Anulohet sërish fluturimi, kaosi në Kabul po bllokon ardhjen e afganëve në Shqipëri

Edlira Shehu

As këtë të enjte, në Rinas nuk është ulur avioni që do të sillte afganët e parë në Shqipëri. Bllokimi nga talibanët i rrugëve që të çojnë në aeroportin e Kabulit, ka ngrirë fluturimet. Edhe ata pak avionë amerikanë që janë nisur drejt SHBA-së, kanë pasur në bord shumë pak njerëz, nga pamundësia e tyre për të carë pikat e kontrollit të talibanëve, e për të hyrë në aeroport. Gjithsesi, Shqipëria nuk i ka ndalur përgatitjet.

Në Rinas çadrat ushtarake me mjekë, psikologë, ushqime dhe mjete higjienike janë në gatishmëri. Po ashtu edhe mjetet për t’i transportuar ata drejt Durrësit e Tiranës.  Megjithëkëtë, këto dy qytete nuk do të jenë të vetmet që do të përballojnë fluksin e refugjatëve.

Në Lezhë po ashtu po verifikohen disa hotele që po lirohen nga turistët, për tu vënë në dispozicion të emigrantëve. Edhe një hotel në Berat me kapacitet rreth 300 shtretër, është bërë gati për një strehim të mundshëm të afganëve, në rast se fluturimet do të nisin me intensitet.

Qeveria Shqiptare dhe Ambasada Amerikane po punojnë dhe me organizata të ndryshme humanitare që operojnë në vendin tonë, për të lehtësuar menaxhimin e situatës. Shifra e vetme e refugjatëve që mund të mbërrijnë në vendin tonë, është ajo e artikuluar nga Kryeministri Rama, që tha se brenda kësaj jave do të mirëpriten 1 mijë afganë.

 

e.sh/Dita

Share This Article
8 Comments
  • I ke hyre nje rruge pa krye se ie perreth njerez qe te thone Skendebe. nuk sheh pertej hundes tende says:

    Se nuk kemi kovidin! Ashtu rrini gatitu se ashtu ka urdhnu naltmadhnija.
    Rruget i keni pa semafore, po aksidentohen njerez, zjarret po djegin Shqiperine, ju merruni me strehime refugjatesh kur skemi asnje detyrim ndaj tyre.
    Merremi me hallet e botes kur shtepine e kemi lëmsh dhe shqiptaret nuk e ngopin barkun me buke.

  • Une i kuptoj veshtiresite e zevendes-kryeminstrit shqiptar ( E.K.A.R=Edwin Kristaq Aneta Rama) por c’hyn ketu Korea e Kimit apo Talebanet e Spiro Kolekes qe tha ne nje dalje vizive me pare.
    .
    Them se ky eshte zv-kryeminister se bosja e tij pa diskutim eshte Kim..qe nga arrestimi I Nanos n e1993 I cili tha ::
    Nuk eshte problem se po arrestohet Nano ..por nga sot 30 korrik 1993 Shqiperia do drejtohet nga Hillat & Billat…shtojme sot dhe spekulantin Sorros I cili pa dyshim komand me pult te xhirafen tone qe eshte teorikisht top-kanibali antikarmunist.
    .
    Ne kete rast nje sugjerim palloshit 2-metrosh…..edhe sikur copa te behet nje shtet liliput si Shqiperia dhe ta ndihmoje Ameriken edhe 200 perqind nuk ngre peshe ne kandarin e azilanteve qe me e vogla do jene 1 miljone…

    Zoti pallosh 2 metrosh mos ofendo e poshtro intelektin e shumices absolute te shqiptareve miq apo armiq tuaj..
    .
    Kete nuk e ka bere as otomanizmi..as zogizmi..as fashizmi..as komunizmi….e keni bere ju korbat e jorgo sorres
    .
    Shame..shame !

  • Per shallvaregjerin talebanim Rama qe kerkon shkombetarizimin e Shqiperise per te na sjellesh morra afgane po na ndihmon zoti duke sjelle Laos ne aeroportin e Kabulit.
    Na ndihmo. ZOT nga talebani Rama dhe ata afgan.

  • Keta siper avjonit me kujtojne tanet kur hipen siper anijeve . Shyqyr qe nuk ka det Afganistani se do qe bere nami. !

  • Sa po te mberrijne ne aeroportin zayed-flatrat e veliut, direkt me autobuze drejt Korces, ne festen e birres! Edhe padishahu i surrelit eshte dakord me kete,ai vete e tha se nuk do ti trajtojme ne menyre cnjerezore si shqipetaret,,mbas festes ne qytetin studenti e kush do te beje plazh ka edhe hotelin gratis ne Durres! Mire se te vijne ne token e bekuar!
    Lirojeni aeroportin more bastarde se kemi nje jave qe mezi po i presim,,ngelem me syte lart ne qiell..

  • Ne antishqiptaret i takuam afganet e avionit per ne Shqiperi dhe u thame te verteten, ate se per ku ishin destinuar! Ky avion, u thame, shkon ne Albania, pas nje stopi ne Katar. Menjehere zbriten te gjithe nga avioni, sapo morren vesh per ku i kishin destinuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *