Reagimi i DASH: Talibanët nuk po i mbajnë premtimet që dhanë, afganët që duan të largohen nuk po lejohen të mbërrijnë në aeroportin e Kabulit

Edlira Shehu

Departamenti Amerikan i Shtetit ka akuzuar talibanët se nuk i kanë mbajtur premtimet për t’u dhënë akses falas afganëve që duan të shkojnë në aeroportin e Kabulit. Reagimi i DASH vjen në një kohë kur njerëzit po mundohen të largohen nga një regjim i ri fundamentalist.

“Ne kemi parë raporte se talibanët , në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po i pengojnë afganët që duan të largohen nga vendi të shkojnë në aeroportin në Kabul,” tha Wendy Sherman, zëvendëssekretare e shtetit në SHBA.

Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë Ashraf Ghani një lojtar në skenën politike të Afganistanit pasi ish -presidenti, i cili u largua nga vendi ndërsa talibanët merrnin kontrollin e Kabulit, tha se ishte në “bisedime për t’u kthyer”.

 

e.sh/Dita

Share This Article
4 Comments
  • Amerika duhet ta fuse thelle ne tru se atje ne Afganistan HUMBI!
    Dhe humbesi nuk ben ekspozene e premtimeve te FITUESIT, as fut dot me hundet atje ku ka humbur, por qerohet atje ne vendin e vet bashke me bishtat qe i sherbyen ne Humbje.

    • Shume e sakte shoku..! Edhe humb luften edhe ve kushte?! Gallat…gallat..! Por edhe ne kete rast ka diçka qe nuk shkon. Nese kerkon respektimin e ndonje marveshtje do te thote qe e njeh si pale , si qeveri. Nese e pranon si pale tani perse erdhe dhe e rrezove para 20 vjetesh? O gabove dhe genjeve atehere ose po gabon dhe po genjen tsni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *