Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Në shtator, presidenti Ilir Meta do të jetë para një zgjedhje të vështirë: do të duhet të miratojë qeverinë e re të shumicës socialiste dhe shefin e saj, Edi Rama, kryeministër. Nëse para disa muajve mund të jetë menduar se ai do të kthejë prapsht listën e paraqitur dhe nuk do të mandatojë Edi Ramën, tani kjo dilemë ka rënë.
Ai do e bëjë këtë patjetër, natyrisht jashtë dëshirës së tij, duke synuar të zgjasë një proces që nuk do të mund të zgjatet, duke u kacavjerrur pas çdo neni a germe të Kushtetutës, por, në fund, me hir e me pahir, do e bëjë. Ilir Meta është i mundur më rëndë se asnjëherë tjetër dhe ka para vetes një shembull që mund ta ndjekë së shpejti: shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti i Shtetit, vendim që nuk do të çudisë askënd dhe që është pritur shumë më herët se ajo që i ndodhi Berishës dhe familjes së tij.
Për Sali Berishën ishte një grup i caktuar njerëzish, të lidhur me opozitën apo thjeshtë me figurën e tij, të cilët u revoltuan, janë të gatshëm të protestojnë, ta mbështetin edhe më tej në çdo veprim që mund të ketë planifikuar, të financojnë fshehtas fushatën e tij, qofshin edhe jashtë Shqipërisë, megjithëse e dinë se është një çështje e humbur.
Për Ilir Metën pikëllimi do të jetë veç i familjes dhe stafit të tij, i atyre pak njerëzve që janë gati të zihen me këdo dhe kurdoherë, për të mbrojtur një çështje që e dinë se nuk është e drejtë. Do të mund të jeni një grup njerëzish, “vasilësh”. Megjithëse, në këtë rast, nuk ka çështje.
Ilir Meta do e mandatojë shefin e qeverisë Rama për krijimin e qeverisë. Do të jetë i pari president i vendit që, i shkarkuar nga shumica, do të nënshkruajë qeverisjen e atyre që e shkarkuan. Ironia e politikës është e papërballueshme.
Po më tej?
Edi Rama është i sigurtë në mandatin e tij. 74 deputetë të vijës së parë dhe, tre të tjerë në vijën e dytë, i japin atij sigurinë e një qeverisje normale, të qetë, dhe, si duket, kësaj here duke shmangur përplasjet politike. Ai po e lë ujët e opozitës të rrjedhë nga të dojë, pa pasur frikë se mund të laget.
Edi Rama do të shkojë në presidencë, ashtu si ka shkuar edhe dy herë të tjera, dhe, si duket, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve – tani ky bekim u rrit në raport të drejtë me pritjen e afganëve në Shqipëri; e kështu do të nisë qeverisjen e vitit të nëntë. Pa e përfillur njeriun që desh e dërgoi për skrap, së bashku me partinë e familjes së tij , mospërfillja do të jetë krejt e hapur, aq sa ia lejon pushteti thuaj absolut që ka krijuar nga budallallëku i shefit të opozitës, i bindur se është i përkëdheluri i ndërkombëtarëve, në fakt është në pikën më të lartë të kuotave të tij dhe, duhet thënë, jo për meritën e tij.
Rama mendohet se do të krijojë një qeveri më shumë teknike, se sa politike: më shumë të bindur, se sa ideuese; duke bërë përpjekje të shmangë më shumë ata që mund të jenë njerëzit e nesërm të dosjeve amerikane.
Po Ilir Meta?
Pak ditë para 25 prillit, ditën që e mendoi si triumf , por që i përfundoi si funeral, Meta kishte deklaruar se, në rast humbje, ai do të ishte shefi i ardhshëm i opozitës. Zgjedhjet që i njohu në mbrëmje dhe i mallkoi mëngjesin e nesërm, tani janë ligjëruar. Askush nuk i zhbën dot më. As ai vetë. Çdo skenar i menduar, tani është i pavlerë.
Mes dy rrugëve, shkarkimin e tij nga posti, dhe tjetrës, drejtimit të opozitës, ai do të synojë të dytën. Aleati i tij më i hapur dhe mbështetës është Berisha. Zakonisht të rrezikuarit bëhen bashkë kur u vjen theqafja. Berisha është i interesuar të ketë një opozitë të vetme, ku drejtues të jetë Ilir Meta, megjithëse nuk del dot hapur. Sidomos tani. Projekti i tij u ndërpre nga Departamenti Amerikan i Shtetit, por kjo nuk do të thotë se ai ka hequr dorë. Zërat medialë pranë familjes së tij dhe “të revoltuarit” pranë kampit opozitar janë zërat e parë të asaj që do të vijë. Kushdo që mendon se Berisha nuk do i shkojë deri në fund agresivitetit të tij politik, është i gabuar. Fronti që ka hapur në Paris, përmes avokatit të tij, është ajo që duket.
Pjesa tjetër do të jetë pas mbledhjes së Parlamentit. Tani për tani, ai ndjehet i mposhtur, por jo i mundur. Të vetmen zgjidhje të momentit ai do të mund ta gjejë në daljen e tij si deputet i pavarur, duke krijuar alibinë se kjo është lufta e tij vetjake dhe, si zgjidhje të momentit të fundit, nuk do të përfshijë në të edhe opozitën.
Njeriu që e ndjen veten në gjendje nokdauni është Basha. Deklarata e tij pas shpalljes së Berishës si personi minues i demokracisë ishte as mish e as peshk. Më tepër një mbrojtje e gatshme për tu tërhequr, nëse veshi i tij do të këputet nga duart e zgjatura përtej Atlantikut.
Ai tashmë ndodhet në gjendjen më enigmë të këtyre kohëve. Ndoshta më të vështirën. Çfarë do të bëjë me Berishën? Si do të jetë marrëdhënia e tij me Ilir Metën dhe pjesën katërshe të opozitës lësëiste, që nuk arrin të bëhet dot grup parlamentar? Do të huazojë ai një grup deputetësh ndaj aleatit të djeshëm, që në parlament të jenë dy grupe parlamentare të opozitës? Enigmë ishte largimi i tij nga parlamenti, enigmë përse dogji mandatet, enigmë përse nuk u fut në zgjedhjet vendore, enigmë përse kërcënoi me dhunë dhe forcë, enigmë përse u tërhoq, enigmë se çfarë po ndodh mes tij dhe zotit Berisha.

Largimi i Berishës nga grupi parlamentar forcon krahun radikal brenda opozitës dhe i krijon hapësirë Ilir Metës të synojë marrjen e opozitës si kapoja i saj. E largon nga mendimi politik perëndimor dhe i ngushton hapësirat. Meta është në gjurmimin e çdo lëvizje të tij dhe, sa herë që Basha të lëkundet, aq më tepër forcohet vetë ai. Është si puna e dinozaurëve, lëkunden, deri sa të bien, por në të rënë e kanë rrezikun më të madh.
Përse Meta e vuri në këtë gjendje amorfe Bashën?
A është ky fillimi i një lëvizje, që ka pas vetes shumë mëri të vjetra politike dhe një shenjë për afrim drejt kundërshtarit të përhershëm politik? E lehtë të mendohet, por thuajse e pamundur të realizohet. Koalicioni i madh është fatal për Bashën, por lehtësues për Ilir Metën.
Katër vite më parë, e gjithë lëvizja politike e Bashës në zgjedhjet politike, ishte dërrmimi i Ilir Metës dhe i LSI-së. Të gjitha lëvizjet e tij të çonin drejt shkatërrimit të lësëistëve, ndoshta edhe i joshur nga premtimi i heshtur i Ramës për bashkëqeverisje. Tani është Meta që do të synojë shkatërrimin e një trupe drejtuese të pëdëistëve. Do e bëjë këtë në emër të bashkimit të opozitës, për të shkatërruar “kleptokratin“ Rama, dhe në fakt për të shpëtuar veten.
Aleanca e tashme, e pritur prapsht edhe nga baza e PD-së, ishte më shumë një lëvizje e detyruar nga Berisha, që shihte tek Meta njeriun që kishte hak për të marrë ndaj Ramës, i cili e dërgoi në presidencë, por që fillimisht e la jashtë qeverisë, ku LSI-ja kishte gjetur vendin e ngrohtë të pushtetit dhe , më 25 prill thuaj se i mbylli edhe dyert e parlamentit..
Katër vite pas është tashmë Ilir Meta që bën lëvizjen e tij. Ai ndodhet në mes të Ramës dhe Bashës, duke synuar largimin e të dytit dhe për të qenë edhe një herë i domosdoshmi në skakierën e politikës. Jashtë saj ai nuk është asgjë. Do të jetë i dënuari i pashpallur, por i ditur.
Basha nuk mund të heqë dorë nga kushti i tij i parë dhe kryesor, largimi i Edi Ramës.
