Arrestohet në Krujë një i kërkuar nga drejtësia italiane për vrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 32-vjeçari Artan Bibaj, i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali.
Sipas policisë së Krujës, 32-vjeçari Bibaj në tetor 2012 ka vrarë dy vëllezërit Kola në Firenze të Italisë.
Mësohet se 32-vjeçari nga Thumana e Krujës ishte në kërkim që nga nëntori i vitit 2012, pasi akuzohej për vrasje, vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.

jam shume I trishtuar nga ky lajm sepse ai nuk e meriton te denohet asnje dite se ate e kan pas futur ne kurth nese ka shtet ne kete vend nuk duhet ta denoj anje sekond forca ARTAN BIBAJ ZOTI qofte me ty