Kompanitë e Twitter dhe Google konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë në plan që në platformat e tyre të heqin përmbajtjen që e mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Ishte Instituti i Kërkimit të Gjenocidit në Kanada (IGK) i cili së fundi u dërgoi një kërkesë kompanive të teknologjisë Twitter dhe YouTube për të ndaluar mohimin e gjenocidit të Srebrenicës në platformat e tyre.
Drejtori i Institutit, Emir Ramiq, i tha Radios Evropa e Lirë se IGK i përcjellë dhe mban shënime të përmbajtjes në rrjetet sociale dhe bazuar në të dhënat që posedojnë shumica e postimeve që ofendojnë viktimat e Srebrenicës vijnë nga Serbia, por ka edhe nga Rusia, Franca dhe vende të tjera.
Ramiq ende nuk ka marrë një përgjigje nga ana e këtyre kompanive në kërkesën që u ka dërguar më 30 korrik.
Ai megjithatë shpreson në një përgjigje pozitive pasi, sipas tij, “dy rrjetet sociale tashmë kanë hequr disa përmbajtje që nxisin urrejtjen ndaj tjetrit, fyejnë viktimat e Holokaustit, dhe në raste individuale viktimat e gjenocidit të Srebrenicës”.
Sa i takon kërkesës së Institutit për Hulumtime të Gjenocidit, kompanitë Twitter dhe YouTube, thonë se politikat e tyre janë të përcaktuara qartë dhe se “ndalojnë çdo gjuhë urrejtjeje”.
Në përgjigjen për REL-in, Google, e cila ka në pronësi platformën e videove YouTube, thotë se do të heqë të gjithë përmbajtjen që shkel rregullat e vendosura kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes.
“Ne kemi vendosur një politikë të qartë sa i takon gjuhës së urrejtjes. Ne ndalojmë përmbajtjen që minimizon ose mohon ngjarje të dhunshme të cilat janë të dokumentuara mirë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë. Nëse konstatohet se përmbajtja shkel këto udhëzime, ne do ta heqim atë”, tha një zëdhënës i YouTube për Radion Evropa e Lirë.
Edhe Twitter ka përgjigje pothuajse të njëjtë.
“Politika jonë kundër gjuhës së urrejtjes ndalon një spektër të gjerë të sjelljes. Kjo përfshin shënjestrimin e individëve me qëllime fyese, ftesat për ngjarje të dhunshme, atë lloj dhune ku viktima janë kategoritë e mbrojtura të njerëzve ose kur bëhen përpjekje për të mohuar ose minimizuar ngjarje të tilla. Gjithashtu, ne kemi rregulla në rastet e lavdërimit të dhunës dhe gjenocidit dhe ne po marrim masa kundër përmbajtjes dhe sjelljes së tillë”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Twitter.
Twitter kujton se së fundi ka nënshkruar një dokument me Qendrën për Izraelin dhe Hebrenjtë në Kanada, përmes së cilës ky rrjet u zotua se do të ndalojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj hebrenjve. I njëjti dokument u nënshkrua nga kompani të tjera kryesore, përfshirë Google dhe Facebook.
Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.
j.l./ dita

TE THUESH TE VERTETEN NUK ASHT NXITJE E URREJTJES
Jo po duhet të futemi në një « stan » me kriminelët që vranë 8000 meshkuj në Srebrenicë, madje e kanë dhe për krenari!!! Duhet referendum dhe Rama nuk e ka të ligjëruar, pavarsisht se ka fituar zgjedhjet. Kujdes, ju tru-laraska që hiqeni si pacifista, sepse do t’a pësoni si meshkujt e Srebrenicës!
Keta te medhenjte nganjehere kujtohen dhe bejne drejtesi. Me shume ta cajne tra*in keta pleshtat e vegjel qe cojne ujin nga rruga e gabuar. Nuk e di nese kemi ndonje rezolute parlamentare per cilesimin gjenocid te krimeve serbe te luftes ne Kosove. Aq me teper ne Srebrenice. Nuk i kam pa ndonjehere deputetet te mbajne nje minute heshtje ne nderim te kosovareve humbur e pa varr si pasoje e gjenocidit serb.
Jo androkli, as nuk ke ma pare se keta jane bijte e atyre qe vrane ma shume se 8000 shqiptare gjate komunizmit ! Nuk kane ndjeje njerezore pra kur nuk munden as me pa si bijte e krimineleve jane e lere me te kujtohet me nderuar viktimat e barbarise serbe!
Po pse Twiteri dhe Google merren me te kaluaren. Ne duhet te shiqojme nga e ardhmja. Cfare te iu bejme viktimave qe fyhen, shkelet dinjiteti i tyre njerezor dhe mohohet dhimbja e tyre. Nuk mund te jemi peng i te kaluares por te bashkepunojme me te gjithe, edhe me fashistet, kriminelet, shtetet mohuese te krimeve kunder njerzimit dhe genocidit, ……duhet te jemi mendje hapur e jo peng te ndergjegjes njerzore.
Te hapemi para e mbrapa, sidomos mbrapa.
Po per kete masaker , a din gje kuislingu Rama?
A po e ka mendjen te raporti i OKB per drogat per vitin 2021
Shqiperia e para ne Europe per kanabisin
APO BB dhe Berzhi. Shqiperia e dyta ne bote per korrupsion
APO raporti vjetore i DASH. Shqiperia nuk ka as standartet minimale per te luftuar drogen dhe trafiqet.
Nashi këta të Google me të kaluarën me luftra në Ballkan do të meren apo me të ardhmen në paqe dhe bashkëpunim vllazërim në Ballkan?
Drejtuesit e Google le të marin shëmbull nga shoku Edi Rama me Open Ballkanin e tij që nuk thot asgjë për luftra e të vrarë dhe këta të Google dhe qevrisësit e Kosovës të mos na çajnë dërrasa me 8000 të vrarë në Sebrenica dhe nja 10 000 vrarë në Kosovë se kush e di çfarë bën sërbët , ja i vranë e çfarë, ku është problemi këtu …….hëëëë……ku është problemi……., dhe mos i prishni terezin shokut Rama që do të mbyll me një çels kopil serb të ndryshkur nga ata të kohës së Jugosllavisë në Ballkanin e hapur edhe Kosovën de fakto me qënë se de jure është në këtë haleancë duke qënë pjesë e Sërbisë me kushtetutën sërbe (jo kushtetutën e kohës së luftrave por kushtetutën e tanishme serbe të marrveshjeve paqësore se mërzitet shoku Rama që është me të ardhmen, jo me të kaluarën).
Më respekt ju të Google për liderin global të zbuluar nga shoku Vuçiç, shokun Edi se në shtator , në asamblenë e OKB, kur të drejtoj ndonjë seancë si anëtar i Këshillit të sigurimit, do t’ ju denoncoi për atentat me të kaluarën e luftrave kundër Open Ballkanit e së ardhmes pa luftra që e garanton ushtria e arrmatosur deri në dhëmb sërbe me që Shqipëria dhe Maqedonia edhe ata pesë ushtarë që kanë, i kanë armatosur deri në dhëmbë me pushkë druri ose me hunjë, të rreshtuar ne dinjitet me partnerët e NATO.
Une e kuptoj keshtu.Ngjarja ,masakra,nuk fshihet nga faqet e ketyre kompanive por blokohen komentet,ashtu si per Holokaustin.Per mendimin tim eshte gje e mire.Edhe “Dita”nuk le vend per koment kur boton dicka nga nje here.
Shqiperia ka nje elite te shtirur, me sindromin e lnferioritetit kosmopolit qe i mungon parimi i dinjitetit njrerezor.Eshte kunderthenese e respektit te ndersjellte dhe tolerances universale.Kryefjala e kesaj kaste politike eshte INTRESI dhe cdo gje eshte e lejuar.Dhimbja njerezore nuk ekzisten.