FIFA dhe UEFA marrin vendimin në lidhje me tifozët për ndeshjet e kombëtareve

Ornela

FIFA dhe UEFA duket se u druhen spostimeve të grupeve të tifozëve si shpërndarës të mundshëm të virusit.

Për më tepër, me kufizimet që kanë vendosur vende të ndryshme sa u përket lëvizjeve në territorin e tyre, për tifozët do të jetë e vështirë që të ndjekin rregullisht skuadrat e tyre të zemrës.

Ndaj bashkërisht, të dy organizatat kanë vendosur që në ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit që zhvillohen në muajin shtator, të ndalohen tifozët udhëtues.

Udhëzimi u ka shkuar të gjitha federatave që marrin pjesë në ndeshjet kualifikuese të muajit shtator, duke i bërë të qartë se ndalohet transferta e mbështetësve për sfidat.

Ndërkohë, duke monitoruar situatën dhe në bashkëpunim me qeveritë e ndryshme, do të vendoset nëse do të lejohet prania e tifozëve udhëtues në shkallaret e stadiumeve në ndeshjet e tetorit dhe nëntorit.

Sa u përket tifozëve vendas, organizatat në fjalë kanë bërë të qartë se respektojnë vendimet individuale të qeverive përkatëse sa u përket përqindjeve të lejuara në stadiume për ndeshjet.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *