Plagoset në rrethana misterioze i riu në Theth

entela

Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta teksa udhëtonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë. Sipas Policisë i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Thethit.

Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi  P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *