli nga 11 herë secili vend, Spanja, Panamaja dhe Filipinet nga 10 herë secila, Australia, India, Indonezia dhe Portugalia nga 8 herë secila, Turqia 6 herë etj.
Së dyti, udhëtimet e presidentëve amerikanë jashtë Shteteve të Bashkuara u intensifikuan në mënyrë të ndieshme pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ashtu siç u zgjerua në mënyrë të ndieshme edhe sfera e interesimeve amerikane në vende e rajone të ndryshëm, kur Amerika mbeti e vetmja superfuqi e globit. Siç vura në dukje më sipër, dy presidentë amerikanë, Bill Clinton dhe George W. Bush, vizituan 72 dhe 73 vende të botës secili—më saktë, 91 shtete, të cilët, të marë së bashku, strehojnë 85 për qind të popullsisë së përgjithshme të globit.
Bill Clinton vizitoi për të parën herë 25 shtete, në të cilët nuk kishte qenë asnjë president amerikan para tij, përfshirë, ndër të tjera, Maqedoninë, Bosnje-Herzegovinën, Bjellorusinë etj. Deri më sot, asnjë president tjetër amerikan nuk i ka vizituar sërish këta vende. Clinton ishte, gjithashtu, i pari president amerikan që vizitoi Kosovën, Bullgarinë, Republikën Çeke, Ukrainën, Letoninë, Kroacinë, Slloveninë, Vietnamin, Autoritetin Palestinez etj.
George W. Bush, nga ana e vet, vizitoi pothuajse të gjithë ata shtete që paraardhësi i tij Bill Clinton i kishte vizituar për herë të parë, por i shtoi hartës së shteteve të vizituar nga presidentët amerikanë deri në atë kohë edhe 13 shtete të tjerë, ndër ta edhe Shqipërinë, Sllovakinë, Lituaninë, Gjeorgjinë, Estoninë, Mongolinë etj. Me përjashtim të Estonisë, asnjë nga këta shtete nuk është vizituar për herë të dytë nga një president tjetër amerikan deri më sot.
***
Siç vura në dukje më sipër, për më shumë se një shekull, vizitat shtetërore në vende të tjerë dhe takimet me krerët e qeverive të këtyre vendeve ose pjesëmarrja në samite ndërkombëtarë është bërë një ndër detyrat e çdo presidenti të Shteteve të Bashkuara. Vizita të tilla kërkojë muaj të tërë përgatitjesh dhe një punë koordinuese shumë të madhe. Paige Reffe, i cili, kur unë shërbeja si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, ishte konsulenti strategjik i qeverisë shqiptare në Uashington, më ka thënë se, për të përgatitur një udhëtim të Presidentit Clinton në një ose në disa vende të huaj njëherësh, Shtëpisë së Bardhë i duheshin afërsisht gjashtë muaj kohë. Askush tjetër nuk mund ta dinte këtë më mirë se sa z. Reffe, i cili në kohën e Presidentit Clinton, drejtonte atë zyrë që në Shtëpinë e Bardhë quhet “Advance Office” dhe merrej pikërisht me përgatitjen e vizitave të presidentit jashtë vendit, ose brenda Amerikës.
Në kohën që Presidenti Bush vizitoi Tiranën, Paige Reffe më ka thënë se, përveç nevojës për të vizituar një vend miqësor në Europë, ku dihej me siguri se do të pritej shumë mirë, ndërkohë që sentimentet antiamerikanë në Europë dhe pakënaqësia ndaj tij në Amerikë ishin në rritje, një ndër arsyet pse Bush zgjodhi Shqipërinë ishte edhe dëshira e tij për të vizituar vende të cilët nuk i kishte vizituar asnjë president tjetër amerikan para tij. Mongolia ishte një vend i tillë. Shqipëria një tjetër.
Kjo, sidoqoftë, ka pak rëndësi nëse mbajmë parasysh se ajo vizitë e vuri Shqipërinë në hartën e vendeve që është vizituar nga një president i Shteteve të Bashkuara, njeriu më i fuqishëm i globit, i cili, me atë rast, i siguroi qytetarët shqiptarë se vendi i tyre do të bëhej shumë shpejt anëtar i NATOs dhe, po kështu, nga Tirana, i siguroi shqiptarët e Kosovës se ata, shumë shpejt, do të kishin më në fund shtetin e tyre të pavarur.