Por nuk do të dorëzojë selinë e shqup-it politik, ndaj shpejtoi dhe bëri të gjitha lëvizjet e pas 25 prillit, jo për frikën e rivalëve të tij, por për të mbyllur rrugën që kalon nga presidenca drejt zyrës së tij.
Do të tërhiqet tani ai nga kushti kryesor, largimi i Ramës? E pamundur. Tërheqja do të thotë se e gjithë alibia e tij ishte e kotë, e rreme dhe se çdo lloj justifikimi nuk e sillte më atë në vetën e parë njëjës si drejtues politik.
Rënia e kësaj alibie do të hidhte në erë çdo gjë e luftuar deri tani, deri edhe përgjimet e publikuara në Bild, edhe protestat, edhe dhunën në qendrat zgjedhore, edhe molotovët, edhe masakrën elektorale, që do të jetë flamuri i tij i betejës. Do e bëjë në parlament, duke parë nga presidenca. Meta do të ndjekë lëvizjet e tij për ta spostuar dhe hequr krejt nga opozita. Njëri ose tjetri janë afër fundit të tyre politik.
Të dy bashkë nuk qëndrojnë dot, e as krah njëri-tjetrit. Gjithë secili ka frikën e tij për të ardhmen, deri sa listat e personave “non grata“ ende nuk janë shpallur. Të gjithë dyshojnë për vete dhe për njëri-tjetrin. Luten të shpëtojnë vetë dhe të jetë tjetri në fatalitetin e tyre politikë.
Basha, duke e pranuar Edi Ramën si kryeministër të zgjedhur përmes votës do i duhet të pranojë se karriera e tij merr fund dhe se e ardhmja e tij do të jetë në fushënajat holandeze ose në ndonjë shërbim tjetër, ku ka lidhje të hershme.
Heshtja e tij do të thotë se ai, më mirë se askush tjetër, e di se është mes dy zjarreve: synimit presidencial dhe çështjes së nxehtë Berisha. Rama e ka lënë në “zjarrin” e tij.
Ai ka vetëm një shpresë dhe një mundësi.
Të heshtë, të mos prononcohet. Të nxjerrë të tjerë që nesër i heq pa të keq dhe vetë të jetë i pakuptueshëm. Të pranojë në heshtje dhe të kundërshtojë në heshtje.
Për ata që janë rreth tij, partitë satelite pa anëtar, nuk ia vlen të flasim.

Para kemi zgjedhjet lokale. Ceshtja afgane do te sjelle ndryshime ne forcimin apo lekundunje e positave te dy partive kryesore pra do te jete faktor percaktues.
Asgje nuk mund te parashikohet se si do shkoje rrjedha e gjerave.
Nderkombetareve ose me mire amerikaneve u duhen njerez servile dhe ky tipar nuk i mungon as Rames e as Bashes, njeri do ta perdore per te ruajtur karrigen dhe tjetri per ta fituar ate.
Me pak fat dhe pragmatizem Luli mund ta arrije po te luaje kartat siç duhet. Dhe duket se po e ben më se miri.
nje fitore hipotetike e Bashes ne zgjedhjete 2025, nuk mund te arrihet nga meshtetja amerikane nese ai sillet”mire”, siç po duan tethone atyre qe e mbeshtesin. Po te jete per mire me m9ire se po sillet Rama, amerikanet nuk kane se ku gjene. Rama eshte i provuar, kurse Basha edhe kur i eshte kerkuar q et jete ne unison me ta, i ka genjyer, i ka mashtruar, ka qene i pavendosur, ka qene vegel e dyshes berisha-Meta per destabilizim, gje qe kursesi nuk e kane dashur amerikanet etj, etj. Te leme pastaj qe Basha nuk ka karizem per lider opozite e le me pastaj per kryeminister.. Ai eshte thjesht nje njeri kallp, qe koken e ka ne qiell, por mendjen e ka fyell. Nese eshte mjshter eshte vetem per hipokrizi, mashtrim dhe genjshtra, vese qe tashme ia njohin miq dhe armiq. Ndaj çdo analize ne favor te Bashes eshte pritshmeri e kote nga ata qe e presin kete. Por po ashtu siç thote Bedriu edhe Meta tashme eshte plotesisht nje kartee djegur per te qene në krye te opozites. Bile eshte utopi. Ndaj perfundimisht, te pakten keshtu mendoj une, Partise Demokratike, permes nje kongresi te jashtezakonshem (siç beri dhe PS ne qershor 1991) i duhet te beje nje ndryshim radikal te lidershipit te saj duke u distancuar se pari perfundimisht nga berishizmi i saj.Te riorganizohet ne baze, te ndertoje nje program fitues, dhe jo si deri me sot vetem opozite kunderqeveritare, qe pa tjeter dhe kjo duhet te vazhdoje por e tille që të ngjise ne publikI, pra t’i mbushe mendjen elektoratit, sidomos atij gri, mbasi vetem ai mund ta sjelle PD ne pushtet). Te tjerat jane fjale boshe. Fitorja e opozites, pra rotacioni, ne çdo rrethane arrihet vetem me vote Kete besoj se deri më sot ia ka mesuar realiteti. Amerika nuk ka dhe nuk jep vota, edhe sikur Basha të shpallet “qytetar nderi” (!) i Uashingtonit.
