Botohen në DITA
Për “Zëri”, Prishtinë
22 prill 1998
Ngjarjet në Kosovë janë dramatike si në çdo luftë të gjatë, që herë zbutet dhe herë bëhet e ashpër dhe e përgjakur. Unë këtë dramë luftarake e kam përjetuar si shqiptar, apo më mirë si intelektual shqiptar, realist, i veshur me rrobat e luftës dhe jo me petkat romantike të salloneve sentimentale. Domethënë i kam përjetuar ngjarjet me një dhimbje krenare si të atij luftëtarit që lufta e ka gjetur në udhë e sipër dhe ky luftëtar mundohet t’i mbajë lotët duke shtrënguar dhëmbët, i bie kokës me grushte dhe bërtet: “Si nuk u ndodha në fushën e betejës!”. Ulërin për fëmijët, gratë dhe nëna e vrara dhe rend si një Maratonomak me një zemërim të tmerrshëm ndaj pushtuesve barbarë serbë. Mua tani më ka ikur përjetimi romantik, më ka ikur dhe dëshira abstrakte romanik—patriotike e stisur dhe artificiale për pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e popullit shqiptar. Nga kjo dhimbje e kam konkrete, realiste krenarinë për luftën popullore; e kam konkret dhe realist edhe qëllimin final të kësaj beteje. Mjaft me romantizma dhe politikë se u çmendëm…!2. Tani zjarri është ndezur. Ky është një zjarr i shumëpritur. U shty dhe u shty me ankth dhe me frikë nga diplomatët shqiptarë e të huaj. “Obo-bo-bo, se mos na shpërthejë flaka”! Por drutë aq shumë ishin tharë sa zjarri buçiti dhe erërat fryjnë nga grykat e Shqipërisë andej Drinit dhe këndej. Prandaj zor se shuhet ky zjarr. Dhe nëse Evropa do të përpiqet ta shuajë duke premtuar ndonjë gjë të vogël, thëngjijtë do të mbeten të ndezur. Një gjë është kryesore: shqiptarët janë vënë në lëvizje për çështjen e tyre shqiptare dhe diplomacia evropiane dhe armiku gjithashtu është vënë në lëvizje, madje është trembur se zjarri në Kosovë mos përfshijë edhe Ballkanin dhe neve kjo frikë e Evropës na bën mirë! Ne duhet të mos e qetësojmë Evropën me fjalët “shqiptarët edhe këtej e tutje janë paqësorë dhe ndjekin rrugën paqësore për çështjen e tyre”. Ne duhet ta bëjmë Evropën të kuptojë se Shqipëria është një shkëmb dinamiti dhe po nuk u zgjidh çështja e saj, zjarri i këtij dinamiti del në Karadak e në Olimb, në Malet Ballkanike dhe në Siçili. Atëherë me të vërtetë hapet dritë jeshile për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Dhe për këtë unë jam një optimist realist i përmbajtur dhe jo një optimist i çartallosur romantik. 3. Për t’ia arritur një qëllimi kombëtar nuk përdoret vetëm një lloj arme, vetëm arma e dialogut. Kjo është një valium për të të vënë në gjumë. Popujt e tjerë nuk janë çliruar vetëm me dialog. Vietnami vetëm me dialog u çlirua? Bosnja me dialog u çlirua? Irlanda e Veriut me dialog po çlirohet? Irlanda e Veriut kishte dialoguar, por kishte edhe IRA-n. Kosova të ketë dialogun, por të ketë edhe UÇK-në. Pse irlandezët veriorë ta kenë UÇR-në dhe shqiptarët të mos e kenë UÇK-në? Më të mirë se shqiptarët janë ata?Për sa i përket asaj sesi do ta shohë faktori ndërkombëtar problemin shqiptar, unë e thashë: Evropa duhet të bindet se shqiptarët nuk do ta shuajnë zjarrin gjersa të çlirohen. Evropa duhet jo vetëm të bindet, por edhe të frikësohet nga rrebeshi shqiptar.4. Shteti shqiptar ç’është e vërteta e ka intensifikuar luftën politike dhe diplomatike për çështjen e Kosovës dhe këtë e ka parë si çështje të përgjithshme shqiptare. Por ky shtet ka një lëkundje në strategjinë e tij për çështjen kombëtare. Drejtuesit e tij një herë janë të mendimit se Kosova duhet të bëhet autonome, një herë republikë minus një, një herë republikë e pavarur dhe me radhë. Kjo lëkundje varet nga humori i forcave politike në Shqipëri dhe nga lëvizja diplomatike në Evropë e në Amerikë. Për mendimin tim, shteti shqiptar duhet të jetë më i qartë dhe më konsekuent në strategjinë e çështjes shqiptare dhe të mos kthehet nga të fryjë era. Nga ana tjetër edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar, edhe përfaqësuesit e qeverisë në Kosovë duhet ta heqin nga fjalori i tyre termin “terrorizmi shqiptar”, apo shprehjen qerpiç: “dënojmë terrorizmin ngado që të vijë”. Ka vetëm një terrorizëm, ai është terrorizmi serb. Gjithashtu, përfaqësuesit e shtetit shqiptar dhe ata të qeverisë në Kosovë duhet të mos ngatërrojnë UÇK-në me terrorizmin. Ushtria Çlirimtare është një realitet i thirrur nga historia, do apo nuk do ti. UÇK-në e ka ftuar historia të dalë në shesh dhe historia është e plotpushtetshme, që nuk pyet as për qeveritarë, as për intelektualë, as për shkrimtarë, qofshin këta edhe nobelistë.Por shteti shqiptar duhet të bëjë një politikë të mençme për zhvillimin e Shqipërisë, një politikë të drejtë ekonomike, shoqërore dhe kulturore, një politikë pajtimi e bashkimi jashtë prirjeve përçarëse, korruptuese dhe bizantine. Edhe problemin e Kosovës shteti dhe partitë të mos e përdorin artificialisht për interesat e tyre politike, duke u betuar se kush e do më shumë Kosovën! Kosova nuk ka nevojë për betime dhe lot mallëngjimi, për “ta marrça” e “t’u bëfsha”. Kosova ka nevojë për dashuri të ndërgjegjshme patriotike, për luftë konsekuente të gjithanshme për çlirimin e saj, se çlirimi i Kosovës është çlirimi final i Shqipërisë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se Shqipëria nuk është ende e çliruar dhe e pavarur, megjithëse ne festojmë 28 Nëntorin, ditën e flamurit me shqiponjën dykrenare. Në fakt, shqiponja jonë është njëkrenare. Ju thoni si të doni…!
****
Dorëshkrim mbi Çështjen Kombëtare dhe UÇK
Të nderuar pjesëmarrës,
Për zgjidhjen e Çështjes kombëtare shqiptare janë bërë shumë diskutime, janë mbajtur sesione shkencore, janë hartuar programe nga Akademikë në Tiranë e Prishtinë, janë botuar shumë libra dhe janë organizuar disa tryeza intelektuale. Të gjitha këto kanë ndihmuar Lëvizjet Kombëtare të vitetve 1968, 1974, 1981, 1989 dhe Luftën e UÇK-së në 1999 në Kosovë. Me ëndrrën e zgjidhjes së Çështjes Kombëtare Shqiptare shumë nga ne intelektualët kanë vdekur, dhe shumë jemi plakur. Po le t’i themi të vdekurve: ndjesë paçin dhe t’u urojme të gjallëve të plakur dhe të rinjve të kenë fat që ëndrra e zgjidhjes së Çështjes kombëtare t’u bëhet realitet, ashtu siç ëndërronin Rilindasit e mëdhenj.
Dhe mesa duket, pas Luftës së Kosovës dhe ndërhyrjes së Forcave Ndërkombetare në 1999 për Çlirimin e saj nga agresorët serbë, shpresat për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare janë rritur, megjithe vesshtiresite jot e vogla. Por besojmë se me hir dhe me pahir, Kosova do ta ketë marrë Statusin e Shtetit të Pavarur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Kjo do të jetë pothuajse faza e parafundit e zgjidhjes së Çështjes Shqiptare. E them këtë se Çështja shqiptare zgjidhet, kur të ketë një Shqipëri: Shqipëria këtej Drinit dhe Shqipëria përtej Drinit – mbi të njëjtin truall dhe nën të njëjtën çati.
Këtë mendim na lejohet ta themi, pasi tryeza ku jemi mbledhur, nuk bën pjesë në tryezat qeveritare, ku merren parasysh konjukturat e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.
Megjithatë edhe mendmet e lira dhe të vërteta të tryezave jo-shtetërore, si kjo jona, nuk janë pa ndikim në politiken qytetare. Por tani për tani në këtë tryezë ne kuvendojmë dhe kërkojmë që të mbyllet përfundimisht Çështja e Statusit të Kosovës, dhe ajo të bëhet shtet i pavarur dhe i lirë para se ne pleqtë të vdesim dhe shumë më parë se të rinjtë të plaken.
26 Nëntor, 2005
vijon nesër…..

Qoft i paharuar poeti ,shkrimtari,politikani dhe intelektuali i madh Dritero Agolli. Edhe sot, mbas 23 vjetesh, jane aktuale mesazhet e te madhit Dritero per qeveritaret dhe politikanet ketej e pertej drinit. Lavdi te perjetshem ketije burri te madh te kombit tone.
O yll i letrave shqipe. Ngriu dhe me te tjeret mesou gazetarve si te shkruajne, si mos te shiten, si te jene pozitiv, si de duan atdheun, njerzit, jeten. Shqiperia eshte ne gjendje gazetarie te tmershme.
Rrespekte pa fund per kontributin e gjigandit Enver Hoxha dhe Partisë së Punës për çështjen e Kosovës. Lufta Nacionalçlirimtare kundër okupatorëve nazifashistë me në krye Komandantin dhe Komisarin legjendar Enver Hoxha ka qenë frymëzimi i brezave që luftuan për lirinë e Kosovës
Idi-ot kok e kembe ti qe e quan veten Kosovar nga Kosova. Ti mund te jetosh ne Kosove , por kjo nuk te ben shqiptar. Ti ne nje filoserb. Enveri jot o plehre, vrau e internoi kosovaret ne Shqiperi, ia shith Kosoven serbeve dhe ti na kakaris ketu e na e ben Enverin sikur i u dogj barku per shqiotaret e sidomos ata ne Kosove.
Unë jam 101% shqiptar prandaj përulem me rrespekte maximale për kontributin gjigand të legjendarit Enver Hoxha për Kosovën dhe Shqiperine.
Orrree trapllëçet e Kaci Dervishit do m’i shesësh ti mua? Ik oreee. obobo. Enver Hoxha nuk vrau asnjë kosovar me urdhër të tij por edhe po ta bënte sloz rol. Ç’bënë plehrat poshtë tij, të cilët i kishte lënë cubi i Burgajetit analfabete dhe morraxhinj orientalë pa toka, është çështje tjetër, ku di morraxhiu analfabet se ç’është familja, fara, fisi, apo kombi?
I tille ishte edhe cubi i Burgajetit i cili në 1924 ia shiti Kosovën Nikola Pashiqit në favor të ndihmës së bjellogardistëve rusë që e rikthyen në pushtet .
Komentet e bera me nofken Kosovar nga Kosova nuk jane nga une por nga ndonje pensionist i Sigurimit i cili sic duket ka nostalgji per rinine e tij te kaluar si spiun ne sherbim te partise se Miladinit dhe Dushanit.
Komenti i mesiperm me nofken time Kosovar nga Kosova i cili perdor fjalor rrugaceror ndaj Partise se lavdishme te Punes nuk eshte nga ana ime por nga pinjollet e ballisteve dhe zogisteve qe duan te nxitin konflikte. Enver Hoxha mbetet gjigand i popullit shqiptar ndersa Partia e Punës është ne zemren e çdo shqiptari te ndershem
Komenti i mesiperm nuk eshte bere nga ana ime.
Komenti me emrin tim dhe qe fillon me:Idi-ot kok e kembe ti qe e quan veten Kosovar nga Kosova, nuk eshte bere nga ana ime por dikush qe abuzon me emrin tim.
Gaqi ke te fala nga Ethemi.
Edhe ti qe perdor emrin e shokut tim Gaqi Tanku,je felliqesire,se nuk je ai!
Idioti gaqi…shqiperin eshte tu ta shite Ramos te greku dhe serbi.Rri ben gjume ti!
Ne kete duel midis “gaqi tankut” dhe “kosovarit nga Kosova”,, nuk paska fitues,tani drejtohuni kohes shtese.
Me keni bere te qesh me lot.
Ju lutem me sinqeritet vazhdojeni dialogun, nzehni mire shpatat.
Kam vendosur te bej arbitrin.
A e lexon klasa e sotme politike shqiptare kete shkrim? Eshte e veshtire te kuptohet se çeshtja shqiptare zgjidhet kur te kete nje SHQIPERI? As traun e doganes ne kufirin me Kosoven nuk e kane hequr deri tani…….
Nga Driteroi ynë i modh
Ish i rëndë dimri i sivjetshëm
Dhe pranvera erdhi me mundim
Erdhi përmes shirash të rrebeshëm,
Erdhi me një det me hidhërim.
Falmë Enver, që vargu m’u rëndua,
Falmë, Enver, që fjalët s’i them dot;
Shqipërisë zemra iu lëndua,
Shqipëria jote po derdh lot.
Shqipëria Jote s’i kish parë
Mbyllur as në gjumë syt e Tu,
Qielli i ballit Tënd me yj të larë
Ndriti dhe nga retë nuk u zu…
Falmë, Enver, që po përmend në vjershë
Fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
Fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
Deshe jetën në çdo poezi.
2.
Malet heshtin, malet ulin kryet,
Roje rrinë në arkivolin Tënd,
Janë vrejtur pishat nëpër pyjet,
Po rënkon çdo plis e gur e shkëmb.
Eh, shiriti i zi, një ton me hekur
Më rëndon në krahun tim, Enver,
Shqipëria s’të sheh dot të vdekur,
Ndaj lumejtë e pikëllimit derdh…
Falmë, Enver, nga dhimbja s’jam i qetë,
Falmë Enver që kaq i dobët jam!
Paska çaste kur njeriu I shkretë
Veten se pushton e dot s’e mban!
3.
Falmë, Enver, kam bërë dhe gabime,
Nëpër fluturime si nëj zog,
Ndofta të kam sjellë dhe shqetësime
Ndofta të kam thinjur ndonjë flok!…
Ti na rrite dhe na bëre burra,
Rrite çdo të ri dhe çdo plak,
Ecëm nëpër male, shkrepa, gurra,
Ndezëm komunizmin prag më prag.
Ne me ty, me dorë i kapëm yjet
Dhe i vumë përmbi Shqipëri;
Ne me ty s’I ulëm kurrë kryet
Nëpër gjysmëshekullin e ri.
Falmë, Enver, që kryet i kam ulur
Dhe ec rrugës dhe nuk vij në mënd;
Neve, që furtunash jemi turrur,
Çdo qelizë e trupit sot na dhëmb!
4.
Vallë a do mësohemi njëherë
Pa të patur pranë dhe mes nesh,
Bora nëpër male kur të bjerë,
Dielli kur të dalë midis nesh,
Plisat kur të ngrihen në luginat,
Fushat kur të vishen me flori,
Kur të nisë Komani turbinate,
Kur të mbushet plot liqeni i ri,
Kur të zgjohet herët Gjirokastra
Dhe të hapen portat në sokak,
Kur shamitë e nuseve buzarta
Flokëve të çelin si zëmbak,
Kur të mblidhen shesheve fëmijët
Tok si luleshqerrat në livadh,
Kur si zjarr të ndizen karafilët
Dhe në gjoks të derdhet malli i madh,
Kur Një majet duart të trokasin
Mbushur plot me lule dhe me gaz,
Kur pëllumbat kopshtit të gugasin
Dhe të rrahin krahët në pullaz,
Kur Tirana mes përmes të dritave
Të lundrojë natën si në det,
Kur shtëpitë e ëndrrës së petritave
Të na duket sikur dikë pret,
Kur të vijnë Kongreset e Partisë
Me hap komunizmi ngadhnjimtar
Dhe të ndritë balli i Shqipërisë
Me flamurin Tënd të ngritur lart…
5.
Falmë, Enver, që frymë dot s’të dhashë
Nga kjo frymë e gjallë e gjoksit tim!
Zemrën time do ta nxirrja jashtë
Të ta jepja Ty me ngazëllim!
Ç’them dhe unë e ç’vargje hedh ën letër!
Fjalët më përzihen, sigurisht!
Vallë a mos jam bërë njeri tjetër
Dhe harroj që jam një komunist?
Jo, Enveri s’vdiq e s’është i vdekur,
Është i gjallë e ndër të gjallë rron,
Ngrihet sipër malesh kreshtëhekurt
Dhe armatën komuniste çon.
Si profet ngre kokën madhështore
Dhe rrudh ballin mbushur me mendim,
Dhe na thotë njihni veç fitore,
Pastë nder e dritë vendi im!
Dhe na thotë: ruajeni Partinë,
Që e lidhëm më dyzetenjë,
Jam mes jush, mes brezave që vijnë,
Jam me mendje, frymë dhe me zë!
6.
Falmë, Enver, që jam trishtuar shumë,
Ndofta kam përlotur ndonjë varg,
Jam njeri me mish e gjak dhe unë,
Ndonëse shoh si komunistët larg.
Unë e di se zemra Jote e madhe
Di të falë, e mua ti më fal
Si poet u preka kësaj radhe
Dhe në gjoks një lëmsh me lot m’u ndal.
Jam krenar që rrojta me Ty bashkë
Dhe jam bashkëkohas tok me TY,
Nëpër popull shpirtin tënd e pashë,
Pashë pranë të pavdekshmit sy!
Jam krenar që gjendem në armatën,
Që e ke ngritur Ti si arkitekt,
Kjo armatë mprehur e mban shpatën,
Se ia mprehe Ti mbi dyzet vjet…”
Bravo Kosova ! I madh je mor Kosovar !-
Ku e paske gjetur te gjithe kete poezine e Driteroit per Enverin, qe botoi diten qe nderoi jete Enveri.
Na perlote me kete Poezi
Bravo bravo !
Une mbaj mend permenc vetem strofen e pare , por kjo Poezi i ka te gjitha strofat te bukura
Tani po i lexoj me kujdes dhe po me pelqejne akoma me shume …..
Kjo Poezi tregon se Driteroi e ka dashur me gjithe shpirt Enverin,
se eshte Poezi e dale nga zemra ….
Aman ore Kosovar, fshije shpejt ate poezi te Enverit se Rajmondi keto kohe po qan Sali Berishen.
Mbas shtatorit do qaje dhe Like Meten. Se mos kalon ne depresion. Ju lutem perzemersisht te me mirekuptoni!
Ceshtja shqiptare NUK ZIGJET KURRE!
Shqiptaret dhe trojet e tyre u “shqyen” nga Europa kurve qe ne 1913 !
Te propagandosh sot se gjoja ceshtja shqiptare u zgjidhka vetem kur te bashkohet Shqiperia me Kosoven,apo e thene me dinakeri,”ketej e andej Drinit” eshte jo vetem mohim i te vertetes historike,por edhe tallje me te gjithe shqiptarewt kudo ku banojne sot ne trojet e dikurshme shqiptare rreth kufirit me Shqiperine!
Aq me teper sot,qe Europa nuk ka dashur te zgjidhe dot ceshtjen e pavaresise se Kosoves dhe ceshtjeve te tjera politike,juridike,ekonomike ,sociale etj ,qe lidhen me ndarjen e Kosoves nga Serbia me gjakderdhje,verteton plotesisht tradhetine qe politika shqiptare i ka bere dhe po i ben interesave te Kosoves!
Edi Rama ka 8 vjet,qe i ka ngulur thiken pas shpine Kosoves,ndersa SAJIMI i Ballkan njohja e Kosoves si SHTET I PAVARUR NGA SERBIA nga vete Rama pa bere ASNJE KONSULTE ME POLITIKEN KOSOVARE,bile as qe eshte konsultuar edhe me politiken e Shqiperise eshte vulosja e tradhetise se tij!
Kush ia dha te drejten ketij sharlatani te negocioje dhe te vendose ta fute Shqiperine ne organizma nderkombetare pa i bere transparence popullit shqiptar,se pse duhet bere ky organizem,cfare qellimesh ka,cfare interesash ka,ne cfare kushtesh do konkuroje Shqiperia atje,cfare do fitojme apo humbasim dhe per me teper PSE BISEDOHET ME VUCICIN,KETE ARMIK TE SHQIPTAREVE DHE JO ME QEVERINE E KOSOVES?
Ceshtje shqiptare gjoja per bashkim trojesh nuk ka e nuk do realizohet kurre,se interesat e shteteve fqinje jane me te medha se sa interesat e shqiptareve te percare me njeri tjetrin!
Se sot mbizoteron akoma shpifja antishqiptare se “Enver Hoxha e ka shitur Kosoven”,por nuk thone asnje fjale se kush i shiti edhe trojet shqiptare ne Cameri,ish Jugosllavi,se kush po i fal detin Jon Greqise me truke juridike mashtruese!
Rama i vetem ka vendosur te coje ceshtjen e detit Jon ne Gjykaten Nderkombetare,pa i dhene asnje sqarim popullit shqiptar,pa bere publike se cfare KONFLIKTI KANE PASUR NE BISEDIME ME GREQINE etj!
Per deri sa nuk deklaron se cfare i ke kerkuar pales greke per detin Jon dhe se cfare ka kundershtuar ajo,KU QENKA KONFLIKTI KETU?
Per me teper,qe Greqia ka depozituar ne OKB,qe NUK NJEH ASDNJE VENDIM TE GJYKATAVE NDERKOMBETARE QE KANE TE BEJNE ME PREKJEN E INTEGRITETIT TERITORIAL TE SAJ!
Qe ketu del hapur se Rama po ia FAL detin Jon Greqise me truke juridike mashtruese!
PO!
Rama eshte TRADHETAR dhe ndaj tij duhet te drejtohen shigjetat e te gjithe shqiptareve atdhetare!
Ceshtja shqiptare NUK ZGJIDHET KURRE!
Shqiptaret dhe trojet e tyre u “shqyen” nga Europa kurve qe ne 1913 !
Te propagandosh sot se gjoja ceshtja shqiptare u zgjidhka vetem kur te bashkohet Shqiperia me Kosoven,apo e thene me dinakeri,”ketej e andej Drinit” eshte jo vetem mohim i te vertetes historike,por edhe tallje me te gjithe shqiptarewt kudo ku banojne sot ne trojet e dikurshme shqiptare rreth kufirit me Shqiperine!
Aq me teper sot,qe Europa nuk ka dashur te zgjidhe dot ceshtjen e pavaresise se Kosoves dhe ceshtjeve te tjera politike,juridike,ekonomike ,sociale etj ,qe lidhen me ndarjen e Kosoves nga Serbia me gjakderdhje,verteton plotesisht tradhetine qe politika shqiptare i ka bere dhe po i ben interesave te Kosoves!
Edi Rama ka 8 vjet,qe i ka ngulur thiken pas shpine Kosoves,ndersa SAJIMI i Ballkan njohja e Kosoves si SHTET I PAVARUR NGA SERBIA nga vete Rama pa bere ASNJE KONSULTE ME POLITIKEN KOSOVARE,bile as qe eshte konsultuar edhe me politiken e Shqiperise eshte vulosja e tradhetise se tij!
Kush ia dha te drejten ketij sharlatani te negocioje dhe te vendose ta fute Shqiperine ne organizma nderkombetare pa i bere transparence popullit shqiptar,se pse duhet bere ky organizem,cfare qellimesh ka,cfare interesash ka,ne cfare kushtesh do konkuroje Shqiperia atje,cfare do fitojme apo humbasim dhe per me teper PSE BISEDOHET ME VUCICIN,KETE ARMIK TE SHQIPTAREVE DHE JO ME QEVERINE E KOSOVES?
Ceshtje shqiptare gjoja per bashkim trojesh nuk ka e nuk do realizohet kurre,se interesat e shteteve fqinje jane me te medha se sa interesat e shqiptareve te percare me njeri tjetrin!
Se sot mbizoteron akoma shpifja antishqiptare se “Enver Hoxha e ka shitur Kosoven”,por nuk thone asnje fjale se kush i shiti edhe trojet shqiptare ne Cameri,ish Jugosllavi,se kush po i fal detin Jon Greqise me truke juridike mashtruese!
Rama i vetem ka vendosur te coje ceshtjen e detit Jon ne Gjykaten Nderkombetare,pa i dhene asnje sqarim popullit shqiptar,pa bere publike se cfare KONFLIKTI KANE PASUR NE BISEDIME ME GREQINE etj!
Per deri sa nuk deklaron se cfare i ke kerkuar pales greke per detin Jon dhe se cfare ka kundershtuar ajo,KU QENKA KONFLIKTI KETU?
Per me teper,qe Greqia ka depozituar ne OKB,qe NUK NJEH ASDNJE VENDIM TE GJYKATAVE NDERKOMBETARE QE KANE TE BEJNE ME PREKJEN E INTEGRITETIT TERITORIAL TE SAJ!
Qe ketu del hapur se Rama po ia FAL detin Jon Greqise me truke juridike mashtruese!
PO!
Rama eshte TRADHETAR dhe ndaj tij duhet te drejtohen shigjetat e te gjithe shqiptareve atdhetare!
Prandaj shqiptaret duhet te vazhdojne se bashku te besojne, te zhvillohen, te jene te mire, te zgjuar e me miq shume. Te kuptojne mire kete mbeshtetse fame keqe te Serbise dhe Greqise, me emrin Europe. Keshtu si sot i ka braktisur shqiptaret. Politikanet e mire jane gjendur te vetem dhe pa ndihme perball te gjithve dhe sidomos shqiptarve faqe zinj e te shitur. Keto 30 vjet jane njelloj si gjithe shekujt e kaluar. Mos te dorezohet asnje bij shqipe.
Po edhe shume si ju na thojshin kosovo nuk behet shet e yu nuk shparrtallohet! Beso se behet ! Edhe sa te jete shqiptar ne kete toke do luftojme qe te behet! Rrnofte Shqiperia etnike!
Believe inyour dreams, they will become true!
Krejt i sakte Driteroi ne ato qe shkruan por keto Kujtimet e tij per Kosoven do ti shkaktonin infarkt Timonierit Rama nese do ti lexonte aty poshte tavolines se Open Ballkan a Minishengenit te Vucicit.
Kjo qe ka shkrojtur z.Dritero per Kosoven tone eshte e vertete. Ceshtja Shqiptare zgjidhet vetem kur Shqiptaret te bashkohen ne nje shtet te vetem qe quhet SHQIPERI.
Mendimet e dijetrit Dritero te cojne tek qellimi final i shqiptareve-krijimin e nje njesie te perbashket administrative Shqiperi-Kosove ne kuadrin e Bashkimit Europian dhe zgjidhjen me urtesi te kalimit administrativ te komunave serbe ne shtetin serb dhe te komunave shqiptare ne shtetin shqiptar.
Sa ma shum Shipetare te bashkuar haq ma shum te koruptuar ,dhe hajduta ,juflisni te gjith fjale pa kryp ,pse bashkim kombetare nuk dote ndodhe kure sa esht gjalle Serbija ,e dyta nuk jemi rasa e njeriut qe mundemi te bashke jetojme ,nji Shqipetar e prish familjen ,dy Shqipetare e prishin Komunen kurse tre Shqipetare e prishin shtetin,BERISHA,BASHA ,dhe RAMA .
STRATEGJIA E KOMBIT ESHTE Bshkimi i trojeve te pushtuara
taktika eshte DENIMI E ELEMINIMI I RAMES NGA SKENA POLITIKE URGJENT PERDERISA NUK E KA MARRE FERRA URATEN
DUHET URGJENTISHT TE FUTET NE KUSHTETUTE REFERENDUMI
EDHE ENVERI I MADH NUK MERRTE ASNJE VENDIM KAPITAL PER FATET E KOMBIT PA U APROVUAR NGA POPULLI E KUVENDI
Deshiren per bashkim te te gjithe trevave Shqiptare.,pamvaresisht se politikanet Shqiptare me Ramen ne krye nuk e deshirojne bashkimin . Amerika e ka vendosur Shqiperine e madhe .
Ishte vakum mbas 90 , ku PPSH formoi me gjakun e saj shume parti me emra te bukur .Jane derguar te rinj Shqiptare te studiojne ne perendim investojne Amerikanet nga familje fisnike.gjak blu Shqiptare. Do pirdhen ish te kuqte tradhetaret e lirise, Eshte vendosur ,nuk ka kthim mbapsht ,optimiste per baskimin kombetar mbare , ju o Shqiptare, qe ju dhimbset Shqiperia.
ajo cfar kupton ne trut e idioteve me mentalitet mesjetare sprucon vetem injorance mureve te kazanit
shyqiúr qe Muti eshte fundosur benda halese
e nuk qelb me
edhe pse fisit mullumut i mungon ara e mutit 🙁
Kjo e thene,duhet te behet e beme.Vetem atehere do kete qetesi ne rajon.Sepse ne shqiptaret as nuk kemi gjuajtur Zotin e as nuk kemi hyje ne “hak’ ndonje populli per rreth nesh,qe te na mallkoje Zoti e as njeriu,si Altisari,te moskemi te drejte e te mos na lejohet bashkimi kombetar.
Nuk e kam te qarte perkufizimin e Shqiperise: “ne dy ane te Drinit??!”Deri sa kujton Enverin, duhet ta dinte se
Tokat Shqiptare shtrihen NGA TIVARI NE PREVEZE Me Mal te Zi dhe ÇAMERIA BRENDA!!
PO, por neser, me ndihme t’Zotit,
Do ta bajme prap SHQIPNI t’LIRE
Prej PREVEZET m’LEQE t’HOTIT”
Prej TIVARI ne MANASTIR,
Edhe FLAMURI I SHQIPNISE
SI FLAKE mnijet e Perendise
DO T’VALVITET NE KACANIK!
Enveri ka vrare kosovare?Jane futur ne burg kosovare?Po,jane futur agjente te UDB.Kush nuk e di ta mesoje:- ne ambasaden jugosllave ne tirane,nje nga oficeret e UDB me petk diplomati ka qene kosovar.Mos valle Dushan mugosha e krijoi Lidhjen e dyte te prizrenit me serbe te mitrovices?Jo,me shqiptare te shqiperise dhe te kosoves.Dhe shteti shqiptar nuk duhet ti denonte? Sigurisht ,kur agjentet e saj dergoheshin ne shqiperi.Me thoni nje vend ku agjentet e huaj nuk denohen.
Kur do zgjidhet problemi shqiptar?Kur te shije Hajdini urofin.Vec ka nje problem,Hajdini nuk ka toke ku te mbjelle.problemi shqiptar nuk jane vetem trojet e kosoves.Ppo cameria,po shqiptaret e maqedonise e te malit te zi,po presheva,medvegja,bujanovci?Po tokat shqiptare pak me siper se kufiri i sotem kosove serbi?Sot kosova gezohet me kufiri e “krahines autonome dhurate e titosKush lejon sot destabilizim ballkani?”sa %e kosovareve duan Bashkim me shqiperine?A ka kosovare qe lidhen me shume me serbine sesa me shqiperine?Shikoni VV e Al bin Kurt malazezit dhe jepini pergjigje pyetjes:”kur do te shije Hajdini urofin?”