U arrestua pas përgjimeve të SPAK, GJKKO lë në arrest shtëpie ish-juristen e Bashkisë së Lushnjës

J L

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-juristen e Bashkisë së Lushnjës, Blerta Turkun, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”.

Avokati i saj, Andi Hasanaj, në një prononcim për BW, tha se vendimi i fundit i gjykatës, vërtetoi pretendimet e tyre se Turku, nuk ka konsumuar asnjë vepër penale, por thjesht ka zbatuar ligjin.

“Masa e sigurisë së arrestit me burg, u zëvendësua me arrestin e shtëpisë. Këto janë një hap vërtetimit të pretendimeve tona që shtetësia Blerta Turku nuk ka shkelur ligjin, e vetëm ka zbatuar detyrën e nuk ka konsumuar asnjë vepër penale”, u shpreh avokati.

Kujtojmë se Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për shpërdorim detyre dhe favorizim në lëshimin e tenderave.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *