Me çfarë statusi do vijnë afganët në Shqipëri? Cili është ligji i miratuar vetëm 7 muaj më parë që përcakton kushtet

Edlira Shehu

Përpara se të zgjidhet enigma se ku do të strehohen afganët që do të mbahen në Shqipëri në formë tranzitore, derisa ata të largohen drejt SHBA-ve, pyetja që shqetëson ekspertët e instucioneve, është se me çfarë statusi do të vijnë ata në vendin tonë.

Gjatë një bisede jo zyrtare me burime të Gazetasi.al, pranë Qendrës Kombëtare të Azilkërkuesve, bëhet me dije se fillimisht duhet të sqarohet, nëse afganët që po ikin për shkak të rrezikut nga talibanët, do të jenë azilkërkues në Shqipëri dhe nën këtë etiketim, ata do t’i nënshtrohen procedurave të azilkërkimit, apo do të kenë statusin e refugjatit, që ka një procedurë tjetër.

Të dhënat e kësaj qendre shtetërore, nën varësi të Ministrisë së Brendshme, të vendosura në dispozicion Gazetasi.al, tregojnë se tre vitet e fundit, 6% e kësaj kategorie, kryesisht familje, janë me vend origjine nga Afganistani, kurse 53% e azilkërkuesve, janë nga Iraku dhe 31% e familjeve janë nga Siria.

Por dilemës se me çfarë statusi do jenë afganët që po vijnë, përderisa ata janë thjesht tranzit në vendin tonë, i jep fund paketa ligjore të votuar në Parlament shkurtin e vitit 2021, në të cilën përfshihet kategoria që ka nevojë për mbrojtje të përkohshme.

“Me shumë mundësi, – interpretoi një burim i Gazetasi.al, pritet që ata të qëndrojnë me statusin e përkohshëm, që bazohet mbi një marrëveshje midis Shqipërisë dhe në këtë rast, si palë tjetër, duhet të jetë NATO. Por se çfarë përmban kjo marrëveshje, e mira do ishte të bëhej publike”, – mbyll citimin zyrtari i Ministrisë së Brendshme për Gazetasi.al.

Opsioni i dytë, është azilkërkimi që e ka procedurën e qartë dhe që shikohet si një formë e mbrojtjes ndërkombëtare, që Shqipëria ua jep refugjatëve dhe personave si mbrojtje plotësuese.

Por në pikën 3 të këtij ligji,  komentohet si risi,  veç kategorisë anëtarë familjeje, fëmijë dhe fëmijë të pashoqëruar, edhe “fluksi masiv”, që ligji e konsideron si hyrje në territorin e vendit tonë të një mase të madhe të personave të shpërngulur, të cilët vijnë nga një shtet apo zonë gjeografike të caktuar, qoftë edhe nëse ardhja e tyre ka qenë spontane apo e ndihmuar nga një program evakuimi.

Ky ligj me numër 10, ekziston i miratuar 7 muaj përpara se në Shqipëri të kthehej në kryefjalë çështja e afganëve, të cilët do të strehohen edhe në vendin tonë dhe siç sanksionohet në fund  të tij, 6 muaj nga hyrja në fuqi e tij, pra në muajin korrik, Këshilli i Ministrave ka nisur nga nxjerrja e akteve nënligjore për zbatimin e tij.

Ligji i miratuar me propozim të Këshillit të Ministrave, përfshin dhe plotësohet me elementë të rinj që lidhen me krizat e refugjatëve, që nga dhënia e këtij statusi për dhënien e statusit të refugjatit dhe mbrojtjen plotësuese dhe të përkohshme, si dhe të drejtat dhe detyrimet e refugjatëve dhe kërkuesve për mbrojtje ndrkombëtare dhe të përkohshme, deri tek evakuimi.

Pikërisht mbrojtja e përkohshme është shtegu mbi të cilin do të ndiqen procedurat për qëndrimin tranzitor të dhjetra afganëve, të cilët vlerësohen si aleatët e amerikanëve në Afganistan dhe që konsiderohen njëherazi si përkthyes dhe elita e rrezikuar nga talibanët.