Njeri nga keta te dy ndoshta iken po kurvat qe mbajne ne kembe qeverine e kalbur kur do ikin e kam fjalen per krye pushtin mero baze ky person eshte paterica e Edi Rames nuk e di me cfare lekesh shperblehet me leket e popullit apo me leke te pista te pa deklaruara. Ketu flasim per nje sistem mafjoz qe i vjen era nga shum larg.
Nuk eshe momenti I kesaj teme o Bedri ne keto caste. Mer e komento korrupsionin e Rames .Zgjodhi edhe Beratin per afganet ,.Do I strehoje ne universitetin e Beratit .Fut Eurot ne lavatrice ,bukur do I pastroje.Plus ka edhe ne Durres ku ka edhe mikun e ngushte., banditin pasha hajdut Vangjush Dako .Do me kujtosh neser o z I nderuar Bedri .
Teorikisht te mbaje une 4 dite leksion se cdo bejne katunaret me njeri tjetrin dhe si do genjejne akoma kete popull te vobekt.Problem kryesor per vendin eshte reforma ku keta babeloke duhet te kalojne ne siten e drejtesise dhe te provojne qe sarajet dhe paret e tyre jane te ndereshme e pastaj shikojme kush do mbesi mbi uje te vazhdoj notin.
Shume sakt keta jane e keqja me e madhe qe na ka rene per pjese neve si popull.
“popull i vobeket” nuk me rezulton keshtu…ne jemi popull trim heroik, qe presim mikun me buke e kryp! kemi vende piktoreske, vende te bukura plazhe te bukura dhe vajza te bukura, kemi agallare bejlere stambilli, qe heroizmin e popullit ne shekuj ja shesin po ketij populli te vobeket, qe i “ngefet” qimja ne maj te kokes dhe ne maj te p/k ..duke shit pordh me keto cilesi …
bar hame dhe keto cilesi do ti rruajkme … #
Bedri Islamije nje gazetar qe te lexoj me kenaqesi te madhe ,urtikujt tuaj jane njeri me i mire se tjetri ,ky artikull qe po komentoj sot eshte nje tabllo sinoptike per fatin e partis qe drejton krimineli sali shpellari qe po i vjen fundi bashke me sherbetorin e tija Lulushin kete jurist pa dipllom
1, 2, 3, .. filloi nga e para Bedriu…
Tamam. Abuziv tipik. Llogje Kavaje. Tjerrje pa fund dhe pa buke. Rreshta vape. Shkurt, pseudo-profesionist qe tall bythen. Jam kureshtar: kush i paguan tjerrjet e ketij? Se ky, eshte thuajse i perditshem.
Nga i gjete gjithe keto enigma Bedri
PD e ka drejtuar dhe vazhdon ta drejtoje SB.
Ke ndonje fjale per poturen e Surelit, hajdut dhe qe ben gjithcka pa pyetur as instituciine as opinion publik???
Ne vend qe te analizoje aktivitetin e Edi Ramse si kryeminister, Bedriu merret me ngatrresat e ketyne.
Artikulli nuk i sherben qeverisjes se mire te Shqipnise dhe halleve te popullit shiptar.
Paul o mik: Pa dyshim ne nje te aferme asht e nevojshme edhe analizimi i qeverisjes Rama.Por sot detyre super e randesishme asht patjeter largimi nga politika e dergimi para gjykatave si antikombtar,hajdut,mashtrues,manipulues i S.Berishes e I.Metes natyrisht e patjeter bandat mbeshtetese te tyre e ne vecanti ato tropojane(qe i sherbenin atij ne ministrin e brendeshme,e vecanarisht gjykate e prekurori).Ti i din ma mire se un kush plackitie djegu Shkodren bile,bile ti si edhe un i dime me emra.Prandaj mendoj se drejtimi i shtetit nga Rama asht disa here ma i mire se drejtimi i kryeministrave te tjere krejtesisht te paafte,shakllaban e manipulator e patjeter hajdut.Mendo: pse u largu shumica e familjeve qytetare shkodrane nga qyteti i dashur i tyne?Cilin ishin shkaqet?Pse u grabit cdo gje ne Shkoder?Kush i mori pronat e Darragjateve,urcive,Pistullve,Pogeve,TepelIiajve,Ulqinakeve apo familjes industriale te fuqishme B.Hoxha(fabrika e mendafshit deri 1991).
Prandaj Paul artikulli i sherben vendit,sepse e pa largu te “fuqishmit” politikan e bandat mbeshtetese te tyne qe shkaterruan e vjedhen gjithecka cilido qofte e ka te veshtire drejtimin e nje shteti e ne vecanti ardhjen ne politike te nje brezi ma te shkollum e ma pak te korruptum se paardhesit.
Nje pyetje Paul: a nuk ishte turp per Shkodren cilesia,intelekti e patjeter arsimimi i perfaqesesuesve te Shkodres ne parlamentin shqiptar?A nuk ishte ky perfaqesimi me i keq e ma i mrapshti i Shkodres ne historin parlamentare shqiptare te 100viteve?Prandaj asht e nevojshme rritja cilesore e perfaqesuesve ne parlament jo vetem e parlamentareve te Shkodres por edhe perfaqesuesve te trevave te ndryshme te kombit.Si familje neto intelektuale e qytetit me kupton drejt,pse e mbeshtes Ramen e pse un e shoh si ma te mirin e mundeshem per drejtimin e qeveris shqiptare.Besoj do me jepesh drejt.
Pse ju shqeteson fati i te gjithe atyre qe e SUNDUAN DHE RRENUAN kete vend dhe nuk merreni me hallet e popullit?
Cfare do ndryshoje pas shtatorit se kush do zgjidhet?
Po shporrjen e kesaj klase politike antishqiptare, A NUK E GJYKONI SI OPSIONIN ME TE MIRE?
A po ju duket rruge e lodheshme pa interes per ju?
Mjere ky popull,qe eshte tradhetuar nga te gjithe!
Zoti @Peza , keto qe po thua tani , duheshin thene ne kohen e duhur . Dua te them , qe koha e duhur ishte ne fushaten e zgjedhjeve , vetem atehere mund te behet dicka per ndryshimin e klases politike . Tani , gjithecka qe mund te thuhet jane brockulla pa asnje vlere . Burrat duhet ta thone fjalen e tyre ne “kuvendin” e burrave , qe shqiptaret e kane pasur tradite nder shekuj dhe e aplikonin ne cdo katund .
Tregtaret r Venetikut po ti thone yes Padronit nuk I gjen gje…..
kush jane lidera te vertet ne albania qe mendojne per njerzim apo per nje karrike 2 kush jane ne te vertet lidera per te mare disa femi per tjy kenaq per te shpetu interes vetjak per qeverisje 3 gjith albania nuk kan turp sidomos ne shqup .po shqitja
neper fusha me teneqe neper dhembe per mbules kush jemi ne te vertet .zhqebjus albania vetem per femijet e tyre jam e huaj ne gram shqiptare jetes a mund te verifikoni se e bija kuj mund jemi apo rendesi mer nje femi per gallat nuk behet shteti me funderin per bukuri qe nuk mund te keni femije inteligjent prane vetes a me qene vllaznor jeni zhgenjys ne te gjith teritorin
Analfabetet shqiptare komentojne ne GazetenDita dhe K/redaktori i boton,mjafton te flasin kunder Rames! Urrejtja eshte ndjenja me e forte, e eger e Shqiptareve!
B.Islami edhe SOT,si gjithmon ua bënë mirë ANATOMINË tre personazheve më famkeq në Shqipëri në 30 vite:1.Sali Bllokmenit 2.LikeForirit dhe 3.LulKarabushit 7×7=42.
-Bëmat e gjëmat e të treve për,SHPIFJE,KONFLIKTUALITET, VJEDHJE,VRASJE,TERRORIZËM..dihen tashmë nga 90 % e popullit.Ndaj nuk Ai nuk i voton më.Alibia e masakrës zgjedhore e 25 prillit e sajuarë nga Sb në TV-ZENI që ka bërë vetë krime zgjedhor si në 96,etj,e bën si puna e STRUCIT që për të shpëtuarë.. futë kokën në RËRË..!
-Problemi qëndron se si këta tre mafioz e shpura e tyre militante,Këqbërse kanë mbijetuarë në politikë në 30 vite duke u pasuruarë vetë në kurriz të popullit të lënë më të varfërit në Europë:
1.Një pjesë e Popullt tonë,30 %..Ajo që shkoi pas Sb,Që kishte vuajtur pasojat e rregjimit komunist,që nuk kishte haber nga KAPITALIZMI DHE DEMOKRACIA..me kalimin e kohës e kuptoi se me kë kishte të bënte.Ndaj pas 6 muajësh Sb doli në opozitë.Dhe kjo pjesë,Duke mos ditur se çështë KAPITALIZMI,DEMOKRACIA,LIRIA,LIGJI..u kalua në aventura në zbatimin e teorisë SHOCK,sipas kërkesave TEORIKE të agjenturave të huaja dhe të zbatuara PRAKTIKISHT nga brënda.Shkatërrimi,Vjedhja,Shitja..e pasurisë Kombëtare të 45 viteve të mbi 350 mild.$ e çoi vëndin në nivelin “0”.Në këtë kushte,Forca e aftë për punë iku jashtë vëndit,dhe lëvizjet demokratike për të kërkuarë të drejtat e tyre..VDIQ.
2.Shpura Berishiste eleminoi SINDIKATAT E PAVARYRA,Qëkurse Gëzim Kalaja dekoroi KM Sb në zyrën e Kapter-Presidentit Nishanlliu.Në këtë kushte popullsia u mpi..ra në koma.Pasi me Sb president e Kryeministër nuk mund të ecej.Tashmë u vërtetua se Sb është një PËRBINDËSH që kërkon përsëri gjak.Gojët e liga thonë se tashmë Ai nuk ikën se nuk e lënë të iki Ata që e prunë në 92.Pasi nuk e ka mbaruarë mirë misionin..!
3.SB KAPI DREJTËSINË që në 92.Me këtë hap kriminal Sb i mbylli gojën Popullit,Opozitës,Institucioneve të tjera dhe me ligjin 14/1 i dha fund DEMOKRACISË,një nga goditjet që i dha DASH në 19.05.21.
4.Rezistanca që po i bënë Sb DASH..tashmë edhe pse u shpall non grata,e merr fuqinë te DREJTËSIA E KAPUR PREJ TIJ QË NË 92,PASI AI E DI MIRË SE AMERIKA NUK DËNON,POR SYGJERON…ÇORBËN E HELMUARË ORGANET E REJA..DO E VJELLIN PASI SB TË IKË NGA POLITIKA.Por,Kur e si mund të iki Sb nga PD,Politika..kjo është çështja që shtrohet në ditët e muajt që vijnë.
-Deklarata e A.KRAJËS së SPAK që..DASH duhet të na japi PROVAT e Sb non grata..është zbatim i opsionit Berishist që nuk jep shpresë se mund të bëhet drejtësi sa të jetl Sb mbi dheeee ..!
5-Obsioni që Sb mund të jetë deputet i PAVARUR është që helmin ta bësh mjalt.Pasi Sb kaq i mjafton të futet në sallë për ta bërë ÇORAPE KUVËNDIN dhe Zonja KIM të iki në Amerikë sa më parë.Sb nuk duhet të futet në kuvënd si deputet.Kjo do të ishte Vet-Vrasje në radhë të parë për DASH.Por do të ishte zhgënjim i madh për polpullin.
-Për Liken,Lulin..janë dy kufoma që presin çdo ndodh me Sb.Mesaduket fati i të treve është i njëjtë.Të dalësh kundër SHBA+BE do të thotë se Ata po firmosin vdekjen politike me dorën e tyre si TALEBANËT NË AFGANISTAN.
-Edi Rama në këtë rastë kërcen vallen pogonishte,pasi për fatin e tij..përball tij ka 3 hajdut e vrastar me zë e figurë që populli nuk i do më.Por dhe nd/kombëtarët po rreken me ta.Tashmë është në mëndjen e Ramës nëse do marri edhe mandatin e 4,5..e mandej LALI ERI..! Pasi opozitës i duhen mbi 10 vjet të reformohet pa Sb,Lb,Im,Mulët,Salianët,Palocet,Markët,..E KO.!
-FLM DITA,BI.
Ethem te q..te Sala fisin
Ethem dallkauku,,po personazhin e katert dhe me kryesorin qe mban ne jete edhe keta te tre te paret, ku e ke more VEMJE mallakastre, more cope bajge qe kundermon kudo ku shkruan! Po kercen “pogonishten ramallahu”,,te kercefshin siper te tre mije afganet qe do te sjelli kryepalacua, ty dhe sojit tend, o rob i poshter!
Tre mosketieri
Dua te bej nje pyetje komentusve si ka mundesi qe tek shkrimet e mero bazes nuk ka komente qe ti bejne vrejtje ose te jene te kindert nga ato qe shkruan ai mund te me thot njeri si ka mundesi kjo gje kaq i sakte eshte mero. Une i kam shkrojtur disa here per nje anesine qe mban dhe kure nuk e ka nxjere komentin tim. Une nuk jam me asnje parti por kur shoh qe nje gazetar mundohet ti beje popullit shplarje truri gjithmon aty shokohem them ne cfare diktature jetojme nuk me pelqen diktatura me pelqen liria dhe e verteta.
Lahuta pa tel e Bedriut, qe duket se i bie nate e dite me te njejtet personazhe, me te njejtin vokal te nakatosur llamarine i ka kaluar tanime gudulisjet e timpaneve te vesheve tane duke u kthyer tashme ne nje bori te cjerre makine a altoparlant te shpifur ezani kur shperthejne per dite te premte, kur fillojne nga hapesirat talebane te Kandaharit e duke perfunduar ne xhamine e Syrtarit ne „Shkodren Loke“!
Sapo lexova nje koment te nje „gjergji“ ku na e ben Shkodren qytet, ku „familjet e medha“ shkodrane, „fabrikat moderne“ shkodrane te kohes se Zogut fatkeqesisht na jane zhdukur bashke me ate klasen e famshme intelektuale e cila nuk u perfaqesua kurre ne parlamentin shqiptar, ndersa fatkeqesisht na qenka perfaqesuar deri tani nga turpi i saj!
Dhe ne kete oqean kaotik mendimesh na gjendet Eureka dhe….Edi Rama na qenka kryemistri me i mire i Shqiperise dhe i tere Ballkanit apo Europes, prandaj duhet ta duam dhe ta respektojme per te gjitha keto qe po i ben Shqiperise!
Dhe perse? Se na pranon refugjate nga vendet qe le Amerika vetem ne kaos dhe luftera civile dhe kurre ne stabilitet shoqeror.
Te gjithe po mbyllin kufijt, por ja… na del „Beselidhesi“ i shquar nga gerxhet e Europes duke ftuar dhe ftuar siriane, iraniane, afgane a ku ta di une, por ajo qe te ben per te qeshur ne kete mesele, ata nuk pranojne te vijne ne ate Kandahar me emrin Shqiperi dhe Xhelalabad, qytet te kunatit te shokut Xhelal me emrin, Shkoder!!!!
Po hajde, meselete dhe hajgaret shqiptare e kane nje burim, „Shkodren Loke“ se per gje tjeter nuk jane shquar, se sa per intelekt, kulture a arsim kjo u ka mbetur si legjende e rrejshme, se ne ate vend vetem klanet, fiset, gjakmarrjet, sherret fetare dhe klanore, shkaterrimet dhe vrasjet kane qene dhe jane si rregull i perditshem i atij qyteti, ku rendi dhe shteti nuk kane patur kurre te „drejte qeverisjeje“.
Pra lerini pallavrat per Edi Ramen, njehere venecian, heren tjeter himariot, njehere shkodran dhe heren tjeter vlonjat, njehere katolik dhe heren tjeter mysliman, pastaj cifut dhe heren tjeter protestan se eshte bere si ata Caf Susta a Pal Cufja a si quhen, se keta kane qene si emblema intelektuale e Shkodres, se as prifterinjte katolike te shkolluar ne Itali a Austri vec pabesise dhe tradhetise nuk kane sjelle gje tjeter, po ashtu dhe ata Hafiz Kocet dhe Muhamet Syrtaret hoxhallare nga medresete e Mekes dhe Medines budallenj shkuan dhe radikale u kthyen.
Pra lerini i o „gjergji „ baladat dhe legjendat shkodrane dhe Edi Ramen si „besedhenesin“ per afganet se nuk eshte gje tjeter vec hipokrizi shqiptare.
Nese e ka fjalen per hajgare qa dalin nga Kafja e Madhe ajo eshte pune tjeter, se ato dalin shpesh me shumice nga goja e tij. Nje dell shkodran ja qe e ka.
Le ta lere popullin shqiptar dhe ate shkodran bashke ne hallin e vet se mjaft ka lyp kallamoqe misri ne dyert e botes.
Apo i do per shkembim eksperience ne prodhim opiumi?
Janè qè TRE HAJDUTÈ , KRIMINELÈ , BANDITÉ , NARKO-TRAFIKANTÉ , TRADHTARÈ , GRABITQARÈ dhe PLAÇKITÈS ORDINERÈ tè KORRUPTUAR tè ZYRAVE tè SHTETIT , prandaj bèj GAZETARI tè PAANSHME Bedri ZEZA dhe lèri mbajtjet me hatèr ! NJÉ BURRÈ SHTETI ka nxjerrè SHQIPÈRIA dhe ai ishte LEGJENDARI ENVER HOXHA ! Edi Rama èshtè PALAÇO dhe NUK ka asnjè NDRYSHIM nga Lul KRIMINELI dhe Like KRYEHAJDUTI dhe VRASÈSI i URRYER !
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
BJERU tè gjithève Bedri ZEZA , sepse po na VJEDHIN , po na ZHVASIN , po na GRABISIN , po na PLAÇKISIN dhe po na VRASIN ! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
BÈHU me POPULLIN SHQIPTAR Bedri ZEZA dhe lèri QOKAT , sepse me QOKA NUK e ndihmon POPULLIN SHQIPTAR dhe ATDHEUN tonè tè Pèrbashkèt
Nje shembull brilant se si fjala anal-ize e ka pjerdhardhjen nga fjala anal.
Nuk kisha dashte te dija per te tjert kurgja
deri saketu shkruan Bedri Sallami i thunrave
te thivekomunist Enverist Ky thunrak etiketon
te tjert e nuk flet per per veti e per shoket e ti
Lpk-ista me kryesi pisa E kryepis eshte Bedri
Sallami i maruemm me thunra te thive komupisa
te shqiprise katastrofe me Edi Ram kukamen
qe per femna qe e njofin thonese ska taliban
ma poshtrak se Ram gurilla i shqipnise Jarani
i keti thunrak Bedrise !
O Bedri! Ose te ka mbyt pluhuri qe nuk shikon, ose je i ikriminuar.
Si do ti behet me mbjelljen e droges. Apo kujton se Rama e ka harruar.Eshte metoda e Rames te mllefosi mendjen e njerezve. Edhe po desh te largohet Rama , nuk e lejon Sorosi.
Sorosi ka edhe 4 miliard $ borxh ,se 3 miliard ja pagoi Rama qeverise amerikane,sepse Sorosi nuk ka asnje lloj kobinati,ose uzine ,ose fabrike, ose ndonje stadium te famshem . Ky ka vetem shoqata spiunesh ne te gjithe boten , por dicka qe prodhon te ardhura nuk ekzistojne.Keshtu qe e gjithe droga e shqiperise eshte e pronare Sorosi
More po sikur SPAK dhe BKH vërtet të hedhin rrjetën e drejtësisë anglo – skasone të avokat Takut për peshqit e mëdhenjë, mos vallë të parët që do bjenë në rrjetë janë personazhet e zotit Bedri, polikrimineli Sali Berisha, kusari president me bllok në dorë Ilir Meta dhe kusarkryeministri horri Edi Rama që pret afganët e bagladeshasit të popullojnë Shqipërinë mbasi të përfundoj spastrimin etnik të trojeve shqipëtare dhe
mos vallë i nerumi Bedri në parashikimet e tij i quan këta ndyrsira të kombit si protagonistë të përjetshëm , të pavdekshëm biolgjikisht e politikisht dhe ka krijuar bindjen që SPAK dhe BKH janë një dështim total dhe
shqipëtarët nuk shpëtojnë kurr nga personazhet e tij me të cilët ai fantazon me pasion se çfarë do të bëjnë këta kalbësira me zgjuarsinë e tyre satanike për t’ja rrasur më thell parapopullit shqipëtar në hapjen e pazarit të kafshëve të politikës shqipëtare në shtator ku marin pjesë edhe xhambazët me përvojë,grenelët e SHBA dhe BE
Ore lerini ju shtatoret e Llales e te Ngjeles se do kalojne shume si keto shtatore po a ka ndonje drejtues Revolucjonar qe te na udheheqe me pushke ne dore qe ta pastrojme shqiperine nga gjithe keto plehra?Pervec PUSHKES nuk e ben dot kush kete vend!Ketu do jemi!