Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon ka kërkuar ndjesë per deklaratat e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit John Kerry. Yaloon ka thënë për mediat izraelite se Kerry ka vepruar me një entuziasëm profetik sa i përket bisedimeve të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve.
“John Kerry, që erdhi te ne i vendosur në qëndrimin e tij, nuk më mëson dot mua asgjë për konfliktin me palestinezët”, ka thënë Ministri izraelit i mbrojtjes Moshe Yaalon
Një ditë më parë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki, reagoi ashper ndaj aleatit të tyre, duke theksuar se shteti hebre duhet të jetë i vetëdijshëm për ndihëm amerikane. Zëdhënësja tha se deklaratat janë krejtësisht pavend. Komentet ministri izraelit i mbrojtjes kanë tërhequr edhe kritikat e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Edhe atëherë kur kemi mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ato kanëtë bëjnë me çështje të caktuara dhe nuk janë personale”, tha Benjamin Netanyahu.
Shefi i diplomacisë amerikane ka zhvilluar një sërë vizitash në Lindjen e Mesme këto muajt e fundit, në përpjekje për t’i dhënë shtysë bisedimeve izraelito-palestineze të paqes.

Ne izrael nuk arrijne t’i nuhasin mire ererat qe fryjne ne Lindjen e Mesme.Ka shume pplitikane burokrate qe kujtojne se ende se fryjne po ato te viteve 1948 dhe 1967…. Gje qe institucionet amerikane dine si nuhatet!