Vetëm tetë muaj pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj dhe, qysh të nesërmen e asaj dite, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia e njohën sovranitetin e saj. Shembullin e këtyre vendeve e ndoqën dy-tri ditë më vonë Australia, Gjermania, Italia dhe, më pas dhjetra vende të tjerë. Hartës politike të globit iu shtua kështu edhe një republikë e dytë shqiptare.
Dhjetë muaj pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë, në prill të vitit 2008, në Samitin e NATO-s që u mbajt në Bukuresht, Shqipëria mori zyrtarisht ftesën për t’u anëtarësuar në këtë orgaizatë dhe, një vit më vonë, më 1 prill 2009, u bë anëtare me të drejta të plota e kësaj organizate.
George W. Bush i mbajti të dy premtimet e dhëna shqiptarëve në Tiranë, por mbajtja e atyre premtimeve nuk mund t’i kreditohet asnjë politikani të veçantë shqiptar. E vërteta është se Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe Kosova u njoh si një shtet i pavarur e sovran për shkak se këta dy zhvillime përputhen me interesat kombëtarë të Shteteve të Bashkuara në Ballkan. Ishte dhe është një koincidencë historike fatlume për ne shqiptarët që interesat amerikane në këtë rajon të globit dhe në këtë periudhë të historisë sonë kombëtare përputhen me interesat tona kombëtare. Këta janë interesa afatgjatë, çka shjegon edhe interesimin e veçantë të administratës së Presientit Joe Biden, rrjeshimisht edhe të përfaqësive të tyre diplomatike në Tiranë dhe në Prishtinë për ecurinë e proceseve demokratike në të dy republikat shqiptare dhe për sigurinë e stabilitetin e krejt Ballkanit Perëndimor.

Nuk ka emër më denigrues dhe konfliktual për një mener me thon “burrë” (nga ata me lesh në tur), se sa fjsla qesharake “fatos”.
Janë dy fjalë që kundërshtojnë me themel njëra-tjetrën.
Se fotos çerdheje apo pionier shkolle, kjo pak rëndësi ka.
Këto emra zakonisht ua vinin fëmijëve vetëm ata shërbëtorë të zellshëm, të cilët jo vetëm i nënshtroheshin fizikisht dhe mendërisht, por përkrahnin haptazi vullnetarisht regjimin diktatorial.
a nuk paska ardh vetë??
We The PEOPLE OF ALBANIA BELIEVE and TRUST , ONLY the GREAT ❤ AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ ! !
ALL Albanian Politician in the LAST 30 YEARS ARE : ORGANIZED CRIME , CORRUPTED , KILLERS , NARCO-TRAFFICKERS , THIEVES ! ! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖
THE ONLY and THE LAST HOPE WE Have , is USA and the LOVELY ❤ AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤ ! !
GOD BLESS DONALD ❤ LU ❤
GOD BLESS YURI ❤ KIM ❤
Koran, sa më shumë koran!
Zemra, sa më shumë zemra!
Yje sa më shumë yje!
Nga ato në qitje sigurisht!
Nga një funksional s’ke ç’pret më tepër se mut bless forever.
Titull i palidhur me brendine
Pra kush e solli Z Bush ???? Nuk morrem pergjigje shteruese , vetem nje gje ishte interesante qe Bushi deshironte te vizitonte vende ku nuk kishte qene me pare asnje president Amerikan , Mos ishte valle kjo pergjigja se perse erdhi Bushi?
Si ka mundesi qe Gazeta Dita nuk kontrollon dot komentet?!
Kush tha që s’i kontrollon? I kontrollon që ç’ke me të.
Pse pak të duket ty njëherë t’i publikosh komentet e pastaj t’i shuash? Ca të tjerave t’ua vonosh qëllimtazi publikimin. Të lejosh ca xhola, kaqola apo truleshë të “shprehin lirshëm” jo mendimet por jashtëqitjet e tyre mendore.
toso
me të vërtetë që “E shoh me vend të çel këtu një parantezë të gjatë” e ke parë mirë me vënd këtë parantezë,por mesa duket përveç kërshërisë,jo spontane,që na shuajte,ma shtove dhe lodhjen nga një lexim i kotë!!
kohë e humbur,të paktën për mua,ndoshta për ty është kohë e fituar!?
E more honorarin sot?…,po me Moisiun cpate? Tani na shkoqit punen e atij pergjimit te fiks…..per punen e catise se ambasades…..
Po për udhëtimet e Enver Hoxhës jashtë shtetit
45vjet nuk fole ,apo për udhtimet e presidentve e kryeministrave ,qeveritarve të demokratoshkërdhatësisë klasës politik pas 1990 -tës për fshehur thasët me lekët e vjedhjeve nga pasuria e djersa e shqiptarve përse nuk i evidento kaq hollësisht.Ç na duhet NATO ,kur shqipëria ishte vetë supërfuqi ushtarake në ballkan shkatrroi ushtrinë e armatimet e sajë .
Ç na duhen vizat kur populli nuk ka lek të hajë bukë po, vizat e dhe luksi u shërbejnë politikanve të majmur me pasuri e lek ,jo popullit bark zbrazur.
Po për udhëtimet e Enver Hoxhës udhëheqës i PPSH dhe i popullit Shqiptar ,markësistë -leninistë dhe internacionist i madhë për proletarjatin botror ,ishin lëvizje modeste jashtë shtetit do të vazhdojnë të frymëzojnë njerzit përparimtar në shqipëri e kudo në botë.
A nuk është vlerë që rrit prestigjin e shqipërisë 45vjet Enver Hoxha doli shumë pak jashtë vendit siç dalin sot presidentët qeveritarët e kryeministrat e demokratoshkërdhatësisë , pas 1990 -të
për fshehur thasët me lekë te vjedhjeve, pasuri e djersa e shqiptarve .
Ç na duhet NATO ,kur shqipëria ishte vetë supërfuqi ushtarake në ballkan .Përse e shkatrruan ushtrinë e lavdishme ,krenari e shqiptarve dhe armatimet e saj ? .Për të marrë avion e helikopter nga Greqia dhe Serbia ,përse ato do na mbrojnë ne ? …….Kur nuk kemi asnjë hekikopter të vetëm për të shuar edhe zjarrin.,jo më të na mbrojnë hapsirën ajrore.
Ç na duhen vizat kur populli nuk ka lek për bukë !… As vizat e luksi ,ato u shërbejnë politikanve të majmur me pasuri e lek deri në grykë ,ato shetisin botën ,jo populli bark zbrazur.
Fter myteberi e paska gdhi me librin “Dimri i vetmisë së madhe” posht kokës. Nuk i ndahet shpirti të shkretit nga dumbabai. E ka qarë dhe po e qan dhe sot me lot. S’ka faj. E mbante për njeri të afërt. I dukej si pjestar familje. Hahaha, zagar besnik, jo llafe.
Eh,more Tarifa mburravec mbete tere jeten!
Thua “Kush e solli Bushin ne Shqiperi”?,por asnje fjale nuk thua se kush e pruri!
Te gjitha shkrimet e botuara tek DITA i ben per te mburrur veten si Belul Gjeraqina!
UNE!
UNE!
UNE!
Si nuk the nje fjale me mend qe t’i sherbeje shqiptareve te shtypur e shfrytezuar per 30 vjet rresht?
Po ish presdentin Bush i madh kush e solli ne Shqiperi ne vitin 1996?
E pruri era e thatë e bjeshkëve…
E pruri era e ngrohtë e jugut…
E prunë dallgët e detit…
E pruri era “e ëmbël” e puseve të naftës…
E pruri ujët i bekuar si kristali…
E pruri zhurrma e eskavatorëve që transportonin minerale kromi…
E pruri lobi…
Eh kush nuk e pruri thuaj… Kudo të çon imagjinata, vetëm ke pordhkat e fatosave jo.
ty do të të japim një tas me supë dhe salës një çanak plot për plot!!
fitove më në fund o jon!!
ja fute tosit keq,ja çorre jo vetëm maskën por dhe surratin anti salist!
he idiot!
Kush e solli Bush ne Shqiperi? Kjo nuk ka rendesi sa ka –
Kush e leshoi shpifjen “Bush ne Shqiperi i vodhen oren e dores”?
Kete mund ta kujtojne edhe stafi i gazetes Dita! Ka qene Anila Basha.
(besoj se nuk do censurohem se as e kam fyer as e kam share por thjeshte i kam kujtuar nje turp qe ka leshuar mbi shqiptaret atehere)
Koran, sa më shumë koran!
Zemra, sa më shumë zemra!
Yje sa më shumë yje!
Nga ato në qitje sigurisht!
Nga një hajdar funksional s’ke ç’pret më tepër se mut bless forever.
Si mesues Marksizmi ke qene me i dobti ne politeknikum.Me i dobet se M Hanku dhe Sh Shehu,por Ali Progri(ish drejtori)s’kishte c’fare ti bonte cunit te Sevo Tarifes qe rrinte me tuta sporti e luante basketboll kur ti tekej
Eshte e rendesishme te permendet fjala gjeopolitike nga koka te tilla si Fatos Tarifa. Gjeostrategjike, gjeoeknomike.
Gjeoidiotike nga gjeopublicisti Tarif
Eshte e rendesishme te permendet fjala gjeopolitike nga koka te tilla si Fatos Tarifa. Gjeostrategjike, gjeoeknomike.
Gjeoidiotike nga gjeopublicisti Tarif.
Une nuk ofendova njeri.Pse e hiqni koment in.Nuk mund te shaj Saliun ne cdo koment qe ta lejoni
Me 10 qershor të vitit 2007 Bush erdhi ne Shqiperi. Kjo vizite solli marrjen e fteses së anëtarësimit në NATO (në Samitin e Bukureshtit 2 prill 2008) dhe pas nje viti erdhi anëtarësimi me të drejta të plota në Samitin e Strasburg&Kehl, 2 prill 2009, Ne shkurt te 2008 Kosova fitoi pavareisne Ju kujtohet fjalia e Bushit ne Tirane “Heret a vone Kosova do behet e pavarur. pra qellimi i Bushit ishte, ta themi trashe, te kembengulte per hyrjen e shqiperise ne NATO dhe per Pavareisne e Kosoves. Keshtu ka ndodhur nuk eshte se po bejme analize te asaj qe do te ndodhe.Duket se keto dy qellime acaruan keqas te majten e sotme sundues per te cilet Tarifa harron ti permende. Legjendare do te mbeten perpjekjet e Edi Rames dhe te kanalit televiziv te Karlo Bollinos per te diskretituar viziten e Bushit ne shqiperi, se atyre nuk ju duhej as anetaresimi i Shqiperise ne NATO dhe as pavaresia e Kosoves.Keshtu ka ndodhur. Interpretimet e Tarifes se erdhi ngaqe nuk kishte shkuar ne Mongoli jane me shume se qesharake. Do apo nuk do Tarifa ngjarjet e medha kane ndodhur ne kohen kur PD ishte ne pushtet. Tani po flitet per rikrijimin e ish jugosllavise.
Gazeta Dita, mos censuroni tok me komentet edhe te verteten !
Ishte Anila Basha gazetarja qe pati paturpesine te perbalte gjithe shqiptaret duke hedhur ne eter rrenen –
“Bushit i vodhen oren e dores ne viziten ne Shqiperi”
Dhe kjo vetem se Bush nuk ishte i ftuar nga partia e Anila Bashes. Kaq, po te doni vazhdoni censurimin per hater te mbrojtjes te nje rrenacakje.
Mire qe na sqarove,se ishim ne hall se mos e kishte sjelle Berisha. Berisha le ti vuaj gjynahet vet,nqs ka,por kete palloshin qe perpiqesh te mbrosh,as ka per ta ftuar zyrtarisht shtepia e bardhe dhe as ka shanc te vizitohet nga presidenti i ShBA,se e dine se ç’gjelle eshte.
Pse u dashka sot pas 30 vjetesh te themi se “kush e solli Bushin ne Shqiperi”,pergjigjen e te ciles nuk e jep as autori i ketij shkrimi,por nuk shohin anen tjeter te medaljes se “Pse klasat politike qe sunduan Shqiperine per 30 vjet nuk kane vene ne jete pervojen e SHBA se si funksionon DEMOKRACIA dhe SHTETI LIGJOR ne SHBA?
Pse sot pas 30 vjetesh ne Shqiperi nuk ekziston asnje element i demokracise dhe shtetit ligjor,por vetem DIKTATURA e nje njeriu te vetem qe ka zaptuar pushtetin e radhes?
Pse heshtet kur degjohety kryeministri Rama se do ndertohet pista e Formules 1 ne Elbasan,kur qytetet shqiptare,duke filluar nga Tirana lagjet e tyre jane si GETO ku nuk ka asnje element jetik te nje komuniteti si cerdhe,kopshte,lulishte,kende lojrash e sportive,stola dhe tavolina per pensionistet,shetitore etj ne perpjestim te drejte me SASINE dhe DENDESINE e banoreve te cdo blloku banimi,por hidhen miliardat kryesisht ne qendrat e qyteteve dhe rruget kryesore atje ku bien me shume ne sy te turisteve?
Pse u hesht fare kur BB raportoi,qe ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informale dhe 37% te te punesuareve punojne ne te zeze,qe verteton mos ekzistencen e plote te demokracise dhe shtetit ligjor ne vend?
Pse nuk funksionojne SINDIKATAT ,kur populli eshte i shtypur dhe shfrytezuar deri ne palce dhe qytetaret nuk i degjon njeri ne zyrat e administrates bile edhe vete kryeministri?
Shqiptaret jetojne ne nje vend te PUSHTUAR nga armiqte me te eger te popullit shqiptar,por jo te huaj nsi dikur,por nga shqiptaret antishqiptare!
” –Nuk dinte c’te bente me te ardhmen e ve–t”Kete na e thote ”Profesori i sociollogjis”,pinjoll i nji familje Komuniste te bllokut dhe qe u arsimua nga shteti i “Diktatures Komuniste”. shteti i cili e coi edhe ne” kalane e kapitalizmit”per te na perciell prej andej “menyren per te luftuar Komunizmin”,qe ne saje te mesimeve Amerikane ai po e kryen me sukses edhe sot si pedagog ne nji nga universitetet me emer ne vend!Nuk e di ,nese ke qene ne sheshin “Skenderbe”ku per here te pare ,sic thoni ju ,nji qeveritar Amerikan i sapombritur nga aeroporti i premtonte Shqiptareve se do ti ndihmonte me rreth 1ml ,$ ndihma!Mbas kesaj “zemergjwsie ” Amerikane ,te gjithe flamujt Amerikane qe valeviteshin ne fillim te mitingut u ulen ne toke!Populli i Tiranes e kishte zgjedhur te ardhmen e vet dhe jo vetem ai i Tiranes ,por i tere populli Shqiptar,nuk pranonte lemosh per meshire!
Duket se shqetesimi I Tarifes ka qene hedhja ne “Fuck-buket” e Berishajve te fotografive te tij me Bushatllinjte e Teksasit dhe Cuni Sevos e beri ne mullar..me tarifikun e USA-presidentiteve per nje shekull ne bote
.
Cfare pislleqesh nuk thote Tarifa ?
,
Ne qershor 1991 Bejkeri erdhi ne Tirane nga Beogradi ku pak ore para takimit “madheshtor” ne Tirane mbante era “millosh”…sepse gjate takimit me kryeserbin kriminel Sllobodan Milloshevic jane regjistsruar dhe biseda kondraversale “me spec’.
.
Vizita e J.Bejkos atehere ngjali shprese por sot mund te themi se si SHOW qe kalaja e Atllantikut mundi ate te vdekur te Adriatikut duket e zbehte…Nese ndihmat amerikane 1992-1997 ishin ZEROOOO kujt I duhen resmet e Usali Berishes me padronet e tij qe sot po e hedhin si qen..ne mos qofte loje ..
.
Kalojme te Bushatlliu Junior.
.
Do ngelet gafa me e madhe antishqiptare deklarata e Bushit J. kur pas vizites ne Tirane ne nje konference shtypi ne WDC tha shprehimisht: Vizitova me sukses nje Vend MYSLYMAN….(NO COMENT) dhe asnje shqipfoles nuk u ndje..
.
STERRE E ZEZE do ngelet qe mbas Tom Rixhes (ridge) PRANIA E DAMIR FAZLLICIT qe kishin ardhur per ten a ndihmuar te futeshim ne Nato….
.
Zoti Fatos I rritur ne 6 dekade ne kulle te fildishte jepi fund “luftes” kunder Berishes duke na lavderuar USA-TALLARET E TIJ..
.
Eshte aksiome qe amerikanet te dorzojne koken e Berishes tyre dhe ti lene lodrat me Kimen dhe me Ndalim te Vizave te Leshit !!
.
Nese dhe ti del ne keto mediume per shplarje truri mund te themi se amerikanet po bejne gabimin e turqeve ne shekullin e 15-te..po hani kockat e Enverit
si kanibale per 30 vjet
ashtu si Gjergj Kastriotit
vecse ateher kishim Sulltane sot kemi presidente
me Elez Pashen dhe Sali Efendiun..
Turp !
Lexova e lexova gjate gjithe artikullin e nuk mora vesh asgje. Tani desh te pyes, meqe nuk mora vesh asgje, po kete Ambasador qe ka shkruajtur kaq gjate, kush e dergoi ne Washington sepse qenka dhe pinjoll komunist? Cudira shqiptare, si gjithmone ose pordhe me rigon…..
Qe ja ka fut pordhes ky pinjolli komunist ke te drejte e ke gjetur …por nuk ke te drejte te revoltohesh pasi kane qene te moderuar..E kam fjalen ne krahesim Sali Bythishen pasi eshte rast I rralle ne lindjen e kuqe qe nga nje familje dolen dy sekretare partie te PPSH ..1 Saliu ne fakultetin e mjeksise dhe I vellai ndjere Selimi ( I vdekur nga zemra ne1989 te spitali Sales)..Po mire keto Bushat me zarin Biberaj nuk e dinin qe Saliu jo vetem ishte komunist por ishte nga ata qe do varnin armiqte ne litar
Respekte per shkrimet tuaja, profesor.
Na munojne leksionet tuaja në Universitet në Michigan, USA.
Faleminderit,
Pirro
Ka shume komente ,qe duan te denigrojne Tarifen!!!Tendenca denigruse ka dy arsye te medha!
E para: Tarifa anon pak nga Rama dhe Berishistet duan ti bejne qejfin ‘Babait” shpirteror
E dyta : Duan qe keta komentus te tregojne se jane me te zgjuar ngaTarifa!
Vaj me det: Tarifa eshte nje nga specialistat me ne ze te Diplomacise!
Eshte nje soj sikur te pretendosh qe Cobani di per kafshen me shume nga veterineri!
Vazhdoni vetkenaquni miqte e mij!
dok
unë po përgjigjem për vete!!
tarifa ka shumë shkrime të mira deri dhe të shkëlqyera!!
POOOOR kjo nuk do të thotë se nuk ja bën mutin ndonjëherë!!
nuk dua aspak ta denigroj as si salist e as si rilindjot!thjeshtë shpreh atë që ndjej sa herë e lexoj!!
po të mos kisha respekt nuk do ta lexoja fare,por me gjithë respektin që kam nuk mund të pranoj të gjitha,këtë radhë nuk ka asnjë llojë vlere ky shkrim,si të shkëlqyera!!
lali,nuk jam tip që vesh “çizme në mes të vapës”,vetëm e vetëm se është në modë!!
Zoteri me ”nick-un” doktor.
Qe tek “nick-u”qe ke zgjedhur je gabim ..se qenke doctor dhe jep shembuj me veterinere apo kafshe,nuk shkon.Qe Fatosi futet ne korifenjte e dipllomacise shqiptare nuk diskutohet por a po thone keto Top-Dipllomate fjalen e duhur ne kete kohe qe Shqiperia po kalon fazen me poshtruese si komb ?
.
Jo vetem qe nuk thone fjalen e duhur por jane bere pjese e regjimit ambasadorial te instaluar ne Kohen e Rajersonit ne shkurt mars 1992 dhe vazhdon sot per inerci me gallaten “luftarake” midis Kimit dhe Salit.
.
Sikur te zevendsonit fjalen Amerike me fjalen Parti dhe presidentin amerikan me Enver Hoxhen do dilte kopje e artikujve te Sevos ne Kohen e Xhaxhit vecse I jati I Fatosit edhe pse ishte kundershtari im formal ai ishte me I sinqerte se I biri
Faleminderit per mirekuptimin