Nëna e Ronaldos fanse e Messit

redaktor

Ata mund të jenë dy konkurentë të fortë, madje edhe mund ta “urrejnë” njëri tjetrin, por kjo nuk e ka penguar mamanë e Kristian Ronaldos dhe motrat e tij që t’i kërkojnë Messit një fotografi.

Ndërsa Ronaldo fitoi topin e dytë të artë, me tu ngjitur në podium, mamaja e yllit të Real Madrid, María Dolores dos Santos Aveiro dhe dy motrat e tij Katia dhe Elma i kanë kërkuar Messit autograf dhe një fotografi. Po kështu ato kanë vepruar edhe me dy yje të tjerë të Barcelonës, Xavi dhe Neymar.

Megjithë stresin e asaj dite, e ëma e Ronaldos ka qenë mjaft e dashur me lojtarët e Barcelonës, made ajo është shprehur e shqetësuar për mungesën e Iniestës në ceremoni. Shokët e skuadrës i kanë shpjeguar se ai ka munguar për shkak të një demtmi.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *