Edhe një ish-zëvendës ministër mes atyre që krijojnë vatra zjarresh! U vuri flakën vreshtave në Leskovik, arrestohet Albert Gajo

Edlira Shehu

Dogji me zjarr një sipërfaqe me vreshtari, zjarri përfshiu më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi të ndryshme, vihet në pranga ish-zëvendës ministri i Integrimit Albert Gajo.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Albert Gajo, 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Sarandapor”, në Leskovik, Kolonjë, me veprimet e tij ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në një sipërfaqe me vreshtari, duke përfshirë më pas edhe një sipërfaqe tjetër me bimësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gajo ka qenë Zëvendës Ministër i Integrimit në vitet 2005-2009 dhe Zëvendës Ministër i Shëndetësisë në vitet 2009-2013.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

 

e.sh/Dita

Share This Article
10 Comments
  • dhe ky e ka hak burgun per me teper qe paska pasur pozicione jjo te ulta ne administrate dhe e di se demtimi i pasurise kombetare eshte veper penale. Ky e meriton me shume se injorantet e tjere burgun edhe per faktin se ka perfituar politikisht nga taksat e shqiptareve qe jo vetem i kane paguar rrogen dhe preivilegjet per tete vite ne postin e zv m por edhe sepse qenka pjese e entouragit politik te opozites qe ankohet dhe akuzon qeverine e korruptuar rama per paaftesi ne menaxhimin e situates me zjarret. Te shpresojme qe “drejtesia e re” te respektoje ligjin dhe te mos e liroje brenda dites kete surrogato

  • Ky hunderri paska qene zvendesi i Sharebajges se leshitlikes, gjatoshes dymetroshe, koka me qoshe, kaptina boshe kajda gjoshe qe e mbushi ministrine e integrimit me lristat naziskine me arsim 8vjecar qe nuk dinin mire shqip e jo me anglisht asnje fjale. kurre me ne pushtet sekti naziskin i Nafije dybekut turikalit te leshitlikes.

  • Ky ”kuadri i Sali-Metes”i paska pervetesuar mesimet e dy udheheqesve te ”shquar” dhe po i ve ne jete ,ashtu sic beri vete Saliu ne vitet’90!Kur te vije ”Sali-Meta”ne pusht-etj me siguri ky Gajo nuk do te jete me zv. minis, por zv,kryeminister ,pse jo dhe me e pakta minister dhe deputet;Ja keshtu i kane shperblyer kuadrot historikisht, Sali-Metet dhe keshtu do te vazhdojne ti shperblejne !Nuk e quajti kot “burr shteti”Arvizu kete Saliun tone!

  • Zakonisht ministrat dhe drejtorët janë kriminelë, drogaxhij, trafikante dhe tutorë. Ky të paktën paska origjinalitet dhe personalitet per tu dalluar nga tjerët. Minister zjarrvenes është hera e parë, por nuk do jetë e fundit.

  • Ky Idioti Gajo tahmaqar, nuk besoj te kete vene qellimisht zjarrin,edhe se eshte kuader I PD
    Por ama si shpegohet qe ne te gjitha rrethet ku PD ka patur me shume pasues dhe turrma agresive ka me shume zjarre se ne rrethet e tjera te vendit.Ato shuhen dhe rindizen perseri.Le te shkojne Drejtori I Policise dhe SHISH per ta shuar me
    ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *