Nga Marenglen Kasmi
Botuar në DITA
Qysh prej 7 prillit 1939 Shqipëria, si edhe territore të tjera të Ballkanit, mbahej e pushtuar nga Grup-armata e Lindjes e ushtrisë italiane, e cila e kishte vendkomandën e saj në Tiranë. Më 8 shtator 1943, një ditë para kapitullimit, forcat e kësaj Grup-armate mbanin të pushtuar Shqipërinë, Malin e Zi, rajonin e Dubrovnikut në Kroaci dhe ishujt italianë në detit Egje. Nga kjo Grup-armatë varej edhe Armata e 9-të e ushtrisë italiane, e cila po ashtu e kishte vendkomandën në Tiranë. Kjo armatë mbulonte hapësirën shqiptare me rreth shtatë divizione, përkatësisht divizionin “Puglia”, si edhe një trupë të krijuar nga reparte të korparmatës në forcën e një divizioni jo të plotë, të cilët mbanin të pushtuar Shkodrën dhe Prizrenin me vendkomandë në Prizren; divizionin “Brennero”, që ishte në Durrës, divizionin “Parma” në Vlorë, divizionin “Perugia” në Tepelenë, divizionin “Firenze” në Dibër dhe divizionin “Arezzo” në Korçë.
Armata përbëhej edhe nga tre regjimente kavalerie “Quide”, “Monferrato” dhe “Fienze”. Veç këtyre trupave në Shqipëri ndodheshin edhe 30 bateri artilerie të kalibrave të ndryshëm, të cilët ishin të vendosur përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare prej afërsisht 300 km gjatësi, si edhe dy bateri të tjera artilerie të kalibrit të madh të vendosura në ishullin e Sazanit.
Më tej, në Shqipëri ndodheshin edhe një administratë e madhe ushtarake, si edhe njësi të konsiderueshme transporti e furnizimi. Numri i përgjithshëm i trupave italiane në Shqipëri ishte rreth 90.000 ushtarë e oficerë, në Malin e Zi rreth 60.000 dhe në rajonin e Dubrovnikut rreth 30.000 forca. Numri i oficerëve dhe nëpunësve italianë në Tiranë, e cila kishte afërsisht 45.000 banorë, llogaritej rreth 1200 persona. Prej tyre ishin 30 gjeneralë dhe nëpunës të lartë.
Pranë Grupimit të Forcave Tokësore Lindje në korrik të këtij viti u vendos edhe një shtab ndërlidhës, koordinues i ushtrisë gjermane dhe si pasojë e ndryshimit të shpejtë të situatës politike dhe ushtarake në Itali, çka e përforconte akoma më shumë idenë e shkëputjes së Italisë nga lufta, në fillim të gushtit erdhi në Tiranë edhe një shtab i Luftwaffe-s gjermane (Forcat Ajrore gjermane) si edhe trupa ushtarake tokësore, që të armatosur me armë kundërajrore ruanin aerodromet e Shkodrës, Shijakut, Vlorës, Beratit dhe Kuçovës.
Më 4 dhe 5 shtator, komandanti i Korparmatës Malore XXI Gjermane, gjenerali Bader erdhi në Tiranë për të marrë kontakt me komandantin e Grup-armatës së Lindjes, gjeneralkolonelin Rosi. Në këtë takim, gjeneral Rosi e njoftoi gjeneralin gjerman se Komanda Supreme italiane e kishte dhënë miratimin për vendosjen e një batalioni gjerman pranë secilit aerodrom të sipërpërmendur. Gjenerali Bader u shpreh se nuk do të ishin pesë batalione, por vetëm dy batalione të Div. 100 Malor Gjerman, të cilët janë të mjaftueshëm për të mbrojtur të pesë aerodromet. Në këtë bisedë ra në sy qëndrimi i gjeneralkolonelit Rosi ndaj shqiptarëve. Ai u shpreh te bashkëbiseduesi i tij gjerman se “ai ishte dakord me masat gjermane. Në fund të fundit janë vetëm 800.000 shqiptarë dhe nëse çdo italian në Shqipëri vret 5 shqiptarë, atëherë problemi shqiptar nuk do të ekzistojë më”.
Mes oficerëve të lartë italianë që morën pjesë në takim ishte edhe komandanti i Armatës së 9-të, gjeneralkoloneli Dalmazzo, shefi i tij i shtabit, gjenerallejtënanti Tucci etj. Dalmazzo-ja ishte i njohur për gjermanët, sepse ishte një fashist me prirje miqësore ndaj gjermanëve. Po ashtu, edhe Tucci ishte kryekëput progjerman dhe mik i Boshtit Qendror.
Për gjithë hallkat komanduese italiane, rrëzimi i Mussolini-t më 25 korrik kishte qenë i papritur. Edhe pas kësaj ngjarjeje, Komanda Supreme në Romë vazhdonte t’i udhëzonte ata se lufta nuk do të ndërpritej.
Po kaq i papritur kishte qenë edhe urdhri për armëpushim. Sipas gjermanëve, e vetmja simptomë për ta, çka nënkuptonte kapitullimin, kishte qenë një takim në fund të muajit gusht ndërmjet gjeneralit Rosi, Dalmazzo-s dhe mëkëmbësit të mbretit, Pariani, ku ishte diskutuar për një urdhër të Komandës Supreme për të mbledhur në Shqipëri gjithë forcat italiane të Ballkanit. Këtë urdhër e kishte sjellë Pariani nga Roma. Ky konstatim i gjermanëve është pak i çuditshëm, sepse Massimo Coltrinari në botimin e tij voluminoz për “Qëndresën e ushtarakëve italianë në Shqipëri”, botuar në gjuhën shqipe në vitin 2011, referuar dokumenteve italiane të luftës, nuk arrin në këtë përfundim.
Pas shpalljes së armëpushimit nga Radio Roma më 8 shtator 1943, fillimisht në orën 20:30 dhe më pas në orën 22:30, dy oficerë të shtabit gjerman në Tiranë, majori Schlubeck (Shlubek) dhe togeri Joos (Jos) shkuan menjëherë në shtabin e Rossi-t. Eprori i tyre, gjeneralmajori Bessell (Bezel) nuk ndodhej në Tiranë. Së pari në orën 00:10 ata arritën të flisnin personalisht me gjeneralkolonelin Rossi, i cili deklaroi se nuk kishte marrë asnjë urdhër nga Komanda Supreme. Në mënyrë paradoksale, lajmin e armëpushimit ai e kishte marrë nga Radio Londra dhe fillimisht kishte urdhëruar Radio Tiranën ta përgënjeshtronte këtë lajm, duke e cilësuar si propagandë të armikut. Nëpërmjet legatës italiane në Tiranë u arrit të merrej një konfirmim nga Roma që lajmi i kapitullimit nuk ishte i vërtetë.
Si pasojë, për t’i dhënë fund kaosit të krijuar në trupa nga ky lajm, gjenerali Dalmazzo kishte dërguar oficerin e tij të zbulimit De Matteis të Ministrisë shqiptare të Kulturës dhe Propagandës dhe në një takim me ministrin Leka kishin redaktuar të dy së bashku një komunikatë përgënjeshtrimi, e cila më pas, rreth orës 17:30 u transmetua nga Radio Tirana. Rosi ishte bindur për vërtetësinë e lajmit, pasi e konfirmoi atë nga Radio Roma në transmetimin e orës 20:30. Ai u deklaroi oficerëve gjermane se synimi i tij ishte që fillimisht të priste udhëzime nga Roma, të merrte masa për afrimin e trupave të tij në bregdet dhe më pas të organizonte tërheqjen e tyre drejt Italisë, nëpërmjet porteve të Kotorrit, Durrësit dhe Vlorës. Duke mos pasur informacion për sjelljen dhe reagimin e gjermanëve ndaj armëpushimit të ushtrisë italiane, ai i deklaroi ish-aleatëve të tij se do të mbante nën ruajtje dhe nuk do të dorëzonte portet detare tek ushtria gjermane, e cila sipas tij me siguri tashmë kishte nisur lëvizjen për pushtimin e trojeve shqiptare dhe sigurisht që portet detare do të ishin objektet e para të sulmit të saj. Po ashtu, Rosi ishte mosbesues nëse gjermanët do të lejonin tërheqjen e lirë të ushtarëve italianë drejt Italisë.
Ai nuk mendonte të dorëzonte armatimin e rëndë, i cili ishte shumë i nevojshëm për t’u mbrojtur nga sulmet partizane.
Dy oficerët gjermanë ushtruan presion ndaj Rossi-t me qëllim që ai të lejonte futjen pa luftë të trupave gjermane në portet detare kur të vinte koha, duke argumentuar se me siguri që do vinin Aleatët. Duke pasur parasysh se Italia kapitulloi, kjo gjë nënkuptonte që Rossi do të lejonte që armiku të zbarkonte pa luftë në Shqipëri. I vendosur në pozitë të vështirë dhe pa rrugëdalje Rossi shpërtheu ndaj gjermanëve:
“E përse e gjitha kjo? E gjitha kjo ndodhi për fajin tuaj, për fajin e Gjermanisë. Si ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë italiane kam qenë gjithmonë i mendimit, siç ia vura para pak kohe në dukje togerit Joos, se fati i luftës vendoset në Mesdhe dhe me pushtimin e Aleksandrisë, kanalit të Suezit dhe të Gjibraltarit lufta mund të kishte përfunduar një vit e gjysmë më parë. Strategjia juaj synonte Lindjen. Nuk do ta mposhtni dot kurrë Rusinë; Do të humbisni! Rusia është e pamposhtur, ajo do të kthehet përsëri në stepat e saj.”
Menjëherë pas këtij takimi, dy oficerët gjermanë u nisën rreth orës 00:45 për te gjenerali Gnamm (Gnam), komandanti i shtabit gjerman të Luftwaffe-s, i cili pa e njoftuar më parë Shtabin Gjerman të Ndërlidhjes, rreth orës 22:00 kishte shkuar në komandën e Armatës së 9-të dhe ishte takuar me komandantin e kësaj armate, Dalmazzo-n. Ai konstatonte se qëndrimi i Dalmazzo-s ndaj komandantit të Grup-armatës kishte ndryshuar dhe nuk ishte më refuzues, si para disa ditësh. Diçka duhej të kishte ndodhur.
Në këtë moment qëndrimi i komandantit të përgjithshëm italian për Shqipërinë dhe Malin e Zi, gjeneralit Rossi ishte i rëndësishëm për gjermanët sepse sipas tij, në portin e Durrësit ndodheshin shtatë vaporë italianë, nisja e të cilëve drejt Italisë duhej të ndalej me zjarr artilerie me çdo kusht. Në njërin prej këtyre vaporëve ndodheshin 700 të internuar civilë nga Jugosllavia, të cilët duhej të transportoheshin drejt Italisë. Mes tyre ishin edhe 70 simpatizantë të Gjermanisë, të cilët ishin arrestuar prej italianëve.
Për të mbajtur situatën nën kontroll, oficerët gjermanë ranë dakord që Shtabi Gjerman i Ndërlidhjes të mbante kontakt me Grup-armatën, ndërsa Shtabi i Aviacionit Gjerman me komandën e Armatës së 9-të. Ndërkohë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 9 shtator, oficerët gjermanë në Tiranë u njoftuan me radiogram nga Komanda e Përgjithshme e Juglindjes në Beograd se kishte filluar zbatimi i planit “Achse” (“Boshti”) dhe ata duhej të ndiqnin urdhrat përkatës për zbatimin e këtij plani.
