Situata në Afganistan është shumë e tensionuar. Këtë e tregojnë më së miri pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ku pas ardhjes në pushtet të talibanëve, qytetarët po bëjnë të pamundurën që të largohen nga Kabuli.
Madje në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, Hamid Karzai, mijëra afganë ia mësynë terminalit me shpresën se me aeroplanët transportues ushtarakë do të arrijnë të largohen sikur punonjësit e ambasadave të huaja, transmeton Telegrafi.
Imazhet satelitore tregojnë gjendjen reale në aeroport, ku qytetarët edhe humbën jetën duke tentuar t’i shpëtojnë terrorit të talibanëve – disa ranë nga aeroplanët që po ngriheshin në ajër.
Maxar Technologies nga Japonia është një prej satelitëve që kanë kapur imazhet nga lartë, ku shihet turma e madhe e civilëve duke pritur para aeroplanëve transportues në Kabul.