Mbrojtja plotësuese

Teksa statusi i refugjatit është pjesa tjetër e garancive për mbrojtjen ndëkombëtare, bazuar në Konventën e Gjenevës së datës 28 korrik 1951, e ndryshuar, statusi i ri që konsisderohet risi në ligj, është mbrojtja plotësuese.

Teksa si aktorë të persekutimit ose cenimit të rëndë  veç formës klasike që është shteti, shtohen edhe aktorët jo shtetërorë, që mund të jenë palët ose organizatat ose pjesë të konsiderueshme të terrotirit të shtetit.

Edhe kjo pikë është risi në ligj dhe që në këtë rast për Afganistanin teksa edhe presidenti është larguar dhe polcia dhe ushtria kanë braktisur detyrën, Afganistani është nën dorën e  talibanëve.

Ata që mbrohen përkohësisht sipas ligjit, u jep kësaj kategorie garanci që përfshijnë jo vetëm strehimin dhe qëndrimin, por edhe kushtet themelore, që nga kujdesi shëndetësor, deri tek shkollimi

Por ku do qëndrojnë afganët në Shqipëri?

Ndonëse në vendin tonë ekzistojnë dy ndërtesa, njëra në Kareç dhe tjetra në Babrru, mundësitë që afganët të strehohen në këto dy objekte janë afër zeros.

Në qendrën e mbyllur të Kareçit, funksionale prej vitit 2009 dhe nën varësi të  Drejtorisë së Migracionit, mbahen shtetasit e huaj që konstatohen me qëndrim të parregullt në Shqipëri.

Kjo godinë ka aftësi akomoduese për 100 persona dhe  gjithsej 25 dhoma me mundësinë e mbajtjes së katër personave secila.

Qendra e hapur e Babrrusë, e  njohur ndryshe si qendra pritëse për azilkërkuesit, ka pritur dhe akomoduar 6700 azilkërkues vetëm për vitin 2019, që konsiderohet si viti kulmimant i largimeve të sirianëve për shkak të luftës në vendlindjen e tyre.

Por kjo qendër, ku u mbajtën provizorisht në kohën e qeverisjes së Berishës të ardhurit nga burgu i Guantanamos, vlerësohet se është e tej mbushur dhe e mbipopulluar.

Versioni 2

Një mundësi, tha një pjesëtar i ministrisë së Brendshme, është akomodimi i afganëve në  dy kavalishencat e Ministisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme, me kapacitet mbajtës deri në 200 dhoma me nga katër persona dhe me aftësi gatimi dhe përballim situatash edhe në ngjarje të mëparshme.

Mundësia tjetër, konsiderohet marrja me qira e godinave dhe pallateve, por kjo hopotezë shikohet me një kosto financiare të lartë, për sa kohë parashikohet që afganët të qëndrojnë në Shqipëri për pesë vite.

 

e.sh/Dita

Share This Article
10 Comments
  • Edhe muxhaedinet me status te perhohshem jane, po prit kur te kerkojne zgjerim territori.

  • Qe 20 vite ku amerika me nato e me forca ishin
    ne avganistaan Per 20 vite a kan mendu si dhe
    kure duhet me ulargunprej avganistani? Ketu dihet se amerikanet jan terhjek Cka do te thot se per ta eshte hargjue intersi ne Avganistan ! Tash amerika po i
    ngushton popujt tjere per tju bere mire Avganve !
    Po keshtu interesi i te fortve i ngushton te dobtit
    Shqiprija krejt rinija tue ibdale jashte shteti e skan
    jete per veti Po u dashka hatri i Amerikes qe
    per interes po na thrret mike ! E po harroje qe 50 vite
    Nuk kan pase lidhje me shqiprine e Enver Hoxhes
    Po tash me djemt e tij po bajne miqesi Se pse
    Rama shqiprine po don me e ba serbi !
    me emnin ballkani kishe per ekonomi HA ha Ha !

  • Qe 20 vite ku amerika me nato e me forca ishin
    ne avganistaan Per 20 vite a kan mendu si dhe
    kure duhet me ulargu prej avganistani?
    Ketu dihet se amerikanet jan terhjek Cka do
    te thot se per ta eshte hargjue intersi ne
    Avganistan ! Atje e kan mbjelle anmiqesine
    me taliban !Tash amerika po ingushton
    popujt tjere per tju bere mire Avganve !
    Po keshtu interesi i te fortve i ngushton te dobtit
    Shqiprija krejt rinine tue tue qite jashte shteti se
    skan jete per veti Po u dashka hatri i Amerikes
    qe per interes po na thrret mike ! E po harrojne
    qe 50 viteNuk kan pase lidhje me shqiprine e
    Enver Hoxhes Po tash me djemt e tij po bajne
    miqesi Se pse Rama shqiprine po don me e
    ba serbi !me emnin ballkani kishe per ekonomi
    HA ha Ha !

    • Po , more kosovar i pjerdhur nga trute , po , Rama do ta beje Serbi Shqiperine ; ja ku ju kemi juve Serbi , neve nuk kemi asnje lidhje me Serbine . Ti , nje cope injoranti , na ben analiza politike per Shqiperine , ju te gjithe kosovaret sebashku , nuk jini baraz as sa 100 shqiptare . Nuk jemi katandisur te marim mend nga juve , se s’kini per vete .

  • Kanadaja eshte 35 Milion dhe mori vetem 20000 dhe ne jemi tre milion dhe morem 2000. Asnje vend i Botes nuk i pranoi. Ne leme njerzit tane te flene bunkereve dhe te vdesin pa buke dhe leket e taksapaguesve i harxhojme ti mbajme spiunet e Amerikes. Tani hani mut o Shqiptar Proamerikan dhe do shikoni se cfare katastrofe do ndodh ne Shqiperi me keta sepse keta atje do rrijne dhe nuk do vene agjekundi. Amerika keshtu tha dhe per 5000 terroristet Iranian qe do jene te perkohshem. Ngrihuni dhe shporrini ata plehra politikane qe shesin cdo gje per karrige duke u kthyer Sherbetor te Amerikes gjakatare

  • Eshte e thjeshte te flasesh pas tastieres e kush e di se ku e ke rehat koken ti. Duhet te thuash hajde te gjithe, jo juve cohuni se une jam rehat e dua te shikoj gallate

  • Ti jo Antiturku po has turk bile qergash !
    Asnjeher ne histori shqiptart e kosoves nuk e
    kan tradhtue shqiprine Ismajl qemalit nuk iu kan
    nda E ju sa her kini tradhtu e tradhtit e fundit
    jan Zogu Enver Hoxha , tash Rama
    Na i kemi nejt brryl serbise pa juve dhe kurr
    nuk jemi nenshtru deri ne luften e fundit qe
    ju per interesa te juaja UCK e kini catallu nda
    e sakatu se ju jeni pisa !

  • Azilkerkuesi dhe azilkerkimi nuk jane status, por procedure e caktuar per te fituar nje status te caktuar, me se shumti ate te refugjatit politik. Perderisa qenka parashikuar ardhja e sa e sa te perkohshmeve, a ndoshta kjo ka qene nje hedhje hi syve drejtuesve shqiptare nga miqte e tyre perendimore, i bie qe afganet do te vijne nen mbrojtjen e ligjit te te perkohshmeve. Por kjo nuk i pengon te kerkojne edhe azil politik ne Shqiperi, te cilen do ta bejne te pakten 1|4 e tyre. Dhe pa diskutim qe nje pjese e tyre do ta fitojne shpejt kete status, sepse kerkohen punetore krahu per bahcet e “politikanve” shqiptare, nga Gjiri i Lalzit e deri ne Surrel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *