Presidenti Biden zbardh bisedën me homologun e Afganistanit: Ja çfarë i kërkova për talibanët, nuk më dëgjoi!

Edlira Shehu

Biden është shprehur se qeveria afgane nuk e ka dëgjuar këshillën e tij, duke mos negociuar për një zgjidhje politike me talibanët.

Në fjalën e tij, Biden theksoi se “z.Ghan këmbënguli se forcat afgane do të luftonin, por rezultoi që ai kishte gabuar”.

Presidenti amerikan u shpreh se i qëndron vendimit të tij, për t’i tërhequr pas 20 vitesh trupat amerikane nga Afganistani.

“Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim“, thotë Biden.

Duke shtuar më tej se gjithmonë i ka premtuar popullit amerikan se do të jetë i drejtpërdrejt, duke pranuar se situata ka avancuar tej parashikimeve.

“Amerikanët nuk mund dhe s’duhet të vdesin duke luftuar në një luftë që vetë afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë për veten e tyre,” thotë ai.

Presidenti i SHBA-ve theksoi se nuk ka qenë kurrë një kohë e mirë për t’u tërhequr, ndërsa theksoi se marrëveshja me presidentin Trump me talibanët e zvogëloi praninë e trupave amerikane në vend nga 15 mijë e 500 ushtarë në 2 mijë e 500.

Ai theksoi se marrëveshja e Trump me talibanët, detyroi që deri me 1 maj të largoheshin trupat ushtarake amerikane nga Afganistani. “Talibanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001,” thotë ai.

“Zgjedhja që duhej të bëja si presidenti juaj ishte ose të zbatoja atë marrëveshje, ose të isha gati të kthehesha në luftë kundër talibanëve“.

Sipas tij, nuk ekzistonte asnjë marrëveshje pas datës 1 maj për të mbrojtur trupat amerikane nga talibanët.

 

 

e.sh/Dita

 

Share This Article
2 Comments
  • E vetmja zgjidhje me injorancen dhe kafsherine eshte ajo qe SHBA ka bere gjithmone : ruajtja e qyteterimit qofte edhe me force .

  • Terroristet islamike keto 50 vjet nuk i frikesohen ushtrise Amerikane,tolerante,demokratike,.
    Me kafshen posesive duhet luftuar me mjetet e tyre ,me intolerancen e tyre.
    Ata te gjithe islamiket tmerrohen nga Izraeli,,sepse izraeli eshte si fishnjarri qe i futet miut ne vrime.
    SHBA ka nevoje per sherbimin inteligjent dhe policor Izraelit.Nuk luftohet terrorizmi i rruges me bomba atomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *