Shërbimi Informativ i Shtetit ka dalë në përfundimin se pandemia që ka prekur gjithë botën ka ndikuar në sigurinë e vendit gjatë vitit 2020.
Sipas përfundimeve, kriza që solli covid sfidoi infrastrukturën shëndetësore mjekësore, përkeqësoi ekonominë globale me ndikim edhe në procesin e globalizimit dhe integrimit politik, stabilitetin politik, duke sjellë dobësim të perceptimit publik mbi efektshmërinë e institucioneve ndërkombëtare, përgjigjen kolektive, besueshmërinë në informacionin shkencor dhe aftësitë e qeverive për të përballuar me efikasitet situatën.
“Viti 2020 u shënjua nga pandemia e shkaktuar nga COVID-19 me impakt edhe në çështjet e sigurisë. Kriza e shkaktuar nga COVID-19 sfidoi infrastrukturën shëndetësore ekzistuese mjekësore, përkeqësoi ekonominë globale me ndikim edhe në procesin e globalizimit dhe integrimit politik, stabilitetin politik, duke sjellë fragmentarizim të mëtejshëm dhe dobësim të perceptimit publik mbi efektshmërinë e institucioneve ndërkombëtare, përgjigjen kolektive, besueshmërinë në informacionin shkencor dhe aftësitë e qeverive për të përballuar me efikasitet situatën”, shkruhet sipas SHISH.
Gjithashtu kjo situatë e vështirë për vendin u shoqërua me propagandë dhe dezinformim.
“Situata u karakterizua me lulëzim të agjendave populiste e nacionaliste, u shoqërua me një valë propagande dhe dezinformacioni, u shndërrua në një terren të favorshëm për aktorë globalë jo-perëndimorë për të shënjestruar sistemet demokratike dhe ndikuar perceptimin publik mbi to. Situata e pandemisë, me gjasë do të ketë ndikim të fortë dhe të qëndrueshëm në dinamikat gjeopolitike, ekonomike dhe të sigurisë”, shkruhet në postim.
Sipas SHISH, nëse pandemia do të vijojë për një kohë të gjatë do të vështirësohej përballimi i krizës ekonomike në zhvillim për vendet e Bashkimit Evropian.
“Ekonomitë e vendeve të rajonit dhe të vendit tonë u ndikuan nga situata e shkaktuar nga COVID-19. Qeveritë rishikuan buxhetet vjetore dhe morën masa stimuluese për të penguar ngadalësimin e ekonomisë. Një zgjatje në kohë e pandemisë dhe një recesion më i thellë në vendet e Bashkimit Evropian do të mund ta vështirësonin përballimin e krizës ekonomike në zhvillim.
Në rajon, pavarësisht prirjeve për investime nga vende jo-perëndimore, BE vijon të jetë kontribuuesi më i madh. Çdo boshllëk në investimet e huaja direkte do të synohet nga aktorë ekonomikë të këtyre vendeve për të zgjeruar influencën. Dhënia e mbështetjes financiare për sektorin privat do vijojë të jetë sfidë dhe mund të shfrytëzohet për investime apo kreditime nga aktorët jo-perëndimorë për synimet e tyre gjeostrategjike.
Kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe problematikat ekonomike, si në shkallë globale dhe në nivel rajonal, ndikuan në rritjen e paqëndrueshmërisë social-politike. Vendet me procese zgjedhore të përcaktuara më parë, u përballen me shtyrje të këtyre proceseve apo me pasiguri e mungesë besimi publik në vendet që realizuan të tilla. Megjithatë, proceset zgjedhore në vendet e rajonit (RMV, Serbi, Mal i Zi) u zhvilluan dhe nuk pati problematika sigurie për funksionimin normal të sistemit politik”, sipas SHISH.
Akzuat ndaj qeverive u shtuan sipas SHISH, ndërsa pasiguria dhe teoritë konspirative që karakterizuan rrjetet sociale dhe mediat online ndikuan në dobësim të perceptimit publik.
“U shtuan akuzat ndaj qeverive dhe elitave keqmenaxhim të situatës, duke i konsideruar ato si shkaktare të panikut ekonomik, kurse kufizimet e masat shtrënguese u perceptuan si kufizime të lirive themelore të njeriut, karakterizuar edhe nga demonstrime të dhunshme, por pa ndikim, në situatën e sigurisë. Në vendet e rajonit, pati prirje të reflektimit të modeleve të demonstrimeve të dhunshme në shumë vende evropiane dhe më gjerë, por jo në të njëjtat përmasa me to.
Në shumë raste, në rrjetet sociale dhe mediat online janë bërë thirrje nga individë apo grupe të caktuara për të nxitur e frymëzuar pakënaqësi dhe reagim popullor kundër masave shtrënguese të marra nga qeveritë gjatë situatës së shkaktuar nga pandemia.
Pasiguria dhe teoritë konspirative që karakterizuan rrjetet sociale dhe mediat online ndikuan në dobësim të perceptimit publik për një përgjigje kolektive ndërkombëtare e kombëtare të efektshme lidhur me menaxhimin e pandemisë”, shkruan SHISH.
e.sh/Dita

Ju q….r….e perdori edroga per te shtypur njerezit, te mo’s ngrene zerin.
Litarin meritoni
ndoshta ne litarin,por me siguri ti parapëlqen K…!
e ke qef dylberi i erdoqënit!?
apo jo??
Po zerat kunder pederastit rama pse nuk jane servirur,…..po sigurim shteti mbeti, asgje nuk ka ndryshuar sepse dhe shqipot po ata jane te kohes diktatures
një raport i bukur dhe logorik!si me pas qënë një raport i DASHit amerikan!!ata po që mund të shkruajnë kështu!janë superfuqi dhe jo “bytha e botës”,”fundi i dynjasë”!!
u fol për mangësitë e mëdha,të vërteta që ka shqipëria,por dhe organizatat ndërkombëtare,që përveç qënjes së tyre,nuk kanë dnonjë ndikim në shtetet të cilat ikanë krijuar!!
por në asnjë rast nuk shoh bazën e këtij mos funksionimi dhe,mbi të gjitha,nuk shoh të jetë bërë një analizë,ose të paktën,të jetë shkruar një fjali përse konspiracionistët dhe panikpërhapësit,kanë pasur shumë sukses”Akzuat ndaj qeverive u shtuan sipas SHISH, ndërsa pasiguria dhe teoritë konspirative që karakterizuan rrjetet sociale dhe mediat online ndikuan në dobësim të perceptimit publik.”!!!
po të bësh një analizë të thjeshtë të teorive konspiracioniste në masmedje dhe në rrjetet sociale,gjë që pasqyrohet dhe në terrenin e çdo shteti,do të shohësh një shpirtligësi të theksuar të përhapësve të këtyre teroive,do të shohësh një padituri të tmerrshme të atyre që i besojnë dhe i mbështesin,dhe mbi të gjitha do të shohësh,në shumë raste,qeveri e qeveritarë që i mbështesin për leverdi të tyre!si direkt dhe indirekt!!
të gjithë e dinë fare mirë se është më mirë të kesh një popull të nevrikosur,se sa një popull të ditur!të parin e mban nën zgjedhë,i dyti të merr me shkelma që ditën e parë!!
prandaj këto qeveri,jo vetëm që nuk i ndalojnë,por në fakt i sponsorizojnë teori të tilla!!sepse teori të tilla çorodisin,përçajnë dhe,mbi të gjitha e trullosin duke e bindur që ai nuk ka asgjë në dorë!se gjithçka,deri dje e vendoste zoti,vendoset nga “forca të padukshme”!pra në të njëjtën kohë të pa diskutueshme,të pa prekshme!forca që duhet tu mbinden,si një herë e një kohë,në mënyrë absolute zotit!!
shishi flet,me dorashka të trasha,për mangësitë në sistemin shëndetsor,por aspak në atë arsimor!!
sistemi shëndetsor në shqipëri është më lartë se ai arsimor!!kuptohet në krahasim me njëri tjetrin dhe jo në krahasim me absoluten!!
sitemi arsimor është bërë qëllimisht i tillë!është çuar në një nivel të tillë që të prodhojë “të ditur” injorantë,budallenj të mënçur që mënçurinë e kanë aq të kufizuar sa mezi mjafton për të zgjidhur probleme pune të përditëshme!!
propagand çorientuese me konspiracionistët,është paraqitur si një makutëri e medjes për para,por në fakt nuk është e tillë!!ajo është e nxitur nga politika!!
kjo vërtetohet se politika,përveç “injorimit”(në fakt është një pleh kimik që shërben në rritjen e vrullëshme të këtij “grami” dëmtues) fals,nuk bën gjë tjetër!!
në shumicën e emisioneve të mas medjes,ku dalin psikopatë,sociopatë të konspiracionit,nuk ka një oponencë,një kundërshtim shkencor të tyre!edhe nëse ka,ndonjë të ftuar!?
ai ose nuk e hap gojën ose është zgjedhur aq i pa pregatitur,aq i paditur sa nuk është në gjëndje ti kundërshtojë në një nivel minimal!!në shumë pak raste ka pasur kundërshtarë të denjë,që nuk janë ftuar më,pasi jua kanë mbyllur gojën,i kanë bukosur,këta “profetë të gomarllëkut”!!
SHISHi ynë nuk është gjë tjetër veçse një nga veglat,gjymtyrët,e shtetit të kalbur shiptar!ai bën detyrën që i jep politika,dhe në shqipëri kjo detyrë është mbajtja e pushtetit dhe jo përparimi i shtetit!!
fatkeqsi për çdo popull që rron brënda një strukture të tillë që quhet shtet!!
Nashi nuk e mar vesh ça është qy SHISH- i, ndonjë gazetë ku botohen artikuj me karakter mediatik, ndonjë agjensi që bën analiza ekonomike apo një forum mjeksor që bën analiza mbi efektet e pandemisë, vërtet nuk e mar vesh duke lexuar se cili është objekti i veprimtarisë të këtij institucioni sepse përmbajtja është një amalgam idjotizmash periferirike të problemeve të ndryshme që kanë dalë në të gjithë botën nga pandemia që janë thënë e stërthënë dhe
mos këta që drejtojnë SHISH u ka prekur pandemia trurin që na ofrojnë një çorbë të tillë që nuk ka lidhje me objektin e punës së tyre….
Mos vallë SHISH psh duhet të investigoj shkaqet dhe fajtorët e shpopullimit të vëndit deri në nivelin e një spastrimi total etnik apo
të hetoj se si nafta, kromi, nuk sjellin asnjë të ardhur në buxhetin e shtetit ose
në se ardhja e një këngëtari serb në festën e birrës ka një natyrë provokative dhe është një kombinacion i organeve të inteligjencës serbe me agjenturën e tyre në Shqipëri për të pranuar si normale bambamet e kallashnikovëve në duart e arkanëve serbë në genocidin e Kosovës me anën e këngëve të Bregoviçit…..ose
mos vall është me natyrë naziskine hitleriane që të organizohen zyrtarët e administratës në Berat dhe me hu në dorë të linçojnë banorët e Lumasit që protestojnë për një të drejtë, që lumi që i jep emrin fshatit të tyre të mos thahet nga Salillarët e Edi Ramës që e quan vehten pronarkuçedër të çdo burimi uji në vëndin tonë…