640 afganë në barkun e avionit amerikan, megjithatë pilotët vendosën të nisen (FOTO)

Edlira Shehu

Në orët e dëshpëruara të arratisjes nga Kabuli ka një fotografi, së bashku me ato të tmerrshme të trupave që bien në tokë nga aeroplanët e ngritjes, e cila ka bërë xhiron e botës: qindra afganë u grumbulluan në një avion kargo amerikan.

Vlerësimet e para, të transmetuara me audio nga i njëjti ekuipazh i aeroplanit, flisnin për mbi 800 persona, por një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes konfirmoi në mënyrë anonime se në bordin e avionit C-17 Globemaster III të Forcave Ajrore që u ngrit nga Kabuli kishte 640 pasagjerë, një rekord për këtë lloj avioni ushtarak që ka një kapacitet prej 188 vendesh: fluturimi nuk ishte menduar të mbante kaq shumë pasagjerë, shpjegoi Pentagoni, por dhjetëra njerëz arritën të hynin në dyert gjysmë të hapura të avionit, i cili u ngrit në ajër për të arritur në bazën Al Udeid në Katar.

 

e.sh/Dita

Share This Article
4 Comments
  • Njelloj si shqiptaret qe iu sulen anijeve .Ndajeni foton pergjysem dhe ne gjysmen tjeter vendosni anijen shqiptare,nje foto qe na dhate para disa ditesh.

    • dhe ne shqipot në dyndjen për itali,nuk kishim mjete shpëtimi në ato anije të stërrtejmbushura!!
      a thu se mund të ndaloheshin ato anije se nuk kishin “ngarkuar” pasagjerë brënda kushteve teknike??
      apo ato varka e peshkarrexha që shkojnë në itali nga libia??
      ndërroje atë pseudonimin nga kovidhi në kokvidhi!!
      copa idiotësh!!
      ata do të kishin hipur pa maska dhe sikur në vënd të koronës të ishte ebola!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *