Dy foto, të marra 24 orë larg nga njëra-tjetra, të cilat siç thuhet në disa raste, “vlejnë më shumë se një mijë fjalë”. Ajo që duket në foto, është reporterja e televizionit amerikan CNN, Clarissa Ward: (të dielën, 15 gusht) ajo u lidh drejtpërdrejt nga Afganistani me flokët e ngritura dhe një shall të kuq të mbështjellë mbi një xhaketë ngjyrë të çelët.
Dje (të hënën, 16 gusht), pasi talibanët pushtuan Kabulin, Ward ishte në rrugë me fytyrën e mbuluar nga hixhabi, ndërsa vazhdoi të tregonte situatën në kryeqytet për transmetuesin amerikan.
Ndërkohë, thirrjet po shumohen për hapjen e korridoreve humanitare në mënyrë që të shpëtojnë shumë gra, të cilat rrezikojnë t’i shohin të kufizuara liritë e tyre, edhe nëse zëdhënësi i talibanëve, ka siguruar se “ato do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpia dhe të studiojnë”.
Pavarësisht frymës moderne të sjellë nga amerikanët, në fakt, Afganistani është ende një nga vendet më të këqija për të qenë grua.
e.sh/Dita

per kete fenomen duhet te shprehen “urgjentisht” gocat
e show bizi-it; fatma, cili, roza lati dhe plote goca te tjera te “denja” te fushes te “fese”..islame . (dhe ram..Kaurri)
SHPEJT EDHE NE SHQIPERI SE ASHT NDY VENI ME LAKURIQSI