Në fakt, shtabet gjermane në Tiranë nuk ishin njoftuar për këtë plan dhe sigurisht që nuk dinin se çfarë masash duhej të merrnin, përderisa nuk kishte ardhur asnjë urdhër për zbatimin e tij. Është absurde, por me sa duket edhe për Komandën e Lartë Gjermane kapitullimi i Italisë në këtë kohë erdhi papritur, ndonëse në qarqet e larta drejtuese gjermane kishte kohë që flitej për këtë rrezik.
***
Rreth orë 03:00 të mëngjesit, gjeneral Rossi ftoi me telefon majorin Schlubeck dhe togerin Joos. Me sa duket, qëllimi i tij ishte marrja e informacionit nga ish-Aleatët e tyre, nëse ata tashmë ishin udhëzuar nga eprorët se si duhej të vepronin. Më tepër se fitimi i informacioneve nga gjermanët, të krijohet përshtypja se gjeneral Rossi ishte i interesuar të bindte gjermanët për nevojën e padiskutueshme që ai kishte për mbajtjen e porteve nga trupat italiane.
Majori Schlubeck raportonte për këtë gjë tek eprorët e tij si më poshtë: “Tani qëndrimi i gjeneralkolonelit është më i arsyeshëm. Ai tentonte të bënte të kuptohej se portet duhej t’i mbante për vete dhe mendonte gjithashtu që ndoshta do të arrinte ndonjë marrëveshje me anglo-amerikanët për portin e Kotorrit, me qëllim që ai të shërbente në mënyrë eksterritoriale për largimin e trupave të tij. Atij iu shpreh edhe një herë qartë domosdoshmëria jonë imperative që të pushtonim portet. Rosi u shpreh se në mëngjes herët, po të lejohej, ai kishte menduar të fluturonte për në Romë dhe të fliste personalisht me Komandën Supreme. Ai premtoi se armët e rënda, të cilat i diheshin për t’u mbrojtur nga bandat, nuk do t’i lejonte të dorëzoheshin tek anglo-amerikanët dhe më parë do t’i asgjësonte ato, sidomos artilerinë e rëndë”.
Në orën 04:00 të datës 9 shtator, shefi i Shtabit të Komandantit të Juglindjes, gjenerali Förtsch (Fërtsh), telefonoi majorin Schlubeck dhe i dha atij udhëzimet e nevojshme për qëndrimin që duhej të mbante ndaj gjeneralkolonelit Rossi. Ndër të tjera, ai duhej të informonte Rossi-n se Armata e 11-të italiane në Greqi i kishte dorëzuar gjithë armët, duke mbajtur pak të tilla, sa për vetëmbrojtje ndaj sulmeve të partizanëve grekë.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Kretë. Po ashtu, gjithë anijet dhe avionët në Greqi dhe Kretë ishin në duart e gjermanëve. Pra, gjithë arsenali italian luftarak në Greqi ishte në duart e gjermanëve. Në Serbi dhe Greqi situata ishte ende e qetë. Komanda gjermane e Juglindjes premtonte se do të ndërmerrte gjithçka ishte e mundur për të mundësuar një tërheqje të qetë të italianëve për në shtëpitë e tyre.
Prandaj gjeneral Rossi duhej të ishte i gatshëm që e njëjta gjë të zgjidhej pa probleme edhe për forcat e tij në Shqipëri dhe Mal të Zi. Nëse komandantët italianë kërkojnë të fluturojnë drejt Italisë, ata do të ndihmoheshin prej gjermanëve në të gjitha drejtimet. Më tej, Rossi duhej të informohej se divizionet gjermane ishin rrugës në marshim drejt Shqipërisë dhe forcat italiane nuk duhej të merakoseshin më për luftën ndaj partizanëve.
Në orën 09:30 gjenerali Gnamm njoftoi se fluturimi i avionëve ishte ndaluar. Drejt Romës lejohej të fluturonte vetëm një avion në ditë. Në takimin që oficerët gjermanë zhvilluan me gjeneralkolonelin Rossi në orën 10:00 qëndrimi i tij ishte më i zbutur. Ndër të tjera ai tha se kishte marrë urdhër nga Komanda Supreme që të tërhiqej me trupat e tij drejt porteve Kotorr, Durrës dhe Vlorë dhe që po ashtu atij i duhej t’i mbante këto tri porte. Ndërkohë ai kishte urdhëruar trupat e tij të nisnin marshimin. Po ashtu, ai kishte urdhëruar që asnjë njësi italiane të mos ndërmerrte e para ndonjë qëndrim armiqësor ndaj trupave gjermane dhe nëse do të tentohej që trupat e tij të çarmatoseshin, atëherë kjo gjë do të konsiderohej si një akt armiqësor.
Po ashtu, ai kishte urdhëruar që njësitë e tij të merrnin armatimin e tyre organik me vete, përfshirë edhe artilerinë. Armata e 11-të Italiane në Greqi i kishte dorëzuar armët, por nuk ishte urdhëruar për këtë gjë. Dy oficerët gjermanë nuk vonuan t’i thoshin Rossi-t se kështu armët e trupave të tij do të binin në duart e Aleatëve.
***
Nga mënyra si rrodhën ngjarjet, duket qartë se gjeneral Rossi ishte nën presion. Gjithsesi ai përsëri shpresonte të merrte urdhra të qarta nga Komanda Supreme dhe nëse ajo e urdhëronte një gjë të tillë, ai do t’i dorëzonte armët tek Aleatët. Sipas raportit gjerman, një arsye tjetër që Rossi bënte rezistencë ishte edhe mosbesimi që ai kishte ndaj gjermanëve, në fakt i justifikuar siç edhe e tregoi përvoja: “Duhet theksuar se ekselencë Rossi mban një qëndrim ndërmjetës, por Zv./shefi i Shtabit të Përgjithshëm që qëndronte pranë tij, gjeneralmajori Albert ndikonte tek ai. Madje, që në takimin tonë të parë pak pas mesnate i pëshpëriste atij «mos i besoni atyre»”, shkruan majori gjerman Schlubeck në raportin e tij.
Gjermanët nuk lëshuan pe, madje gjenerali Gnamm njoftoi komandën italiane se ai kishte urdhëruar të merreshin masa ekstreme, duke përdorur edhe armët, nëse italianët tentonin të ngrinin avionë në ajër. Me sa duket, komanda gjermane i trembej ndonjë sulmi ajror nga forcat italiane kundër forcave të tyre në marshim drejt Shqipërisë. Rossi nuk hiqte dorë dhe kërkoi që lutja e tij t’i transmetohej Komandantit të Përgjithshëm të Juglindjes me qëllim që ai të krijonte lidhje sa më të sigurta për të ndihmuar largimin e trupave të tij, duke premtuar për këtë gjë edhe dorëzimin e armëve të rënda.
Gjatë paradites gjermanët morën nën kontroll të shtatë anijet italiane që ishin në portin e Durrësit. Në raport nuk jepen detaje se çfarë ndodhi me 700 personat që mbaheshin të izoluar në njërën nga anijet. Ndërkohë, në mesditën e 9 shtatorit në Elbasan, kishte mbërritur prej kufirit lindor një kolonë pararojë gjermane, e cila sipas italianëve synonte të vinte në Tiranë e prej andej në Durrës. Gjeneral Rossi kërkoi që kjo kolonë të zgjidhte një rrugëkalim tjetër për në Durrës.
Një gjë e tillë do të shkaktonte një përshtypje të disfavorshme politike te shqiptarët ndaj italianëve. Shtabi Ndërlidhës Gjerman e mori në konsideratë kërkesën e tij dhe dërgoi në Elbasan majorin Pirchl që të merrte kontakt me oficerin komandues të pararojës dhe të informohej për detyrën dhe urdhrat e tij.
(Vijon numrin e ardhshëm në DITA)
_____


Urime per marrjen e grades Prof. i Associuar Doktorit te Shkencave Historike Marenglen Kasmit, shpresa e se ardhmes se studimeve historike te shekullit XX ne Shqiperi!
Tani eshte viti 2021. E kujt i vlejne keto thashetheme te para 78 vjetesh?????????????
Keta ne Foto Shqiptar apo turq jane se nuk shikoj ndonje dallim ,nuk besoj se Wehrmacht ti kete dalluar
Ta bente ndonje suedez apo anglez kete pyetje, do ishte pak a shume normale, por ta besh ti or OYO, qe vej bast qe je veshllapush, koken me cepa, vaj medet.
Te dogji ore Turk,Jo te gjithe Shqiptaret jane turq
Armpushimi i 8 shtatorit 1943 ishte nje akt formal, pasi renia dhe largimi i Italise nga Boshti u pane qysh ne mes te korrikut 1943, me debatet ne parlament, dhe, me largimin e Musolinit me 25-26 korrik, per Italine dhe gjithe boten ishte e qarte dalja nga Boshti. Luftimet e medha ne Shqiperi kundra ushtrise italiane ne fund te korrikut dhe fillim gushtit (Fr. Nac-Cl. dhe Bazi i Canes) dhe kapitullimi i ushtrise italiane ne Shq. qysh ne gusht, dhane te kuptohej se Italia e perfundoi qysh ne gusht misionin e saj ne Bosht. Ishte vetem insistimi gjerman dhe nderhyrja e tyre ne veriun italian, ajo qe e mbante Italine akoma maje peut.
Te zgjuarit e kuptuan qysh ne pranveren e 1943-it, qe Gjermania e kish luften te humbur. Gjysem te zgjuarit e kuptuan ne fund te korrikut. Budallenjte e kuptuan vetem ne veren e 1944-es. Pati dhe super-idiote, qe besonin deri ne prill 1945, se me nje arme te re Gjermania do ta fitonte luften!
Pushtuesit e vertete te popullit shqiptare jane talibanet e enver hoxhes,,.Skenat e sotme te pushtimit te Kabulit ngjajne si dy pika uji me pushtimin serbosllav te Tiranes.
Maringlen Kasmi,eshte i indoktrinuar qe ne veze,,Eshte selektiv dhe manipulator i dokumentave qe nxjerr ne treg.
Nuk mund te ishte ndryshe.
Eshte malok Gramshi.
Nuk vjen gje e hajrit nga fshatari hileqar i Gramshit,,pa kulture,pa tradite,kafshe injorante,qe 50 vjet ka sherbyer si rezervat per kapterra e polica ,besnike te partise kriminale.
Pr. As.. Marenglen Kasmi eshte shkolluar e doktoruar ne Gjermanine e Shkences dhe te Artit Europian; po ti demo mos u merzit, se vetem ne Akademine e Studimeve Albanologjike ke 6 historiane zogiste qe jane doktoruar ne ne Shqiperine e Sali Berishes qe po e ngrene ne qiell Monarkine. e Zogollovichit.
Pushtuesit e vertete te shqiperise, jane kopilat qe la sulltani, te cileve ju dhuroj trojet autoltone shqiptare, pra sunitet bijte e spermave arabo-jenicere, te cilet u bene pa asnje te drejte zoter te shqiperise deri me 1944 !
Kujt i hyn ne pune ky shkrim?eshte si nje mballome e zeze ne fustanin e bardhe te nuserise.
Ka ne google materiale nga arkivat sa te cahesh..Prandaj “Dita”mos u lodh kot te thuash-botohen per here te pare.
po mos u ca bre mali …
Demo, nga vreri që derdh në vazhdimësi si edhe mungesa e argumenteve duket qartë që je një pasardhës i bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe me siguri edhe një ish-bashkepunetor i Sigurimit të Shtetit. Them me siguri sepse është tipike për kategorine që përfaqson. Fshiheni pas emrave anonime dhe flisni broçkulla. Pabythsa jeni, e kështu keni qenë. Krimba anonime e puthadores historike të fashizmit!
O i dhjeri demo!
A nuk e kupton se e gjithe rraca e juaj antishqiptare duhej shfarosur me kohe?
MARINGLEN = MARKS-ENGELS