Talibanët janë prej ditësh “zotër” të tokës afgane. Pas dezertimit të trupave amerikanë dhe largimit të ish-presidentit afgan Ashraf Ghani nga pushteti, talibanët po planifikojnë qeverinë e re.
Kaosi i krijuar në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, po pengon mijëra afganë të evakuohen nga vendi drejt shteteve ku do të strehohen, mes të cilave është edhe Shqipëria.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel me gazetarin Muhamed Veliu, një përkthyes afgan që ka ndihmuar komandot shqiptare atje, sjell një panoramë të shkurtër të ngjarjeve që janë duke ndodhur në Afganistan dhe apelon autoritetet shqiptare ta ndihmojnë të shpëtojë nga duart e regjimit taliban.
I dëshpëruar nga situata që ndodhet ai apelon për ndihmën tek autoritetet shqiptare.
“Unë kam punuar për dy vite e gjysmë me djemtë shqiptarë. Njëri prej tyre ishte në rrolin e komandantit drejtues për mua. Unë u siguroja informacione që ata të ishin të sigurt. Ne ishim në Kabul, por informacioni kishte të bënte për zona të ndryshme dhe vinte nga burime të ndryshme për të parandaluar sulmet ndaj ushtarakëve shqiptarë dhe të tjerëve anëtarë të NATO-S”.
Përkthyesi komandove shqiptare na tregon si është duke i përjetuar këto ditë nën pushtetin e Talibanëve.
“Është një situatë katastrofike. Talibanët janë kudo. Unë nuk mund të dal nga shtëpia për të blerë ushqime apo për të bërë diçka tjetër. Jam i bllokuar në shtëpi. Nuk kemi energji elektrike. Nuk kemi asgjë. Është kaos. Ne patëm disa ushqime në formë rezerve nga java e shkuar dhe atë jemi duke përdorur për momentin”.
Përmes Top Channel ai bën këtë apel për miqtë e tij ushtarakët shqiptarë dhe qeverinë e vendit tonë.
“Unë i kërkoj të më nxjerrin nga këtu. Ne i ndihmuam ata në kohë të vështira duke i shpëtuar jetën. Tani është koha të na shpëtojnë jetët tona. Nëse Talibanët do të më kapin ata nuk do të kursehen të më vrasin mua bashkë me familjen, e gjitha kjo si pasojë e punës që kam bërë. Nuk kanë mëshirë për asnjë. Nëse më gjejnë mua, si një person që ka punuar për amerikanët dhe shqiptarët jeta ime merr fund. I apeloj shqiptarëve. Ju lutem më ndihmoni. Ju kam ndihmuar në kohë të vështira. Ne nuk e prisnim që Kabuli të binte në duart e Talibanëve kaq shpejt. Unë isha duke punuar dhe papritur dëgjova që Talibanët mbërritën në Kabul. Që prej atij momenti s’kam dalë nga shtëpia. Jeta ime është në rrezik. Kam dy fëmijë. Bashkë me gruan jemi afër vdekjes. Unë bashkë me gruan dhe dy fëmijët tanë nuk e meritojmë të vritemi nga Talibanët. A besoni se do të jetë një gjë e mirë që ne të vdesim në duart e Talibanëve duke na prerë kokat? Ju lutem ju lutem na ndihmoni ti mbijetojmë kësaj situate”.
Zëdhënësi Talibanëve Zubiullah Mujahid dy ditë më parë premtoi amnisti për bashkëpunëtorët e amerikanëve por përkthyesi afgan shpjegon për Top Channel pse kjo nuk është e vërtetë.
“Ekzaktësisht unë nuk besoj në këtë pasi ata së fundmi kanë vrarë dy përkthyes dhe po kërkojnë shtëpi më shtëpi të gjejnë se kush ka punuar me të huajt. Talibanët këto ditë kanë vrarë dy komando afganë, përfshi të tjerë që kanë punuar për qeverinë. Nuk e besoj atë çfarë talibanët thonë pasi nuk do ti qëndrojnë atyre gjërave që thonë. Do të hakmerren”.

Ama Mahmudi e ka bere intervisten? Pune e sigurte.
Ke te drejte, por meso se shteti shqiptar nuk ngre dot breket e veta e Jo te tuat.
Jemi pergjegjes per jeten e ketij afgani qe ka ndihmuar shqiptaret.Kontaktoni Kryeministrin e Turqise,,shefat e ushtrise turke,qe mund te nderhyjne per shpetimin e tij familjar.
Montazh i Ramutit, nuk ka afgan me mendje normale tju kerkoje ndihme shqiptareve. Talleni qe e transmetoni kete inskenim, apo si?
Prit dhe pak sa t’vijne Edi Rama me te shpetu.
Talebanet e konsiderojne NATO-n pushtues dhe keta perkthyesat, spiune te armikut. Kolaboracionist , kuisling , jane per talebanet dhe kauzen e tyre keta njerez . Kush konsiderohet i tille nga fitimtari rrezikun per jeten e ka mbas veshit. Po te kishte fituar pala tjeter keta do ishin heronj. Historia na e meson kete.
O EDMUT RAMAVICI, ku je fut, te ndigjojme vetem broçkullat, pallavrat tuaja per humanizem per refugjatet afgan dhe emigrantet bengal.
I quan PESEQIND MIJE KOSOVARET kur i vriste serbi ne vendin e tyre Kosove REFUGJAT ne Shqiperi.
Kur ata jane gjaku i jone, jemi nje popull, nje komb.
Kurse tani flet kodra mbas bregut per refugjatet avgan dhe emigrantet nga bengali.
CFARE po ben per VAJZEN SHQIPTARE qe ka ngelur ne KABUL te Afganistan dhe per perkthyesin dhe shoqeruesin AFGAN per KOMANDOT SHQIPTARE kur ishin ne Afganistan. Kur do te vine ne Shqiperi???
Kuptohet je nje mashtrues ordiner, nje plehre dhe po shkaterron shoqerine shqiptare nga ana ekonomike dhe sociale.
Po ikin mijra shqiptare nga vendi se je bere i paduerueshem.
UNE PROPOZOJ si porpozon qe punetoret te na vine nga BENGALADESHI, qe te shkarkojme ty more legen i shpifur nga kryeministrat dhe ne vendin tend te sjellim NJE KRYEMINISTER nga vendet NORDIKE (FINLANDE, SUEDI, NORVEGJI, DANIMARKE dhe ISLANDE).
Tani more MUT EDI nga pamja e jashtme dhe veshja je njelloj si TALEBAN, nuk ke dallim, prandaj largohu nga vendi, shteti dhe kombi shqiptar qe eshte ne mes Evropes dhe shko jeto ne vendet si Afganistani, India dhe Bengaladeshi.
Ne kete menyre do te jemi rehat pa ty taleban EDMUT. Tung.
Filloi teatri me aktore krizash.