Sportistja polake nxjerr në ankand medaljen e argjendtë për… operacionin në zemër të një bebeje!

Edlira Shehu

Një medalje argjendi olimpike doli në ankand për të ndihmuar në pagimin e operacionit të zemrës së një foshnjeje 8-muajshe, por ofertuesi fitues ia ktheu sërish fitueses.

“Hedhësja polake e shtizës, Maria Andrejczyk fitoi një nga 14 medaljet e vendit të saj në Tokio dhe ajo ishte e vendosur të ndihmonte dikë në një farë mënyre”, sipas faqes së saj në Facebook.

Andrejczyk, 25 vjeçe, zbuloi një mbledhje fondesh për vogëlushin Miloszek Malysa, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë e zemrës dhe do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale për të mbijetuar.

Ajo vendosi ta nxirrte medaljen e saj në ankand dhe t’i dhuronte paratë familjes së Miloszekut.

Zinxhiri polak i dyqaneve “Zabka Polska” grumbulloi 125 000 dollarë si oferta fituese dhe më pas tha në një postim në Facebook se do t’ia linte Andrejczykut të mbante medaljen.

Andrejczyk doli e katërta në garën e shtizës në Olimpiadën e Rios 2016.

Në vitin 2018, ajo u diagnostikua me kancer, por sidoqoftë fitoi të argjendtën në Tokio 2020.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne radhe te pare kjo sportiste tregon qe NUK KA RESPEKT PER VETEN.
    foshnje me brime ne zemer lindin perdite nga te kater anet e globit.
    Kjo nuk eshte as UNICEF,As OBSH,as OKB.
    Eshte Natyra qe lind edhe te shendetshem edhe skarsitete. Por kampione Olimpike behesh,,fale vullnetit dhe sakrifices.
    Kjo polake nuk ka respekt per sakrificen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *