(Ekspozitë me autoportrete në Ditëlindje)
KOÇO KOSTA
Edhe me këtë ekspozitë të zgjohet piktura e Tasos. Vizatimi dhe ngjyra. Aty ndjehet shpirti dhe ngrohtësia njerëzore.
Të parën që kërkon arti i vërtetë është vetvetja e artistit. Sepse subjekti i krijimit sillet, fillimisht, te shpirti.
Ndaj, në këto autoportrete të piktorit nuk ka latyrosje. Aty ndjehet vetja, dhe e tashmja dhe hershmëria. Dhe harresa … në pikëllimë. Pikërisht këtë të klith, për shembull, PASQYRA E THYER. E atillë krisje që të sheh si mëkat! Dhe syri! anash pasqyrës, i cili zgjat vështrimin dhe sikur po bën mendim që ta spërkat me pluhur … poetik. Dhe me ndjenjë vitesh të stuhishëm të ngucur mërzie e zemërimi. Dhe nuk ka tinguj parazitë aty. Atje ka diçka … qiellore.
Shfaqja e artit tek Anastas Kostandini befet te sythi i pikturës. I pikturës së tashme dhe të ardhme. Dhe që te drojtja, madje.
Dendur, ajo goja e portretit në kanavacë hedh flakë dhe shfaq të vërtetën:
Ja Bota e ime!
Aty ndeshesh me sy të qetë, krejt të butë portretesh. Me sy të çakërritur, të mpirë. Apo të ngulur diku te thellëria. Me sy të trishtuar, të masakruar. Me sy të kredhur në hidhërim. Në ngricë. Me sy të kobshëm e me tërbim. Sy epshor. Dhe të helmët njëherësh. Sy që po ngrohen, që ngulmojnë për në … parajsë. Dhe në … rrezik. Dhe, … edhe të … shastisur!
Taso nuk e braktis dhuntinë. Kjo dallohet edhe tek të këtilla portrete që … shohin te jeta e të parëve e të të vonshmëve. Tek ajo largësi për Liqenin dhe legjendat stërgjyshore. Dhe e gjithë kjo me elegancë artisti… Edhe tek shfaqen objekte dhe detaje që të ngacmojnë. Këto sikur i ka zgjuar që nga kohë të qëmoçme. Të përrallta.
Aty, në trofetë e të parëve, në të tjera punime, gjithashtu. Taso bymen energji dhe dendur brohoret jetën. Se në tërë artin e këtij piktori, nuk shfaqet shpirti i lodhur.
Poradeci, veçan, është bërë sekret i tij: pronë e hipotekuar. Dhe e tillë pronë e mban të virgjër Artistin. Se vendlindja ka fuqi Madhështore dhe Tasua i ngre kult. Dhe i tillë kult të ngelet në kujtesë. Kur piktura e bukur ka fuqi turbulluese.
Fytyrat tek autoportretet ndjehet se i ka konsumuar energji shpirtërore piktorit. Dhe këmbëngulje. Dhe talent, doemos.
Pra, këto janë simbol i mundit, gjithashtu. Në pikturat e këtij virtuozi përballesh edhe me gjëra të thjeshta, të vogla. Po këto nuk të gënjejnë kurrë. Ato janë varur atje te muret sikur, befas, vendosën dhe dolën: Të hetohen, të gjykojnë shoshoqin. Dhe bëjnë tingëllima, sikur diç i thonë Piktorit. Dhe publikut.
Çdo piktor ka sytë që meriton. Më trego pikturën dhe do të të them se ç`sy ke, shkruan El Greko.
Poradec, gusht 2021.

Pershendetje Koço . Ne kete shkrim per ekspoziten e Tasos ndjehet nje ndjenje e brendeshme dashurie dhe adhurimi per Portretet dhe ato qe do te paraqese Taso me talentin e tij si Piktor i adhuruar me Boten e brendeshme te Njeriut dhe me Qytetin e Tij , Pogradecin !
Ndersa Ti i Dashur Koço me nje gjuhe Artistike Lakonike te persosur shpreh ate qe ke ndjere Shpirterisht kur ke ke pare ekspoziten dhe me pas si Artist i Fjales e ke derdhur ne ate shkrim !
Miku Yt – Kristaq A. SKRAMI.
Me behet qefi, qe jua lexoj i ndeuar Koco Kosta,kete shkrim per TASON,artist te penelit,(Anastas Koostandin une takuar nje here,kur hapi ekspoziten etij ne Tirane mos gabo 5 vite me pare). Mbresa te rralla mare per sa paraqitur nje ekspozit*Pasqyrae e thyer*,vite ne Tirane. Me kenaq qe eshte BESNIK i vendlindies.Ketu ne Toronto kam djem te shkelqyer Pogradecare,qe s’me ndehen mua*Pasues veterani* si Aleks Gezim Hyka, djale per ta pire ne kupe,apo Kladios Papa,para dy ditesh,komunikuar me te ne Lokalin *BARCODE*si *seli*qe e kemi ne nw Toronto I uroj gjithe te mirat. si gjysh 85 vjecar, pasionate i Artit e Kultures nje jete-mesues..I kam bere dhe nje intervite,qe e ruaj si hajmali,fjale pake e sak !
Me *Pasues Vetrane qe me rrethojne sot ne lokali *BARCODE*-Toronto i dergojne pershendetie.Atij dhe ju i nderuar Koco Kosta,
Toronto 22-08-2021 *Pasuesi Vteran*85 vjecari;
Guri Naimit D (Dh. Xh)