Sherr me Zotin!

Ornela

Rri edhe mendohem,
inati më merr,
dhe dua me Zotin
të futem në sherr!

Dhe dua me Zotin
të futem në sherr,
t’i them sy më sy:
“Ç’bën, o byrazer?!”

Çfarë Zoti je ti,
e kam me gjithë mënd,
kur nuk more hak
as për Birin tënd?!

Për Jezunë e shkretë,
gozhdë më ka mbetur.
Ah-të isha vetë,
do t’i kisha tretur!

Ah-të isha unë,
do t’i kisha tretur,
dhe nga ajo farë
asnjë s’do kish mbetur!

Do t’i kisha mbytur
gjer në fyt në gjak,
do t’i kisha mbytur,
çifutë e romakë!

Kush fal-do të thuash,
është një kryeburrë,
por Krishtin-ah Krishtin,
s’do ta falja kurrë!

S’do ta falja kurrë,
atë gjak Vigani,
do digjja të ligjtë
në një llavë vullkani!..

Dhe një Bir që kishe,
Zot, o Zot, ta tretëm,
po s’falet-or mik,
s’falet Biri i Vetëm!

Nëse je akoma
një Zot zëmërak,
sa të jem unë gjallë,
për Krishtin merr hak!

Mbi të ligjtë merr hak,
nga e liga plasëm,
sa t’u duket Kryqi
si dolli në dasëm!

19 mars 2009

Share This Article
7 Comments
  • Për mendimin tim Krishti ka qënë një Njeri i zakonshëm dhe i jashtëzakonshëm njëkohësisht. I zakonshëm sepse ishte si gjithë të tjerët, prej mishi dhe gjaku. I jashtëzakonshëm nga mesazhi i paqes dhe dashurisê qê përhapi ndërmjet njerëzve. {“Duaje tê afërmin tênd si veten tënde”. “Kush vret me shpatë, nga shpata do të vritet”. ” E keqja nuk luftohet me të keqe. Kur të godasin në njê faqe, ktheji tjetrën (!)”. “Më kollaj hyn gamilja në vrimën e gjilpërës sesa i pasuri në mbretërinë e Zotit”} etj etj.
    Pra Krishti ishte një lajmëtar i një bote të re. Bëhet fjalë për një kohë kur njerëzit kënaqeshin kur gladiatorët në stadiume vriteshin nga kundërshtari apo i hanin shtazët e egra. Koha e një barbarie të plotë.
    Por Krishti nuk mund tê ishte Biri i Zotit. Dhe as Biri i Vetëm. Këto janë legjenda të një kohe kur mendohej se Toka ishte qëndra e Gjithësisë dhe Dielli rrotullohej rreth saj! Sot dihet se planetë si Toka, vetëm në galaksinë tonë ka me mijëra.Vallë Zoti ka çuar në çdonjërin nga këto planete Birin e tij të vetëm?!
    Krishti ka qënë thjesht një Njeri i jashtëzakonshëm, njê profet i paqes dhe dashurisë mes njerëzve. Si shumë profetë të tjerë që lindën gjatë atyre shekujve.

  • DUKET SE JE DROGUAR ME VETEN
    NUK KE FAJ MOSHA BEN TE VETEN
    KJO KOHE KA NEVOJE PER PENA SI E JOTJA DIKUR
    ARMIQTE SHEKULLOR EU SERBI E GREKU PO NA FUSIN THIKEN PERSERI NE SHPINE POR POPULLI
    KopKA MBETUR SI KOPE PA COBANTE UROJ GJUM TE EMBEL E P.EQERI TE MBARE
    ME KUJTON NJE GILM RUS WE TITU.LOHEJ HERONJTE JANE TE LODHUR.

  • Sherr me Zotin bej,
    more Benkua i mjer,
    sipas shembullit pra,
    te Pejkamberit Enver,

    Qe me Zotin luftoi,
    lufte dhe mbare botes,
    si kermilli ne guacke,
    mu ne mes te Europes,

    Ja, kete bej more Benko,
    me vetmohim dhe mund,
    c’ka lene pergjysem Enveri,
    shkoi ti deri ne fund !

  • O DUKË, NDAJE MENDJEN, O ME ENVERIN (diktatorin tokësor), O ME ZOTIN (diktatorin qiellor që nuk ekziston), OSE ME TË VËRTETËN!

    BIBLA, ISAIAH 59, 12 Sepse shkeljet tona janë shumuar para teje dhe mëkatet tona dëshmojnë kundër nesh, sepse shkeljet tona na rrinë përpara dhe fajet tona i njohim: 13 duke u rebeluar dhe duke mohuar Zotin, duke mos e ndjekur më Perëndinë tonë, duke folur për shtypje dhe kryengritje, duke i dhënë dhe duke murmuritur në zemër fjalë të rreme. 14 Ndershmëria është larguar dhe drejtësia ka mbetur larg, sepse e vërteta nuk ndodhet më në shesh dhe paanësia nuk mund të hyjë në të. 15 Kështu e vërteta është zhdukur, dhe ai që tërhiqet nga e keqja bëhet një pre e lehtë. Zoti e pa këtë dhe i erdhi keq që nuk ka më ndershmëri. 16 Ai e pa që nuk kishte më asnjë dhe u habit që askush nuk ndërhynte; atëherë i erdhi në ndihmë krahu i tij dhe drejtësia e tij e ka mbajtur, 17 ai u veshi me drejtësinë si me një parzmore dhe vuri mbi kryet e tij përkrenaren e shpëtimit, veshi rrobat e hakmarrjes dhe u mbulua me xhelozi si me një mantel. 18 Ai do t’i japë secilit sipas veprave të tij; tërbimin kundërshtarëve të tij, shpagimin armiqve të tij; ishujve do t’u japë shpërblim të plotë. 19 Kështu do të kenë frikë nga emri i Zotit ata nga perëndimi prej lavdisë së tij ata nga lindja; kur kundërshtari do të vijë si një lum i furishëm, Fryma e Zotit do të lartojë kundër tij një flamur.

    Is God willing to prevent evil, but not able? Then he is not omnipotent. Is he able, but not willing? Then he is malevolent. Is he both able and willing? Then whence cometh evil? Is he neither able nor willing? Then why call him God? (EPICURUS)

    I cannot imagine a God who rewards and punishes the objects of his creation, whose purposes are modeled after our own a God, in short who is but a reflection of human frailty. Neither can I believe that the individual survives the death of his body, although feeble souls harbor such thoughts through fear or ridiculous egotisms. I cannot conceive of a pesonal God who would directly influence the actions of individuals, or would directly sit in judgment on creatures of his own creation. For me, the Jewish religion like all other religions is an incarnation of the most childish superstitions. (A.Einstein)

    God is cruel. Sometimes he makes you live. (Stephen King)

    Religions are all alike, founded upon fables and mythologies. (Thomas Jefferson)

    God is not willing to do everything, and thus take away our free will and that share of glory which belongs to us. (Niccolo Machiavelli)

    The abolition of religion as the illusory happiness of the people is the demand for their real happiness. (Karl Marx)

    “Religion is the sigh of the oppressed creature, the heart of a heartless world and the soul of soulless conditions. It is the opium of the people. ” (Karl Marx)

    Religion is the impotence of the human mind to deal with occurrences it cannot understand. (Karl Marx)

    Religion is excellent stuff for keeping common people quiet. Religion is what keeps the poor from murdering the rich. (Napoleon Bonaparte)

  • Ti mendon o Duk dhe vertet din shum po kjo për Krishin ësht krejt tjetër pun,në se Zoti vet dotëmerrte hak Kristjanizmi vet doqe pa konak ,dhe nëse mungon një hallk nga e Zotit krijesa e tij sdoshihej që moti.

  • Arbeni eshte vite larg nga ju idjote qe shkruani .jeni mjerane te varfer ne shpirt dhe ne jet .grimca jeni para nje shkembi qe nuk thyhet as me dinamit e jo me ta hane minje si puna juaj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *